OPERACIONI “SMILE”/Emrat, 5 arrestime te Aluizni në Tiranë

February 4, 2016 21:00

OPERACIONI “SMILE”/Emrat, 5 arrestime te Aluizni në Tiranë

Seksioni për Korrupsionin në bashkëpunim me Prokurorine e Task Forcës, së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka finalizuar operacionin “S M I L E”, ku është bërë e mundur ndalimi i shtetasve:

1. Skënder Biba, 34 vjec lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Me detyrën e shefit të seksionit të Urbanistikës dhe Legalizimeve, drejtoria nr. 5 Tiranë.

2. Vasil Mitre, 56 vjeç, me arsim të Lartë, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë,

Me detyrën e shefit të hartografisë në drejtorin rajonale të ALUIZNi nr.5, Tiranë.

3. Fatjon Guzi,30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë,

Me detyrën e specialistit të Hartografisë drejtoria ALUIZNI nr.5, Tiranë.

4. Astrit Joca, 43 vjeç, banues fshati Kërrabë, Tirane

Me detyrën e përgjegjësit të sektorit të rregjsitrimit fillestar në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it, Drejtoria Tatimore Tiranë.

5. Ardjana Gjini ,24 vjeç, lindur në Vau i Dejës dhe banues në Tiranë,

Me detyrën e specialistit jurist në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim pronarët e dy firmave të ndërtimit të cilat kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme të cilët janë shtetasit:

6. J. M. (gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).

7. J. Ç. (gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).

Arrestimet e mësipërme janë bërë pasi kanë kallëzuar shtetasit e mëposhtëshënuar se janë përjashtuar nga e drejta e pronës për të përfituar në katet shtesë për pjesën takuese sipas kontratave me investitorët përkatës, gjithashtu janë përdoruar dokumenta të falcifikuar për legalizimin e këtyre objekteve…

Kallëzuesit janë;

1. R. Xh ,54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

2. F. C 58 vjeç, lindur dhe banues në Tirane

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta nënpunës të ALUIZN-it, me veprimet e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kanë bërë legalizimet për dy objekte në zonën Komuna Kashar dhe konkretisht në objektin “Molla L, SHPK” me leje legalizimi të dt,03.07.2015 me sipërfaqe shtesë rreth 1.000 m2 dhe për objektin dhe “EVISA CONSTRUKSION”, leje legalizimi nr.888661 dt.12.09.2014 me sipërfaqe 310 m2.

Legalizime këto që janë kryer duke u përdorur dokumenta të falcifikuar në dëm të pronarëvë të tokës përsa i përket pjesës takuese për përfitimin dhe përpjestimin e pasurisë së tyre, referuar kontratave me firmat ndërtuese etje…

Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore ka rrezultuar se veprimet sa më sipër bien në kundërshtim me ligjin për legalizimet nr.9482 dt.03.04.2006, konkretisht me nenet; 26 pika 2, neni 27 pika e,d,ç, neni 30 pika 2/a,b, neni 35 pika a,b, neni 37 pika b,c, neni 43 pika c, dhe neni 43/1 pika 2.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shpërdorim detyre i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim, mashtrim në dëm të disa personave dhe Falcifikim i dokumentave”, parashikuar nga neni 248, 186, 143 dhe 25 i Kodit Penal.

February 4, 2016 21:00
Komento

1 Koment

  1. Tomorri February 5, 12:20

    O qeveri ,mund te jem edhe gabim por nuk po bindem kollaj,si ka mundesi qe te gjithe nenpunesit ne Aluizn qenkan nga gopi i semes dhe ankusit nga Tirana.Po kjo ben mu dhe bje shume era berishizem dhe kriminalizem ekstrem,pse nuk del hapur qeverija dhe te shpalle drejte te gjitha poshtersite qe i jane bere banoreve autokton te Tiranes nga vandalet berishjan.Nuk me vjen mire qe kjo te merret per ndarje krahinore ose per rracizem jo more njerez jo por duhet nje raport i drejte ashtu sikurse une ishja nen punes ne Kukes dikur por raporti i te ardhurve me vendalinjte ishte shume i drejte dhe kryesishte frenat e rrethit i manin vete Kuksianet,po tani more njerez qe berishizmi u perhape si epidemi çfar duhet te behet,per mua duhet transparence dhe drejtesi njerzore dhe ti jepet fund vandalizmit brenda kombit tone.Bravo u qofte atyre qe denoncuane dhe atyre qe zbatuane ligjin dhe i arestuane keta kellira ose krimba ne mbetjen shqiptare.Mire se po te punonin me ndershmeri nuk ka asgje te keqe por keta kane ardhur me misjon pefitimi dhe shkaterrimi prandaj burg dhe vetem burg dhe demshperblim pa perjashtuare sekuestrot e perfitimeve te pa drejta.Ndaj na u bene te gjithe maloket me prona dhe miljonere pa ju thene njeri kurre puna e m,bare se po te ishin kaq te zote le te beheshin miljonere ne vendin e tyre ne shkoder.tropoje,vau i dejes,korçe e ku ta di une se nga jane keta maskarenj te lindur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*