Operacioni policor/ Pranga 26- vjeçarit, kapet me pistoletë dhe 6000 mijë euro

September 22, 2017 15:18

Operacioni policor/ Pranga 26- vjeçarit, kapet me pistoletë dhe 6000 mijë euro

 

Pas Elbasanit policia ka ndërmarrë një operacion edhe në Vlorë. Nga kontrollet e deritanishme është vënë në pranga vetëm një person, ndërsa janë bërë qindra kontrolle.

Policia Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ”Delta Forcë”, gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale.

Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këtij personi gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gram lëndë narkotike kanabis sativa, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistolet, një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

September 22, 2017 15:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*