Operacioni Polici-OSHEE, 10 arrestime nga 32 shkelës

April 26, 2015 10:14

Operacioni Polici-OSHEE, 10 arrestime nga 32 shkelës

Ka vijuar si çdo javë puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së në të gjithë vendin, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Nga aksioni i kësaj jave, gjatë të cilit kanë vepruar 75 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE dhe janë kryer kontrolle në 5297 raste në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 32 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 32 autorë.

Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 10 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 15 të tjerë, ndërsa 7 ndiqen në gjendje të lirë.

Gjatë javës, sipas informacionit të publikuar nga Policia e Shtetit, janë ndërprerë 2571 lidhje të abonentëve debitorë. Gjithashtu janë kontrolluar 96 kabina elektrike dhe abonentët, që furnizohen prej tyre.

Policia e Shtetit dhe OSHEE tregojnë edhe njëherë vendosmërinë për ta çuar deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vet OSHEE-së.

April 26, 2015 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*