Operacion në Vlorë, sekuestrohen 140 kg kanabis

May 31, 2017 14:43

Operacion në Vlorë, sekuestrohen 140 kg kanabis

Një operacion i përbashkët nga toka, ajri dhe uji është ndërmarrë nga policia e Vlorës, ajo kufitare, reparti Delta Force, FNSH e Fierit dhe Guardia di Finanza, për kontrollin e gjithë territorit të Vlorë për kultivim narkotikësh.

Në sajë të këtij operacioni është sekuestruar një sasi prej 140 kg kanabis në Delvinë, janë asgjësuar 70 bimë narkotike në Gjormë të Vlorës, janë bllokuar dy mjete lundrues në fshatin Pisht-Poro si dhe janë shoqëruar katër persona.

Vazhdojnë hetimet për arrestimin e autorëve të implikuar në këto veprimtari kriminale.

Policia e Vlorës bën me dije se në ditët në vijim do të ketë kontrolle të rrepta me grupe pune të mirëorganizuara si dhe monitorimin e të gjithë territorit nga ajëri, toka dhe uji me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme si dhe marrjen e masave për ndëshkimin e personave përgjegjës.

May 31, 2017 14:43
Komento

1 Koment

  1. Paul Tedeschini May 31, 16:21

    Qenkan bere edhe vlonjatet “KATOLIK VERIU” !!!! (Basha). Ha,ha,ha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*