Operacioni “Ballkan”/ Si fshihej droga për ta trafikuar jashtë vendit

July 10, 2016 17:10

Operacioni “Ballkan”/ Si fshihej droga për ta trafikuar jashtë vendit

Nëpërmjet kutive të bojërave të makinave, modifikimit të pjesëve të ndryshme të kamionëve, si dhe bashkëpunimi me punonjës policie në Greqi, Kosovë, Bullgari dhe Turqi ishin mënyrat që grupi kriminal i goditur pak ditë më parë përdorte për transportin e heroinës. Kjo është e evidentuar në tre operacione të zhvilluara në Shqipëri dhe Greqi.

Në rastin e transportuesit Arben Prendi në pikën kufitare me 29 Qershor në Morinë me 20 kg heroinë rezultonte se në pjesën e kabinës së kamionit ishin krijuar modifikime të ndryshme me qëllim fshehjen e lëndës narkotike, nga kontrolli heroina u gjet e fshehur në një çantë me mbishkrim kinez. Në rastin e arrestimit të personazhit Anest Koromani dhe bashkëpunëtorit të tij Romeo Beq në zonën e Kasharit policia arriti të gjente 560 gr të fshehura në 5 kuti metalike bojrash për lyejre automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike.

Në rastin e arrestimit të grupit të Shyqyri Kotorrit në Greqi në Dhjetor të viti 2015 rezultonte se i përfshirë ishte pjesë në rol aktiv dhe një punonjës i policisë, roli i të cilit ishte të vinte në dijeni organizatën. Edmond Kotorri një prej drejtuesve e kontrollonte grupin e përbërë nga tre nëngrupe të vogla nga burgu i Grevanasë . Në çdo takim me trafikantët përdorej një kod i ri, kjo rezulton dhe në përgjimet e prokurorisë shqiptare ku shtetasi Arif Çiço i kthen mesazh Jurgen Mollës me tekst: Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrasin që ta di që është ai.

Kodet e përdorura zakonisht në sms për të nënkuptuar drogën nga ana e grupit të Jurgen Mollës dhe Shyqri Kotorrit janë fjalët beton dhe Iphonë 6, ndërsa grupi i Neredin Nazeraj përdor portokalle e provuar në përgjimet telefonike të datës 1 Dhjetor 2015, ku shtetasi Olti gjatë komunikimit me një shtetas tjetër me emrin Luli i komunikon se : “I kalova portokallet për nga Vlora.” Shtetasit turq Abubekir Tuncdemir, Enver Kurulus kanë koordinuar kryesisht transportimin e heroinës në drejtim të Kosovës dhe Greqisë për t’ia vënë në dispozicion grupeve shqiptare me qëllim trafikimin drejt vende të BE.

July 10, 2016 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*