Operohet me sukses aktori Ndriçim Xhepa

October 20, 2017 18:33

Operohet me sukses aktori Ndriçim Xhepa

Aktori Ndriçim Xhepa, gjatë kohëve të fundit, po kalon probleme shëndetësore.

Prej ditësh aktori i njohur ndodhet jashtë Shqipërisë ku dhe i është nënshtruar një operacioni.  Në një prononcim të pak ditëve më parë Xhepa sqaroi se duhet të kryente një operacion në mushkri në Gjermani.

“Nuk është gjendje alarmante por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”.- është shprehur ai.
Elma Doresi, regjisore e njohur e Teatrit Kombëtar ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë artdashësit duke treguar se operacioni të cilit i është nënshtruar aktori ka përfunduar me sukses.-shkruan Blitz.
“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja perfundoi me sukses.
Jetë të gjatë miku ynë i vjetër!”,- shkruan një nga miqtë e aktorit.  Ne i rupjmë shërim të shpejtë Ndriçim Xhepës.

October 20, 2017 18:33
Komento

4 Komente

  1. LORA October 21, 10:21

    Lajm shume I gezushem.
    Te shkuara Cimi dhe mire ardhsh ne shtepine tende.

    Reply to this comment
  2. Persendetje ... October 21, 10:24

    Gjithe te mirat Cimi-t ,
    jete e shendet Artistit te Shkelqyer …

    Reply to this comment
  3. Dielli October 21, 15:53

    Suksese dhe jete te gjate kirugeve qe e operuan dhe dolen me sukses.Dhe njekohesisht jete te gjate Cim Xhepes,ketije aktori te sukseshem dhe i biri nje artiste te madhe Margarita Xhepa.Cim ju uroj shendet dhe jete te gjate Juve dhe familjes suaj,dhe suksese ne pune e ne jete,familjarisht.

    Reply to this comment
  4. Nene Pashako D October 23, 15:50

    Kush nuk gezohet per kete.Ju lumshin duart atyre qe e bene operacionin. Shendet djalo dhe kujdes veten.
    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*