Olldashi: PS bllokon KQZ-në se parandien humbjen

Redaksia Online April 18, 2013 09:45

Olldashi: PS bllokon KQZ-në se parandien humbjen

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, thotë se PS po bllokon KQZ-në për të justifikuar humbjen. Olldashi shkruan në Facebook se dy anëtarët e majtë të KQZ-të cilët u dorëhoqën dy ditët e fundit, janë po aq të varur sa edhe anëtari i LSI-së që u zëvendësua.

“Dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga Partia Socialiste, dhanë dorëheqjen. Pse??

Sepse janë nën komandën politike të partisë dhe sepse janë po aq të varur sa anëtari që u zëvendësua dy ditë më parë, pra janë njëlloj militantë të majtë. Pse???

Sepse Partia Socialiste parandien humbjen dhe filloi dy muaj përpara zgjedhjeve përpjekjen për të fituar në tavolinë. Duke marrë peng institucionin, përmes anëtarit të LSI, menduan që gjeten zgjidhje. Katër me tre për ata KQZ, katër me tre për ata gjysma e KQV-ve, pesë me dy për ata gjysma tjetër e KQV-ve. Kur skema u prish dhe ne balancuam përmes votimit në parlament KQZ, kaluan ne skenarin tjetër: Nuk e vjedhim dot?!?!?! Hajde ta prishim e ta bllokojmë. Kjo ka vetëm një lexim. Socialistët po përgatiten si të justifikojnë humbjen.

Punë për ta!” shkruan Olldashi në Facebook.

Redaksia Online April 18, 2013 09:45
Komento

1 Koment

  1. ciko-nili April 18, 09:57

    Sokolo ke bler ndonje antikuar kohet e fundit mo?? Po ata te RENEA-s i perdor me privatisht per te zbuluar qypa ne fund te detit mo? Hajde Kolo hajde, se do ti rregullojm te gjitha, mos u merakos per bllokimet se do zhbllokohen t gjitha. Edhe ti ke per tu zhblloku Kolo, eh si ke per tu zhblloku, ja dhe pak plako. Kujdes ato arturinat q ke n shpi h t keqen vllai ty

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim