Operacioni “Stafeta”, kapen 4 trafikantë kanabisi në Durrës

October 6, 2015 10:14

Operacioni “Stafeta”, kapen 4 trafikantë kanabisi në Durrës

Agjentë të antidrogës të qarkut Durrës kanë ekzekutuar në orët e fundit operacionin e koduar me emrin “Stafeta”, i cili është kurorëzuar me 4 të arrestuar dhe një sasi droge të sekuestruar.

Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë lokale të Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Sajmir Koçi, 26 vjeç nga Durrësi dhe Arben Ziri, Blerim Çela dhe Altin Çangu, përkatësisht 38, 30 dhe 37 vjeç nga Kruja.

Ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, në Fushë-Krujë, kur gjatë kontrollit të mjetit tip “Renault Clio” me targë “TR 1658 H”, ku udhëtonin shtetasit Blerim Çela dhe Sajmir Koçi, u gjetën 35 kg lëndë narkotike tip kanabis.

Ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Arben Ziri dhe Altin Çangu, po i shoqëronin me një automjet tjetër, tip “Peugeot”, me targë italiane “DJ 786 WA”.

October 6, 2015 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*