Olta Xhaçka: Sot kemi fshirë një herë e mirë armatimin e trashëguar nga Lufta e Ftohtë

January 13, 2018 16:33

Olta Xhaçka: Sot kemi fshirë një herë e mirë armatimin e trashëguar nga Lufta e Ftohtë

“Është një ceremoni që ndodh dy herë në ditë, ngrihet flamuri në mëngjes dhe ulet në çdo perëndim. Kësaj radhe mora pjesë edhe unë për t’iu bërë pjesë edhe juve të një ceremonie të ngritjes së flamurit dhe të nderimit të tij”, thekson Olta Xhaçka.

Katër muaj nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, e para gjë që i mësoi detyra e re, peshën e të cilës thotë se e ndjeu që në çastin kur Kryeministri Edi Rama i besoi një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, është: “Sot kam mësuar që ta dua shumë këtë punë, më shumë këtë detyrë. Vlerësoj jashtëzakonisht shumë profesionin e ushtarakut, i vështirë, mes kufizimesh dhe sakrificash, por një profesion i nderuar që na bën të gjithë, edhe ne si civil por edhe në detyrën e ministrit, të detyruar të bëjmë shumë më tepër për ushtarakët tanë”.

Sfida me një institucion, që për të dytën herë drejtohet nga një grua, për Olta Xhaçkën në dimensionin profesional është ta përafrojë ushtrinë me simotrat e saj në vendet e NATO-s.

Modernizimi i Forcave të Armatosura, të pajisjeve, të armatimit. Ka një plan të dakortësuar edhe me aleatët, përfshirë edhe ata amerikanë për të patur një rritje të buxhetit deri në 2% të PBB deri në vitin 2024. Ushtria jonë ka nevoja relativisht të mëdha që bëhen të mundura përmes një buxhetimi më të madh”.

Në atë personal, ministrja e Mbrojtjes duket se një nga parimet e Platonit, për t’i dhënë secilit atë që meriton sipas natyrës dhe veprave, kërkon ta bëj më të arritshme në radhët e ushtrisë.

“Një sfidë që unë e gjykoj si sfidën time personale, të një mirëmenaxhimi të burimeve njerëzore. Kemi ngritur grupe pune për të parë gjithë sistemin e edukimit, të trajnimit,të promovimit të ushtarakëve në karrierë dhe të gradimit. Ushtria është karrierë, ushtria është gradë dhe për ta bërë këtë proces transparentë dhe sipas meritës, grupe punë do të rishikojnë edhe legjislacionin, gjithnjë për ta sjellë atë në parametrat e një standardi edhe më të mirë”.

Në listën e objektivave që i kanë vetes është gruaja, dhe jo vetëm si kriter numerik.

Për të qëndruar tek tema e gruas, edhe pse në një mjedis që gjithnjë është identifikuar me figurën mashkullore, ajo thotë se të paktën deri më tani nuk e ka ndjerë diferencën.

Angazhimi i ri vendosi raporte të reja të Oltës me pamjen e saj.

“Unë gjithnjë e kam çmuar thjeshtësinë. Sigurisht që kam një kujdes për të qenë, nuk do të thosha burrërore por edhe më thjesht akoma”.

Dhe me kohën e dedikuar për të voglën Hana.

“Hana është gëzimi më i madh i jetës time dhe pa diskutim është motivi që më shtyn për gjithçka që bëj. Koha në këtë detyrë është më e kufizuar. Do të doja t’i jepja më shumë kohë, por për aq sa qëndrojmë bashkë, bëj çmos që të jetë kohë cilësore. Kur jemi bashkë, nuk ka asgjë tjetër që të na futet në mes”.

Zhvillimi i një pjesë të intervistës në këtë muze, i vendosur në brendësi të garnizonit “Skënderbej”, e ka një arsye.

“Shumë shpejt do të realizojmë mundësinë që ky muze, që ruan në brendësi të tij 105 vite histori të ushtrisë shqiptare, të jetë i hapur për gjithkënd, duke e shndërruar në një pikë atraktive të qytetit edhe duke e përfshirë atë guidën turistike të Tiranës”.

Mesazhin e saj të pasdites e që përkon edhe me perëndimin e diellit, kohë në të cilin flamuri ulet, ministrja e Mbrojtjes e dha gjatë përfundimit të stërvitjes së komandove në Zall-Herr.

“Sot kemi fshirë një herë e mirë armatimin e trashëguar nga Lufta e Ftohtë. Kam një mesazh krenarie, detyrimi moral nga secili prej nesh, për t’i trajtuar më mirë, për t’u shërbyer më mirë dhe një falenderim për punën e jashtëzakonshme që bëjnë, për një profesion me shumë kufizime, shumë sfida por gjithnjë me një atdhedashuri të madhe”. /Tv Klan

 

January 13, 2018 16:33
Komento

7 Komente

  1. [email protected] January 13, 17:02

    U be shume mire qe u fshi armatimi i trasheguar,blere nga populli me shume sakrifice, Nji duzine MM perfshi edhe ty
    duhet te publikojne se ku perfunduan mld leke ne buxhet apo…,sepse ushtria e kishte cdo gje me inventar…….z Xhacke,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  2. halleluja... January 13, 17:51

    eh z.MInistre .
    si Olta pra si njeri ,personalitet feminil ,
    kame rrespekt per ty.
    Por nuk jam dakord me kto qe deklaron medieve .
    Natyrishte nuk kerkoj te fajesoj nji femer ne ate pozicion mjaft te veshtire ,por do desha ti terheq vemendjen ne ate se,
    nqs nuk e ke dorezuar vehten dhe flet nen urdherat e dikujt tjeter ,pra flet e deklaron Medieve ,ate qe te cotojn te tjeret ,s’do ishte keq ,te heshtje mbi kte Teme ,nqs nuk guxon te thuash te verteten .
    Armatimi i ish shtetit komuniste u Fshi vertet, por jo ashtu si do t’i interesonte Shtetit Shqiptare . Ai u Fshi nga qeverrite e largqoftit salih Mullah Aburrahman berisha ,kur ky Pest Njerezor shpertheu i pari nga shpella shkembin e kuq ,qe sherbente si nji port e Shpelles dhe thirri Rrnofte amerika ,Rrnoft Dhimokracia (sepse ateher nuk dinte te shprehej si qytetare ,sepse nuk kishte stazhin e duhur ne qytete) < pra u Fshi nga shpellari Demokrat ,natyrishte jo pa asistencen e Aleatit tone te dashur ,qe sigurishte kishte pjesen e Luanit ne kte Preh Shqiptare . Pra sic e dime te gjithe ,ne serine e dyte te Telenoveles se Shpellarit "Demokratik " i Marrezishem me Regji e Produxion te Hollivudit , ne betejen per Gerdecin , qe mbas demaskimit te aferes Hollivudit prej nji aktori amator Trebicka -Rebelimit te tij ne Vertikal duke dal ne gjueti sorrash naten e ,qe pas disa minutave doli nga storia ne Horizontal ,doli …ne sken nji dyshe gey-sh gringosh from Petllagoni ,qe mbas nji beteje scurile me shume te vrare ,moren Gerdecin ,thesarin e ushtrise qe fshihej aty ,i falen jeten , baxhanakut te shpellarit te Marrezishem salih abdurrahman brrisha ,dhe me nji buzeqeshje mjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaafttt te perzemert dhe miqesore hop kapercyen Dete e Oqeane deri sa mbriten ne HOLLIVUD per te vazhduar serite e radhes mbi Madhetine e Marrezise ne vendin e Zhgabonjave Krenare .

    (Nji shtet normal ,qe s'do kishte te pranishme brenda tokes se vet te tille rrace bastardesh antishqiptare ,do e kishte shitur ate Armatim te ish Ushtrise shtetit komuniste dhe me ato Miljarda do kishte brele sot ndoshta 50 % e armatimit aktual ,te brigades qe perfaqson Ushtrine Shqiptare )

    Ky eshte Realiteti shqiptare # nga cdo Version e intepretim tjeter…

    Reply to this comment
  3. halleluja... January 13, 17:56

    eh z.MInistre .
    si Olta pra si njeri ,personalitet feminil ,
    kame rrespekt per ty.
    Por nuk jam dakord me kto qe deklaron medieve .
    Natyrishte nuk kerkoj te fajesoj nji femer ne ate pozicion mjaft te veshtire ,por do desha ti terheq vemendjen ne ate se,
    nqs nuk e ke dorezuar vehten dhe flet nen urdherat e dikujt tjeter ,pra flet e deklaron Medieve ,ate qe te citojn te tjeret ,s’do ishte keq ,te heshtje mbi kte Teme ,nqs nuk guxon te thuash te verteten .
    Armatimi i ish shtetit komuniste u Fshi vertet, por jo ashtu si do t’i interesonte Shtetit Shqiptare . Ai u Fshi nga qeverrite e largqoftit salih Mullah Aburrahman berisha ,kur ky Pest Njerezor shpertheu i pari nga shpella shkembin e kuq ,qe sherbente si nji port e Shpelles dhe thirri Rrnofte amerika ,Rrnoft Dhimokracia (sepse ateher nuk dinte te shprehej si qytetare ,sepse nuk kishte stazhin e duhur ne qytete) < pra u Fshi nga shpellari Demokrat ,natyrishte jo pa asistencen e Aleatit tone te dashur ,qe sigurishte kishte pjesen e Luanit ne kte Preh Shqiptare . Pra sic e dime te gjithe ,ne serine e dyte te Telenoveles se Shpellarit "Demokratik " i Marrezishem me Regji e Produxion te Hollivudit , ne betejen per Gerdecin , qe mbas demaskimit te aferes Hollivudit prej nji aktori amator Trebicka -Rebelimit te tij ne Vertikal duke dal ne gjueti sorrash naten e ,qe pas disa minutave doli nga storia ne Horizontal ,doli …ne sken nji dyshe gey-sh gringosh from Petllagoni ,qe mbas nji beteje scurile me shume te vrare ,moren Gerdecin ,thesarin e ushtrise qe fshihej aty ,i falen jeten , baxhanakut te shpellarit te Marrezishem salih abdurrahman brrisha ,dhe me nji buzeqeshje mjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaafttt te perzemert dhe miqesore hop kapercyen Dete e Oqeane deri sa mbriten ne HOLLIVUD per te vazhduar serite e radhes mbi Madhetine e Marrezise ne vendin e Zhgabonjave Krenare .

    (Nji shtet normal ,qe s'do kishte te pranishme brenda tokes se vet te tille rrace bastardesh antishqiptare ,do e kishte shitur ate Armatim te ish Ushtrise shtetit komuniste dhe me ato Miljarda do kishte brele sot ndoshta 50 % + e armatimit aktual ,te brigades qe perfaqson Ushtrine Shqiptare )

    Ky eshte Realiteti shqiptare # nga cdo Version e intepretim tjeter…

    Reply to this comment
  4. intelektuali January 13, 18:00

    PER CFARE “LUFTE TE FTOHTE” FLET KJO DALLAUKE E EDVINIT?

    qe:

    Vajton si kukumjacke bolshevike per LANC-in kriminal te Enverit dhe po kerkon te ngreje Institutin e LANC-it Jugosllav ne Shqypni?

    sepse:

    Lufta e Ftohte ishte midis Imperializmit Amerikan dhe Social-Imperializmit Sovjetik qe arriti kulmin midis Reganit dhe Berzhnjevit kur Enveri bente cdo nate shurren ne breke nga frika e Traktatit te Varshaves qe i hodhi tanket me parashyte ne Prage dhe nga frika e likudimit filloi te ndertonte bunkeret dallkauke anembane vendit si lapidare te idiotesise se strategjise ushtarake te dallaukeve me pushtet komunist.

    prandaj:

    Nusja e fanatikut enverist Servet Pellumbi te mos ngaterroje Luften e Ftohte te Superfuqive ne Kohen e Qepes te Partise se Punes me Luften Imagjinare te parajonakut Enver Hoxha qe bente tre here naten shurren ne breke nga frika e tankeve te Brezhnjevit.

    Reply to this comment
  5. demo January 13, 19:06

    Po pse armatimi ua kishte fajin komunist?Po ju e late vendin pa armatim moj lacke!Po ketu neser hyn greku me tanket e tua,qe i mori per skrap dhe te thote:-Kalimera Skipetari,te genjeva perseri,se tanket e tua ishin Kalla.

    Reply to this comment
  6. Gallapi January 13, 20:34

    Oj e zeza Ministresh,
    Ju jo vetëm se e keni liruar (çarmatosë) Shqipërinë, nga armatimet e “luftës së ftoftë”, por e keni çliruar edhe nga fabrikat për prodhimin e armatimeve. Aktualisht, e keni kthye Shqipërinë, në një vend, i cili nuk është në gjendje të prodhojë as edhe një dyfek gjuetie!
    A thua ato pushkët që paguani 1400 dollarë për një copë, të cilës epokë janë? Medet, medet do të thoshin pleqtë tanë!
    Oj ministresh, a e përcillni dhe keni njohuri, se me çfarë armatimesh po armatosen fqinjët e shqiptarëve, të cilët jo vetëm se kanë pretendime territoriale ndaj tokave shqiptare, por janë të indoktrinuar me një urrejtje patologjike mesjetare ndaj popullit tonë?
    Do të thoni, nuk ka rrezik për ne, sepse na mbron NATO… Mirë a të marrë qenkan grekët dhe malazezët që përgatiten të mbrohen edhe forcat vetanake… Si duket, ne shqiptarët “qenkemi” më të mençur se fqinjët tanë!
    Nejse!
    Unë nuk di e as që kamë dëgjuar se ndokush martohet duke llogaritur në …. e miqve!
    Mirë që e pranoni publikisht, se e paskëshit përfunduar zezonën për mbrojtjen e Shqipërisë, të filluar që nga Sali Fazliçi….

    Reply to this comment
  7. Kris 1 January 14, 00:21

    Ngrej nje grup pune per te verifikuar dhe dokumentuar ku vajti pasuria e ushtrise shqiptare .
    Thuaj sharlatanit se ushtarakeve ne lirim per tre vjet ju vodh pensioni nga qeverite demokratike te Berishes dhe Nanos.Thuaj sharlatanit qe sic mblodhi me force borxhet qe popullii kish borxh qeverise se Nanos dhe te berishes tu ktheje ushtarakeve paret qevodhi Berisha me nanon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*