Operacioni plastik që po çmend yjet e Hollivudit

December 7, 2017 16:49

Operacioni plastik që po çmend yjet e Hollivudit

Një trend i ri për operacionet plastike po përhapet me shpejtësi tek yjet e Hollywood që janë në kërkim të përsosmërisë.

Quhet ‘Thighlighting’, ndërhyrje e cila bën që këmbët të duken më të ngushta.

Kjo është metodë e përdorur nga modelja e njohur, Bella Hadid si dhe një ndër këngëtaret më të famshme të popit, Jennifer Lopez.

Kjo është një procedurë që përfshin theksimin e vijave të kofshëve, pulpave si dhe konturimin e tyre.

Sipas kirurgut plastic, Gabriel Chiu, trendi i ri është krijuar pas frymëzimit të yjeve si Angelina Jolie dhe Kendall Jenner që shfaqen shpesh në tapetin e kuq me fustane të gjata të cara, ku vëmendjen më të madhe e marrin këmbët.

Ndërhyrjet kirugjikale të këtij lloji e bën trupin të jetë më i rregullt si dhe këmbët të duken më të gjata.

Trendi është bërë i zakoshëm në Britani dhe ShBA, por nuk është aspak i lirë.

Sipas Independent, një ndër kirurgët më të mirë të këtij lloji thotë se teknika e plotë arrin në 7 mijë dollarë.

December 7, 2017 16:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*