Opinioni është Imi dhe lajmi jam Unë

March 24, 2018 02:25

Opinioni është Imi dhe lajmi jam Unë

Këto ditë në Tiranë ishte ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani, një njeri i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Padyshim që një vizitë e tillë ka rëndësinë e vet të pamohueshme, sikurse ka rëndësi edhe për median dhe opinionin një intervistë me këtë personalitet.

Dhe intervista u realizua në fakt nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.

Një njeri si Giuliani ka shumë për të thënë dhe prej tij ka shumë çështje për të cilat ai mund të sqarojë opinionin shqiptar edhe për vendime të politikës për të cilat nuk flet askush. Por fatkeqësisht intervista në fjalë dështoi në këtë detyrë duke u transformuar në një bisedë në studio ku gazetari Fevziu tentoi disa herë rolin e protagonistit që jep mendime për situatat ndërkombëtare.

Më keq akoma, z. Fevziu që duket se nuk përmbahet për të barazuar numrin e pyetjeve me atë të fjalive opinionale gjatë intervistave të veta, ka prezantuar edhe Shqipërinë aty, edhe shqiptarët, të cilëve u vendos detyra dhe detyrime.

Një çështje shumë e rëndësishme për të cilën edhe sot që flasim opinioni shqiptar nuk di gjë me siguri, është strehimi i muxhahedinëve iranianë të MEK në Tiranë. Ne nuk dimë edhe sot se cilat janë angazhimet e qeverisë shqiptare, se sa kohë do të rrinë ata, cilat janë demarshet e Iranit etj.. Dhe mbi të gjitha pse u zgjodh Shqipëria.

Giuliani thotë hapur se ai ndodhet në vendin tonë pikërisht për të vizituar muxhahedinët. E në vend se për këtë çështje të hidhej dritë, gazetari në fjalë duket se zgjedh të kundërtën.

BF: Dhe cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Shqipëri?

RG: Qëllimi i vizitës time këtu qëndron tek refugjatët iranianë.

BF: Muxhahedinët.

RG: Muxhahedinët, të cilët ju i keni pranuar me shumë zemërgjerësi, në një mënyrë shumë njerëzore. Është diçka për të cilën unë kam punuar.

BF: Mendoj se ishte detyra jonë ta bënim. (!!!)

Kjo është një pjesë nga intervista mes Giulianit dhe përfaqësuesit të një gazetarie të një lloji të ri në botë: asaj që është pjesë e vendimmarrjes politike. Sepse z. Fevizu këtu flet me atributet e një vendimmarrësi që di detyrat dhe detyrimet. Ai nuk zgjedh pyetjen, por rakordon veten me vendimet e polittikës që nënkuptohen si strategjike dhe të padiskutueshme.

Por pjesa e mëposhtme është edhe më interesante për të kuptuar sesi filli i të qenit gazetar nis e humbet e këputet në rrjedhën e vetëpërcaktimit si analist i çështjeve ndërkombëtare, përzierë aty me sjelljen kaba të “të djathtëve” të Tiranës që janë përherë republikanë amerikanë në shpirt.

BF: Unë mendoj se Obama u tregua paksa i dobët edhe në Siri dhe në vende të tjera. Ai nuk qe një njeri i fortë në politikën e jashtme.

RG: Nuk ka asnjë dyshim që ai ishte shumë i dobët në lidhje me politikën e jashtme. Ai bëri një vizë në rërë dhe deklaroi se armët bërthamore, armët kimike…

BF: Po, gabimi më i madh i Obamës ishte në Siri që solli edhe rritjen e pushtetit të Putinit. 

Megjithë respektin, por kujt i duhet se çfarë mendon Blendi për politikën e jashtme të Obamës?

Kjo pyetje shtrohet në kuptimin e një raporti të përmbysur intervistues-i intervistuar, pasi z. Fevziu në rrethana të tjera, përmes opinioneve apo intervistave ku ftohet mund të japë mendimin e vet si çdokush tjetër.

