Operacioni kundër vjedhjes së energjisë rriti me 47% arkëtimet

December 12, 2014 15:37

Operacioni kundër vjedhjes së energjisë rriti me 47% arkëtimet

Ministri Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka thënë se arkëtimet këtë muaj janë rritur me 47 përqind.

Ose e thënë në shifra, arkëtimet janë rritur 4.38 miliardë lekë krahasuar me nëntorin e një viti më parë,.

Sipas Gjiknurit, niveli i humbjeve kë pësuar një ulje historike.

Kjo vjen pas operacionit të ndërmarrë nga ana e qeverisë kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

“Niveli i humbjeve për muajin nëntor ka shënuar një rënie do ta quaja historike, duke arritur në 32.8 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2013 kur niveli i humbjeve ishte 48 për qind”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, nga data 4 dhjetor, kur hyri në fuqi skema lehtësuese e pagesave për konsumatorët familjarë dhe ata me ndihmë ekonomike, janë lidhur rreth 16.800 marrëveshje për shlyerjen e debive.

Prej tyre, 7,318 klientë familjarë kanë përfituar zbritjen 80 për qind të kamatvonesës duke likujduar plotësisht borxhet e akumuluara ndaj kompanisë së shpërndarjes. Në këto ditë janë lidhur 967 akt-marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste për familje të klasifikuara në ndihmë ekonomike“, tha Gjiknuri.

Ai ka thënë se qeveria po parashikon edhe shlyerjen e borxheve të akumuluara ndaj koncensionarëve të HEC-eve që në total kap shifrën e rreth 60 milionë dollarëve.

“Ka filluar këto ditë likujdimi me mbi 1.1 miliard lekë i detyrimeve, i cili do të plotësohet brenda këtij muaji edhe me 2 miliardë lekë të tjera, duke arritur në një shlyerje të borxhit në nivelin mbi 70 për qind. Brenda muajit prill 2015, ky detyrim do të jetë bërë e mundur të shlyhet 100 për qind”, tha Gjiknuri.

December 12, 2014 15:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*