Operacioni i policisë në Lazarat, asgjesohen mbi 62 ton kanabis

June 28, 2014 08:37

Operacioni i policisë në Lazarat, asgjesohen mbi 62 ton kanabis

Përgjatë operacionit të policisë në Lazarat është bërë i mundur asgjesimi i mbi 62 ton kanabis sativa. Policia ka sqaruar në detaj të gjitha rezultatet e këtij operacioni që në ditën e parë dhe deri më sot.
Sipas njoftimi zyrtar, strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie mbi 62 ton e 515 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 14 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë (me datë 20.06.2014 në banesën e R.Gaba në Lazarat u gjet një sasi prej rreth 13 kg, e cila pas verifikimeve rezultoi e dyshuar lëndë narkotike çokollatë dhe një tjetër sasi ishte sekuestruar në një tjetër ambient), si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 8.8 litër vaj hashashi.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
– 401 armë zjarri automatikë (312) dhe pushkë (89),
– 25 pistoleta,
– 2 snajper,
– 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 26 mitrolozë, 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës,
– 7 armë të vjetra, si dhe 27 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
– janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë. Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 787 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 33 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.

June 28, 2014 08:37
Komento

1 Koment

  1. E VERTETA June 28, 21:10

    Asgjesojeni kanabis-qenin. Te tere, jo vetem nje pjese. Ta shikoje Saimiri e te thote: – bravo cunat e mij ! Dhe ju t’i thoni: cun je vete !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*