Ky është një shembull sesi një mundësi për të shpjeguar disa gjëra me rëndësi, shndërrohet në një shfaqje të përsëritur ku lajmi është moderatori. Kjo nuk ka sesi të ndodhë normalisht, pasi moderatori është në fund fare një kamarier i studios që ka caktuar menunë dhe ofron shërbimet ndaj publikut me pyetjet që bën. Askush nuk shikon drejt tij për të ndarë kohën me të.

Ky është një parim pune, jo një lojë që luhet në varësi të atij që është moderator. Në këto kushte nuk është çudi që nëse Giuliani do të ftohet për herë të dytë, t’i thuhet në mes të intervistës se “nga informacionet që kam unë, presidenti Trump…”, për ta përcjellë mandej mikun e shquar edhe me ndjesinë se është edhe pak i paditur për punët e kësaj bote.

Nuk është fare çudi sepse jetojmë në Shqipëri dhe këtu banon populli më i mençur në botë. Ndaj edhe çuditë zgjasin vetëm tri ditë.

n.s./dita – Marrë nga ResPublica

March 24, 2018 02:25
Komento

22 Komente

  1. gjeneral gramafoni March 24, 03:31

    Eshte e pa besueshme ku kemi arritur…

    Cudia eshte se grupi marksist-terrorist iranian nuk duhet te ishte pranuar nga shqiptaret njelloj si me LHL ne nendor 2013.
    .
    Nuk ka kuptim per dipllomacine amerikane qe nga njera ane po na i rrasin muxhahidinet ( 5 divizione)dhe nga nga krahu tjeter kane 27 vjet qe po na i rras Berisha i tyre qe kane filluar ta quajne Pinoceti i Vicidolit.
    .
    Rasti i fundit kur ne nje Interviste Sali Krimineli thote qe do vrisja ne 21 janar 2011 Edi Ramen dhe heshtja e plote qe nga Donald T e deri te Donald L tegon se Berisha ose ja ka bere “tete me dy “Amerikes ose ai eshte Pinoceti i tyre..
    .
    Kurse ky Fejziu nuk eshte gje tjeter vecse ‘Saliu qeros”.

    Ky spermatozoid i Esat pashtradhetarit ka fituar “pike” ne librin me Enveri qe pati efekt ‘BUMERANG’..

    Sidoqofte Arben Duka I Madh i ka bere autopsine ketij Uriah Hip
    .
    Tani mushkën bëjnë me barrë,

    E su luan hiç sheqeri,

    Del Fevziu e bën libër,

    Paska qenë homo Enveri (!)

    Enverist unë kurrë skam qenë,

    As kur qe Enveri gjallë,

    Po aspak nuk është e thënë,

    Të besoj tani çdo prrallë!

    Unë jam fare i paanshëm,

    rob i fjalës dhe i nderit,

    O Fevzi, sbëhesh shkrimtar

    Se i hedh qymyr Enverit!

    Ti shumë homo ke në mend,

    Se rrethuar je me djem,

    Dhe ta thuash për çdokënd,

    Nuk e paske hiç problem!

    Ti nuk turpëron Enverin,

    Se i ngjite ligësinë,

    Por ti Librit i nxin nderin,

    Poshtëron gjithë historinë!

    Po të pyes me lezet,

    Përgjigju me fjalë të nderit,

    Mendon ti, kishlindur burrë

    ti ngrihej para Enverit?!

    Se duroj unë dot pisllëkun,

    dhe pisllëk është gjithë ky rast,

    Por smë shkon në mend të them,

    O Fevzi je pederast!

    Kurse ti del reciton,

    edhe hiç stë dridhet syri,

    se e di që stë pickon,

    as Sokoli, as Iliri!

    Asnjëherë o Fevzi djali,

    Stë kam dashur e stë dua,

    Po srrëzohet Enver mali,

    Nga ato pordhët e tua!

    Rri aty tek Opinioni

    rri aty ku pate fatin,

    se Enveri, o Fevzi,

    sa çje ti, kishte Hallatin!

    Reply to this comment
    • Esat pashe Toptan beu March 24, 10:28

      Topi eshte i imi ,
      dhe PENALLTINE do ta gjuaj Une .

      Blendi Toptan Qeros demokrati .

      Reply to this comment
      • gjenerali gramafoni March 24, 14:40

        topi eshte i imi dhe penalltine do ta gjuaj une…..

        do shtoja:

        ne porten pa portjer do gjuaje Sala se portjerin e ka hequr nga porta vetingu i Donald Lul Bashes

        POR LE TE SHIKOJME KETE NDYRESI ME PERMASA PLANETARE BLENDI DEVILIN:

        Nje nga njerzit me te felliqur, shpiritlig, dhe masakrues i eger ishte Gjyshi Blendit Neki Starova.
        .Nekiu edhe me vone eshte zgjedhur si kryetar bashkie ne Berat.
        .
        .Prej Neki Staroves lindi Hektor Starova qe me vone e ndryshoi mbiemrin per shkak te babait katil nga Starova ne Bregasi.
        .
        . Hektori (spy) mori burse per gjuhe e letersi dhe sebashku me te bijen e Ali Ypit nga nena italiane, Rezanen martohen dhe lindin dy femije, vajze dhe djale.
        .
        . Vajzen ka vite qe nuk dihet ku ndodhet por djali qe ne moshe te vogel u largua prej prinderve dhe u bashkua me gjyshen duke nderruar edhe mbiemrin nga Bregasi ne Fevziu.
        .
        . Eshte pikerisht Monstra Blendi Febziu, pinjoll i familjeve presekutore te shqiptareve qe sot me mase dhe pa mase ngre lart figurat e monarkise dhe tradhetive te tyre .

        Nje nga veprimet me te shemtuara te kesaj qenie te shemtuar njerzore eshte edhe perpjekja per rehabilitimin e Esat Pashe Toptanit…..I vetmi ne shqiperi qe e dinte me pare se do vritej gjyqtari Konomi ishte Fejziu….sepse po I (merrte ) tokat e gjyshit ne durres qe dhe vete Topatanasit e kane hedhur ne gjyq

        Reply to this comment
  2. rita March 24, 04:01

    Zoti Fevziu beri te njejten gje ne studio me Zonjen Kryemadhi… pasinet personale politike i shpreh ne emision duke inkurajuar te ftuarit.. ne nje moemnt euforie u shpreh .. kete duam ne te gjithe te iki Rama nje ore e me pare;;; kjo shprehje do ishte e drejta e tij ne nje kafene me miqte e tij , jo ne studio televizive ku ai eshte moderatoiri;; pavaresia eshtypit nga politika eshte larg nestudion e tij

    Reply to this comment
  3. Xha Spiroja March 24, 07:52

    Ky fenomen është i theksuar si tek gazetarët dhe tek pushtetarët e gjithë llojit. Fjala vjen: shkon një personalitet i ynë apo delegacion jashtë shtetit dhe në lajmet tona na thuhen ligjëratat a e këtyre tonëve, ose marrin mundimin (sigurisht të shoqëruar me parat e taksave tona) shkojnë nëpër botë dhe na flasin që andej sikur nuk kanë.mundësi që ato fjalë ti thonë në Shqipëri . Sa për BF ai, por dhe të tjerët ( shumica e gazetarëve që dolën nga fillimet e 1990-tës) kanë gjetur një shtrat ku shtrijnë lajmet sipas mendjes tyre dhe nuk bëjnë përpjekje të kapin lajmin e vërtetë. Para disa ditësh një spikere (mos u vijë keq që nuk them “moderatore”) u pyet se pse e merrni në intervistë x person dhe ajo u përgjigj: po çfarë të bëjmë, me atë kemi shikueshmëri të madhe. Kuptohet televizionet përdoren për tregti . Lajmi për këta lloj gazetarësh është kush klikon më shumë (shikueshmëria!!???) Sepse rriten të ardhurat, zëvendësohen byzylyqet, trashen zverqet, dhe shëtisin e kënaqen si sheikët. Prandaj duhet edhe këtu VETTINGU.
    Shkrimi juaj është një kritikë e vlefshme dhe besoj , nëse ka pak cipë tek këta tipa, do të ndikojë për mirë.
    Xha Spiroja

    Reply to this comment
  4. Olala March 24, 09:28

    Fevziu mbeti provincial n shpirt megjithse sistemi i marifeteve e kami dhe e ngopi me te mira materiale. Po sic thote ajo sbprehja: Hoqem cupen nga fshati nuk heqim dot fshatin nga cupa

    Reply to this comment
  5. enverdjali March 24, 09:38

    Jemi populli me i mencur ne bote me ne krye shokun BLENDI FERZIUN

    Reply to this comment
  6. Basta Bastarde .Boll mashtruat shqiptaret .Edhe Mashtrimi ka nji date skadimi ! March 24, 10:28

    Nuk do ta besoja kurr , ne asnji rrethane ,
    ate qe deklaron ishBashkiaku i New York-ut ,
    se ka ardhur ne Sjhqiperi per te gatuar ashuren e Festes
    se Muxhahedineve !
    Duket qarte se per cilet i mbajne shqiptaret bota e huaj .
    Mbas Fasades se Festes se Ashures ,
    qe mban ne duar Giuliani, sigurishte qendron
    nji tjeter Agente ,qe ne s’mundet ta dijme !

    Gjithashtu edhe thenia e Guliani-t se Muxhahedint Iranian
    u priten me dashuri nga shqiptaret ,eshte nji art sarkazme e dikujt qe s’ka asnji far rrespekti per ty si popull .
    Sepse te gjithe shqiptaret dijme mire ,
    qe si futja e Shqiperise ne Konferencen Islamike (mbas vendosjes se nji idioti me kulture kafshe te eger shpellari (salih rrahman berrisha) – si Presidnet i Shqiperise i cili do duhej te udhehiqte “Demokratizimin e Shqiperise” nen keshilltaret e misionaret e Aleateve Usa + BE ,
    siedhe strehimi i Muxhahedineve ne Shqiperi ,NUK ISHTE DESHIRE E POPULLIT SHQIPTARE –
    populli Shqiptare u shpreh per Europe E DUAM SHQIPERINE SI EUROPA – nderkohe qe Aleatet e i ndryshuan Drejtim Rruges se Shqiperise duke e cuar drejt Shkretetires Arabistanit , duke e poshteruar ,pra ne kundershtime te plote me shqiptaret gjithcka ju imponua Shqiperise ,
    pa nji Referendum , pra pa u pyetur fare
    populli Shqipetare ,
    e thjeshte per interesat e politikave te Amikanve ,
    ne dem te se Ardhmes se popullit Shqiptare .
    Edhe dyndja e islamisteve e celulave terroriste ne Shqiperi ne kohen e Presidentit IDIOT te prodhuar ne laboratorin e Aleatit tone amerikan , nuk ishte nji rastesi e as MBJELLA E XHAMIVE kudo , atje ku kishte pasur me pare te Tilla e jo ,
    vendosja e altoparrlanteve ,maje minareve ,
    qe pellasin cdo dite e shurdhojn veshet e qytetarit Shqiptare disaher ne dite , (qe ne vetvehte eshte nji mallkim qe i behet Shqiptareve ne gjuhen e Djallit )
    larg cdo Tradite Shqiptare te fese Muslimane ,
    duke i dhene Shqiperise nji Surrat Arabi ne Opinionin
    Boteror ,
    ishte nji veper poshteruese e Miqeve tane te Medhenje ,
    kunder popullit Shqiptare .
    E keqja eshte se kjo politike diskriminimi e injorimi
    qe i behet vullnetit e deshires se shqiptarit sot ,nga te ashtuquajturit Miqe Aleate ,vazhdon me te njejten ritem ,e politike poshteruese ,
    e kjo e ben akoma me te trishtushem Hipokrizine
    qe kta Miq ushtrojne ne Shqiperi ,fale edhe politikaneve e mediave tone Bordello & Pederasta;
    qe jane gati pervec sumes
    se tyre ,te shesin gjithcka nga jeta e shqiptareve .
    Ky putan llapush i Opinionit ,qe duket si nji dobic
    i dshtuar i Shreku-t ,
    do ti afrone Giulian-it edhe ato qe ka ne shtepi ,
    me i ngrof bolet amerikanit ,nqs ky i fundit do kishte
    posht kembeve vertet te Tilla .

