“Ophelia”, drejt tokës. Dëme në disa vende të Europës

October 16, 2017 12:07

“Ophelia”, drejt tokës. Dëme në disa vende të Europës

Nga uragan është kthyer në stuhi tropikale, por “Ophelia” vazhdon të konsiderohet potencialisht e rrezikshme dhe po iu afrohet brigjeve irlandeze.

Deri tani, pasojat më të mëdha i ka paguar gadishulli Iberik, i përballur me erëra që mbërritën shpejtësinë 130 km në orë, shkaktare të disa zjarreve të fuqishme në rajonin spanjoll të Galicias, ku numërohen 3 të vdekur.

Mbrotja Civile portugeze po përgatitet për më të keqen, sepse atje ishte problematike edhe situata e zjarreve për shkak të temperaturave të larta, ndërsa një pjesë e tyre mendohet të jenë pasojë e gabimeve njerëzore. Plot 6 janë viktimat e zjarreve në Portugali.

Ndërkohë, Irlanda është vënë në gjendje alarmi nga afrimi i stuhisë, e për të kufizuar sa më shumë dëmet e saj, autoritetet kanë vendosur mbylljen e shkollave në të gjithë vendin. Meteorologët druhen se “Ophelia” mund të sjellë erëra me fuqinë e uraganit, shira të dhunshëm e turbulenca të forta ajrore.

Qendra amerikane e Uraganëve parashikon 50 deri në 70 milimetra shi në perëndim të Irlandës e Skoci, dallgë të larta në zonat bregdetare e përmbytje. Aeroportet e Dublinit dhe Shanonit i kanë ftuar pasagjerët të informohen mbi fluturimet, përpara se të vihen në lëvizje, ndërsa ai i Korkut njofton se mund të ketë edhe anulime.

Zyrtarët vendas nuk përjashtojnë mundësinë që stuhia të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike, e paralajmërojnë mbi rrezikun e objekteve që ngre era e fortë në ajër, vështirësitë e transportit, apo edhe ndërprerjen e sinjaleve telefonike.

Në zonën Fastnet Rock, në bregun jugor të Irlandës, erërat kanë mbërritur tashmë shpejtësinë 148 km në orë. “Ophelia” lëvizi nga ishujt azore në oqeanin Atlanik dhe mund të shndërrohet në stuhinë më të fuqishme që godet Mbretërinë e Bashkuar në 30 vite, që prej asaj shkatërrimtare të vitit 1987.

October 16, 2017 12:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*