OPERACIONI / Kapen në Surrel pakot me trahana, që kishin sipër logon e Juventusit!

October 3, 2019 12:35

OPERACIONI / Kapen në Surrel pakot me trahana, që kishin sipër logon e Juventusit!

TIRANË DHE RRETHINA – Një operacion i komplikuar policor me pjesëmarrjen e disa agjencive ndërkombëtare është kurorëzuar dje pasdite me kapjen në të dalë të Surrelit, të një sasie të konsiderueshme trahanaje në pako prej 1 kg, që kishin sipër një etiketë me logon e Klubit Sportiv Juventus.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Farkë e Madhe, sasia prej 600 kilogramësh trahana ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një zetori, që prej ditësh lëvizte në mënyrë të dyshimtë nga Farka në Surrel dhe kthim.

“Pas sinjalizimeve nga agjencitë partnere Parmixhano Rexhiano, Shato Lafit dhe Bulmet Jugu, ne u vumë në vëzhgim të mjetit të dyshimtë që prej një jave bënte rrugë vajtje-ardhje me arka bosh,” sqaron njoftimi i policisë Farkëmadhase.

Në vendngjarje u arrestua zetoristi pararojë Muço Gusto, i cili zyrtarisht punon për vitin 2041, por që në fakt nuk pranoi të tregojë bashkëpunëtorët.

Ndërkaq, lajmi për aksionin e suksesshëm bëri xhiron e botës, dhe për rastin u shtrëngua të reagojë edhe vetë presidenti i klubit shumësportësh Juventus, Xhani Angjeli.

“Ne si klub, por edhe unë personalisht, nuk kemi asnjë lidhje dhe asnjë dijeni mbi sasinë e trahanasë së kapur në Surrel. Sipas informacioneve të mia, e vetmja lidhje që ne kemi me fshatin piktoresk shqiptar është një tifoz i thekur i Juventusit që banon aty. Nuk kemi informacione nëse ai është apo jo, konsumator i trahanasë,” deklaroi Angjeli.

“Meqë ra llafi,” shtoi Angjeli, “questo trahana, che cos’e?”

Por sipas agjencive ligjzbatuese shqiptare, nuk është hera e parë që Surrelit dhe trahanasë u kryqëzohen rrugët.

Në raste më të hershme, trafikantë nga zona në fjalë janë kapur duke këmbyer në Tushemisht të Pogradecit, trahananë e tyre me roshnicat vendase, të cilat pastaj shpërndaheshin në vende të ndryshme të Europës.

Sa i takon operacionit në fjalë, nuk kanë munguar edhe disa kritika nga ekspertë të fushës dhe të malit.

Sipas tyre, ngarkesa e trahanasë duhej ndjekur në distancë pa rënë në sy, për të gjetur se kush do ta hante në fund…

 

*****

SHËNIM / Sidoqoftë, Gojët e Liga është një rubrikë satirike që ka respekt ndaj produkteve vendase  

October 3, 2019 12:35
Komento

9 Komente

  1. Florida October 3, 03:48

    Humor idioti na shkrite bythen.

    Reply to this comment
  2. qazim October 3, 17:17

    Vetem te lexosh titullin,e kupton cfare humori idiot,medioker eshte.Ju sugjeroj te vini dhe karikaturat koti te Kapexhiut ne gazeten tuaj dhe e plotesoni misionin.

    Reply to this comment
  3. Tan October 3, 19:13

    Po pse o Qazo, u sekelldise qe t’u gudulis pak Rama? Me siguri do ishe lli se qeshuri me te njejtin tekst, por personazh te ishte Berisha per shembell. Bageti qe shkoni pas dashit percor ne shekullin e 21

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit October 3, 23:32

    Hahahaaaaaa, fundi eshte gjigand fare. Duhej pritur kush do ta hante. Javen tjeter do kapet nje ngarkese me 600 kg surreter made in Surreli.

    Reply to this comment
  5. Desi October 5, 11:31

    Keto jane karagjozelleqet qe Thano me agjentet e tij “gazetaruc” kerkon te sfidoje Edi Ramen per arresye familjare !Idotesia ne kete vend nuk ka te sosur e kjo fale mjeshtrit te madh te shkerdhatokracise shqipetare kryekrimit Berishe qe instaloi e beri te mundur perdorimin e kesaj gjuhe ku per ironi flet goja para mendjes!Kjo tashme eshte bere menyre e detyrueshme ku nuk mund te jetohet pa balten e shperndare kudo bisha Berishe e qe per fat tonin te keq jane zhytur ne kete balte duke luajtur me te edhe gazetare qe deri dje pretendonin qe ishin maja e gazetarise ndersa sot marrin ushqim nga kazani mediatik ,ndryshe ngaqe i jane larguar te vertetes e kane te veshtire ti kthehen asaj per smire personale!Turp per nje gazete qe na jep erresiren e “nates” ne mes te “dites”!Me siguri edha atje ka hyre krimbi berishist qe grryen perdite e me shume trungun e kesaj gazete me lloj lloj gazetarucesh pa vizion e intelekt!Veriu shoke veriu;kur frryu e nuk perpiu!

    Reply to this comment
  6. Mark .UK October 5, 22:04

    AI QE KA SHPIF PER KRYEMINISTRIN TONE TE NDERUAR E .IFTE ATE QE E KA LINDUR EDHE PSE ESHTE ROBRIK SATERIKE.

    Reply to this comment
  7. Goni October 7, 22:23

    Sherbim me vlere per shokun Edi.

    Reply to this comment
  8. benn October 7, 22:24

    dddd

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*