Operatorët turistikë propozim qeverisë: Shqiptarët duhet të marrin bonuse për të pushuar këtë vit në vend

May 15, 2020 12:27

Operatorët turistikë propozim qeverisë: Shqiptarët duhet të marrin bonuse për të pushuar këtë vit në vend

“Bonuse për shqiptarët që pushojnë në Shqipëri.”

Ky ka qënë propozimi i operatorëve turistikë për qeverinë shqiptare, në pritje të nisjes së sezonit turistik.

Ndërkohë që të gjithë presin hapjen e plazheve, por edhe kufijve, Shoqata Shqiptare e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike i ka kërkuar qeverisë mbështetje financiare për jo vetëm agjencitë, të cilat kanë qënë ndër më të prekurat nga pandemia, por edhe për qytetarët.

Në një propozim drejtuar qeverisë, ajo thotë se: duhet të shikohet mundësia e një bonusi për shqiptarët që bëjnë pushime në Shqipëri, vetëm nëse prenotojnë në operatorë apo agjenci turistike vendase..

Po ashtu agjencitë propozojnë që të shikohen masa stimuluese për turistët nga Kosova dhe rajonit me qëllim të nxitjes së bërjes së pushimeve në Shqipëri, si për shembull heqja e taksës së Rrugës se Kombit për sezonin turistik.

Sipas tyre, nëse motoja e këtij viti do të jetë” shkoni me pushime në Shqipëri”, atëherë familjeve shqiptare duhet t’u jepen bonuse.

Kjo nismë vjen ndërkohë që qeveria italiane planifikon të japë bonuse prej 500 eurosh për pushime.

Në një dekret, qeveria premton shpërbime për pushime për familjet me të ardhura të ulëta mesatare dhe mund të përdoret vetëm nga një anëtar për familje.

Bonusi mund të jetë një maksimum prej 500 eurosh, të cilat zbresin në 300 për familje të përbërë vetëm nga dy persona dhe 150 euro për ata të përbërë vetëm nga një person .

Sipas skemës italiane, bonusi mund të përdoret nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2020.

Shoqata Shqiptare e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike kërkon po ashtu që:

Të stimulohen finaciarisht turoperatorët e huaj dhe/ose partnerët e tyre vendas për sjelljen e çdo turisti të huaj në Shqiperi për një kohëzgjatje, minimumi 4 netë akomodimi në strukturat akomoduese në Shqipëri, politikë incentivimi kjo e ndjekur edhe nga vendet e tjera, por që tani bëhet edhe me emergjente për Shqipërinë.

Të rishikohet premtimi i mbështetjes nga qeveria me pagesa të sigurimeve shoqërore të bizneseve turistike që kanë profil sezonal, dhe kryesisht nuk kanë mundësi biznesi gjatë periudhës se dimrit.

Të përfshihen në planet e mbështetjes financiare me paga edhe punonjësit e Turoperatorve Incoming & Outgoing pjesë e biznesit të madh dhe të rishikohet vazhdimi i mbështetjes nga shteti me paga të punonjësve që janë hequr nga puna ose jo, por që për arsye të situatës nuk do punojnë dot për një kohë të gjatë. Pagat për punonjësit duhet të jepen për një periudhë deri në fillimin e pakufizuar të fluturimeve dhe hapjen e plotë të kufijve ajrorë/tokesorë/detar pa shtrëngime karantine brenda apo jashtë vendit.

Të shikohet mundësia e një bonusi për shqiptarët që bëjnë pushime në Shqipëri, vetëm nëse prenotojnë në turoperatorë apo agjenci turistike vendase.

Të shikohen masa stimuluese për turistët kosovarë dhe të rajonit me qëllim të nxitjes së bërjes së pushimeve në Shqipëri, si për shembull heqja e taksës së Rrugës se Kombit për sezonin turistik.

Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH-së, për të gjithë bizneset e sektorit të turizmit që kanë TVSH kreditore.

Të gjithë udhëtarët dhe pushuesit që kanë bërë blerje të udhëtimeve dhe pushimeve të tyre për vitin 2020 dhe që për shkak të situatës e kishin apo e kanë të pamundur të udhëtojnë, të pajisen nga agjencitë dhe tour operatorët me një dokument udhëtimi “voucher” me vlerë të njëjtë me pagesën e bërë për këtë udhëtim i mundshëm për t’u materializuar deri ne fund të vitit 2021. Ky voucher të njihet nga shteti.

Të shikohet mundësia e negocimit dy palësh me transportuesit ajrorë për rifillimin e fluturimeve në vende si Turqi, Itali, Austri, Hungari, Greqi, Gjermani dhe Angli, pavarësisht vendimit të BE.

Të fillojë hapja sa më shpejtë e kufijve tokësore, ajrorë, detarë pa masa karantinuese

Hapja e porteve për krocierat, paralelisht me vendet e tjera dhe vendet fqinje.

Shtyrja e rritjes se biletave te muzeve dhe parqeve per vitin 2022.

Bërja e detyrueshme e biletave të hyrjes në sitet fetare si dhe njohja si shpenzim i zbritshëm i tyre për turperatorët.

j.l./ dita

May 15, 2020 12:27
Komento

5 Komente

  1. Gzim Kulufi May 15, 12:34

    Kjo nuk shkon, sepse eshte kundra proverbit: emigrantet shqiptare punojne gjithe vitin jashte per nje muaj pushime ne Shqiperi, shqiptaret ne Shqiperi punojne nje muaj per nje vit pushime! Dhe, ndersa shumica e emigranteve vazhdon akoma te vije ne vend te saj, shqiptaret e Shqiperise e kane bere tashme rruge berjen e pushimeve neper bote! Ndaj detyrimi i tyre per ti bere pushimet ne Shqiperi kerkon nje bonus te madhe nga buxheti i shtetit. Ndoshta ndonje cek i bardhe mund ti detyroje ti bejne pushimet ne vendin e tyre!

    Reply to this comment
  2. Agroturizmi me kuaj: May 15, 13:24

    Emigranteve sipas kokes u vendosim edhe kapelen!
    Seicili te ngrah kalin e tij!

    Reply to this comment
  3. mirel May 15, 13:37

    Domethene bonusi do u kaloje prape turooperatoreve, ( emertim me idiot nuk e gjen ne fakt, ose faktgjen, sipas turooperatoreve).

    Reply to this comment
  4. kasemi May 15, 16:40

    Cfare jane keto idiotsira, nga kush do ti marrin bonuset keto pushuesit, nga ata qe punojne. Sigurisht qe disa punojne e disa, sidomos opratoret turistike duhet te majmen. Si nuk keni turp qe beni keto hamendesime more gazetk…. Qytetaret punojne qe te mbajne familejt e tyre e te kontriboujne dicka per buxhetin, ndersa ju zoterijn mendoni qe te robtohen qytetaret qe te kenaqen operatoret turistike. Po akoma nuk kane falimentuar, ekonomi tregu eshte (kapittalizem) kujt i plasi per to, secili mendon per vehten dhe familjen e tij.

    Reply to this comment
  5. asd May 17, 23:08

    Vetem 500 euro ? Pse te mos shtojne edhe ndonje partner ne paket ? Nga buxheti i ndihmave 1.2 miliard euro per termetin, le te heqe nje 50 euro… Cfare eshte ? Nje qime. Meqe u dashkan kushte, ta beje tamam qeveria, e te kenaqet sovrani. Hm…Apo ndoshta nuk mbetet gje per 20 perqindeshin e Rames ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim