Shkodër/ Policë, noterë dhe ish-kancelarë, fajde me 20 % interes…

March 14, 2019 13:06

Shkodër/ Policë, noterë dhe ish-kancelarë, fajde me 20 % interes…

Ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë janë përfshirë në një skemë të fajdeve të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2018-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 11 prej tyre kanë rënë në pranga, pesë janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.

Me vendim gjykate janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj” 11 persona, 7 prej të cilëve ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës.

Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare. Huatë janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

Përmes kësaj skeme, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.

Një specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, Ergys Lohja, është pezulluar nga detyra, si dhe janë në kërkim E.M; J.A.; I.S. Gjithashtu, u pezullua nga detyra edhe noterja Valbona Hajdari, dhe një person tjetër me inicialet  A.S., nga Shkodra.

Prokuroria thotë se me vendim të gjykatës është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, ku janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare, rreth 500.000 euro, aparate celularë dhe të tjera.

Prokuroria ka bërë përgjime telefonike, ambientale, vëzhgime, të gjitha të legjitimuara nga Gjykata, prej nga është faktuar përfshirja e 22 personave në veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, me pasoja të rënda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallzim te krimit”

Të arrestuarit:

  1. B. A. 61 vjec nga Shkodra
  2. E. M., 33 vjec nga Shkodra
  3. A.B. 22 vjec, nga Shkodra;
  4. A.D. 39 vjec nga Shkodra
  5. M.B. 31 vjec nga Shkodra
  6. V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;
  7. E.F., 38 vjec nga Shkodra
  8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra
  9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;
  10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;
  11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U ekzekutua gjithashtu edhe masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre  dhe ”Detyrim Paraqitje” për:

  1. V.H., nga Shkodra;
  2. A.S., nga Shkodra
  3. E.L., nga Shkodra.

U sekuestruan

– 238 600 Euro CASH

– 272  400 dollare CASH

– 414 000 Lekë

– 510  Paund Britanik

– 20 automejte  transporti

– 1 revolver,

– 1 krëhër pistolete me fishekë

– 1 armë gjahu pa leje

– 5  kompjutera laptop

– 50 celualarë

– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

o.j/dita

March 14, 2019 13:06
Komento

7 Komente

  1. Lasgushi March 14, 13:18

    Kalbini ne burg kermat e pangopura dhe hidheni çelsin ne det!

    Reply to this comment
  2. bart72 March 14, 13:20

    E ka fajin Lulzim Basha hahahhaahah

    Reply to this comment
  3. qarte March 14, 14:52

    Bankat nuk japin kredi, kurse ato biznese qe punojne jane ne veshtiresi, keshtu qe fajdet jane e vetmja zgjidhje….. .
    Jane para te pastra apo te pista, ajo eshte ceshtje tjeter…

    Reply to this comment
  4. KOZi March 14, 15:48

    Bankat japin kredi me besushmeri normale ! Ne kete rast mire te prononcohen bankat .

    Reply to this comment
  5. fteri March 14, 16:55

    Kancelarët ,e drejtësisë ,gjygatësit prokurorët jan armiqët më tërrezikshëm të ligjit ,ato duhet të ndëshkohen rëndë. ,përjashtim nga drejtësia ,jo hallexhijtë

    Reply to this comment
  6. KORÇARI March 15, 08:32

    Domethënë fajdexhinjtë hynë në burg,pra u arrestuan, ndërsa policët,ish kancelarët dhe noterja, Pra zyrtarët u lanë në gjëndje të lirë ????
    Hajde drejtësi hajde.
    Këta plehrat që janë të veshur me petkun zyrtar DUHEN TË MARIN DËNIMIN MË TË RËNDË sepse kanë kryer dyfish krim , njëherë si kriminelë dhe njëherë si shpërforim detyre.
    Nqs kjo nuk ndodh , atëhere mësimi që do jepet është që nqs je zyrtar çfarëdo që të bësh nuk arrestohesh, e shumta e shumta është shkarkim nga detyra.
    Po në ALBANISTAN ngjasin shumë çudira, ashtu si me hetimin e gjykatësve (vetingun) , ku u gjetën pothuajse të gjithë gjykatësit ,prokurorët të fajshëm sepse nuk justifikonin dot miliardat , por askush nuk u arrestua askujt nuk ju konfiskua pasuria ,paçka se justifikimet ishin nga më qesharaket, si psh : Çuni i nuses së dajës i kushëririt të dytë të nuses së vëllait të një shokut tim më dhuroi nja 5 milion Euro, sepse më kishte fiksim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?