    Reply to this comment
    • drin March 24, 14:57

      e ke gabim sumen e tyre e shesin te paren

      Reply to this comment
      • mashtrimi ka nje date skadimi... March 24, 16:38

        me pelqeu komenti juaj Basta Bastarde..Boll….

        po tregoj nje kryegafe amerikane:

        Pasi u kthye nga vizita e tij ne Shqiperi ne 2008 Xhorxh Bushi ne nje konference shtypi ne Washington tha tekstualisht:

        …..” Vizita ne Shqiperine myslymane qe shume e sukseshme dhe le te marre shembull bota arabe dhe islamike nga ky vend”..
        .
        Ne fakt u ndjeva i poshteruar se si nje president i nje vendi te madh demokratik nuk di Historine e njerit nga kombet me te lavdishem te planetit qe i ka rezistuar dhe perandorive “shtet-gelltitese”
        .
        Ne fakt ne WASHINGTON jane ca myslimane te cartun dhe serbofile te betuar si antishqiptari Elez Biberaj qe eshte ne fakt Sali Berisha Amerikes dhe ka ushtar te rekretuar Shrek-un Fejzi Toptani.


        Ka ardhur koha qe dipllomacia amerikane te ndryshoje raportet me Shqiperine dhe te dorzoje ne tepsi koken e Saliserbit…..

        The game is over !
        .

        Reply to this comment
        • Basta Bastarde .Boll mashtruat shqiptaret .Edhe Mashtrimi ka nji date skadimi ! March 24, 18:12

          rrespekt ,
          te gjithe plotesojme njeri-tjetrin ktu,
          ne mbrojtje te Shqiperise tone ,qe na e ka marr
          bulldogu neper dhembe dhe po e cfilit .

          Deklarata e bush-it ,= bestiesh ,qe thjeshte na perdorin
          si kombe per intersat e tyre ,por qe s’duan me dit
          se ku e si do perfundoj Shqiperia .
          Kohe me te veshtira kemi perpara ,
          se do t’i rezistojme dot te mbijetojme si komb
          varet nga ajo se sa te bashkuar do jemi
          e sa shpejt e ne kohe do veprojme .
          Duhet te jemi sa me shume aktiv sot mendoj un ,
          qe ne nji far menyre te japim ndihmen tone .sqarojme
          dicka e bejme te hapi syt dikush qe ska drita . Pershendetje.

          Reply to this comment
  7. Esat pashe Toptan beu March 24, 10:33

    Topi eshte i imi ,
    dhe PENALLTINE do ta gjuaj Une .

    Blendi Toptan Qeros demokrati .

    Reply to this comment
  8. aktualiteti March 24, 11:43

    Per Rudy Giuliani nje pyetje per politiken e Obames nuk eshte herezi, as krim qe ju paska djegur juve kaq shume. Pergjigja e Giulianit eshte pergjigje e shumices se amerikaneve, Obama ne politiken e jashtme ishte vecse nje deshtak. Nuk ka asnje fakt ta kundershtoje kete, megjithe zellin e madh te politikes sorosiane per te mos pranuar nje te vertete.

    Reply to this comment
    • HALLELUJA March 24, 12:02

      aktualiteti ,

      qe shqiptaret jane nji qenie inteligjente
      te afte te bejne politikat e botes ,
      kjo s’eshte dicka e re dhe do kishte vertete vler ,
      ne forumet e vendit ku diskutohet X -Teme.
      Por qe ,edhe ne Forume Shqiptare ,
      te flasin e japin mende ,ne komentet e tyre ,
      per politikat e huaja e mos te theksojne asnji fjale
      mbi Shqiperine e mos te tregojne asnji interes
      mbi vendin e tyre , kte un e kam te veshtire ta kuptoj .

      Reply to this comment
  9. MH March 24, 12:56

    Blendi Fevziu.
    I zi ka per te ndeje gjithe jeten e jetes.
    Nji gja ka ba mire Fevzia e zis qe ka rrue kryet dhe e ka nxjerre kertolle(patate,kompire).Ku nga ajo koke kena me ngjigjue vetem pordhe e pordhe.

    Reply to this comment
  10. Beog,radi & Beog,rudi March 24, 14:13

    Kjo vizitë e ketij Xhuliani që vuan nga prostati nuk është për t’ju servirur ashuren muxhahedinëve por për të mbështetur ofensiven naziberishiste qe sapo ka filluar në menyre kriminale.
    .
    Në se në studion e Perversit Fejzi Pasha sulmohet OBAMA & KLINTONI kjo eshte nje pune e piste e republikaneve qe jane vene ne rradhe per te prure Berishorrin ne pushtet per here te trete qe do te ishte VRASJA E KOMBIT SHQIPTAR “FOREVER”.

    Pse nuk me pelqeu kjo vizite e Ru Xhu-it aq me shume intervista te studio e Feziut qe para pak ditesh u pajtua me Berishalabakun.(cfare rastesie e rastesishme)

    Por kjo vizite e tij ne Beograd ne 2012 akoma komentohet si nje thike pas shpine ndaj shqiptareve

    …..

    Ish-prefekti i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, në një intervistë për CNN, të premten, ka shpjeguar arsyet e vizitës së tij në Beograd, në vitin 2012,
    .
    Xhuliani kishte qëndruar në Beograd në muajin prill të vitit 2012, për të këshilluar Aleksandar Vuçiqin, i cili atëherë ishte kandidat për prefekt të Beogradit.
    .
    Në intervistat që i kishte dhënë asokohe, Xhuliani kishte thënë se nga një kompani e Londrës ishte paguar për të marrë pjesë në hartimin e planit për zhvillimin ekonomik të Beogradit, kurse në raportimet e atëhershme të medies thuhej se Xhuliani ishte ftuar nga Vuçiqi.
    .
    Hyllary Clinton, gjatë kohës që ishte sekretare e shtetit, nuk e kishte parë me sy të mirë udhëtimin e Xhulianit në Beograd dhe takimet e tij me, siç ishte shprehur ajo, “liderët e partive politike serbe që dikur kanë qenë aleatë të Slobodan Millosheviqit”.
    .
    Ajo qe me tremb me shume eshte se Amerika po gabon si turqit ne dekadat e fundit ne Europe…por gabim me te madh bejne shqiptaret qe nuk e kuptojne goxhden (muxhahedinet) qe eshte ngulur ne ato troje.
    .
    Pra pse amerikanet respektojne serbine dhe greqine si SHTETE
    ndersa shqiperine dhe kosoven i trajtojne si VILAJETE?

    Cili jeni ju zoti Rudi !

    Reply to this comment
  11. Konti Sbalta March 24, 14:27

    Nji sharlatan i televizionit qe do te “shkelqeje” edhe ne politike dhe jo nji “politikan dosido”por i ” rangut boteror”! , sikur ta kete prodhuar Saliu!

    Reply to this comment
  12. sopiqoti March 24, 14:52

    Sic duket Blendi Fevziu nuk po e kupton akoma se eemisionit te tij i ka dale ” baja” ndersa ai vete ne disa raste intervistimi behet i merzitshem e i pa durueshem. “.Ka ardhe koha qe te zevendesohen edhe “anetaret e perhershem” ne panel>Artan Hoxha, Shkullaku, Prec Zogaj, Gjon Markaj e tjere,kane shteruar ne mendime,jane bere bajate.Me keta gjoja analiste ambjent ku zhvilloet emisioni na duket si “ambjent kafeneje “ku mblidhen njerezit per te bere muhabetin e kafese dhe jo te debatimit per te shpene metej problematiken e zhvillimit shoqeror-ekonomik e politik me tej.Poezia e Arben Dukes eshte pasqyra ku duhet te shofi veten Blendi Fevziu per te korigjuar veten ne te arthmen.

    Reply to this comment
  13. demo March 24, 15:28

    Dhia zgjebosur,bishti perpjete,,keta jane,Fevzinjte,Paloqet ,Cim pekat,Frangajt,Rakipet,qe mbante pas bythes malok marshalli dhe i beri me prona,televizjone.Te durosh keta katundare kur japin mend,bejne edhe politiken Amerikane,u tregojne rrugen edhe presidenteve amerikane edhe se ku kane gabuar.
    Prokurorja duhet te hetoje edhe kete pis kopil se ka grabitur tokat e Toptaneve,ky eshte rekord Gines,me tre mbiemra,kater baballare,shtate gjysher..Ec e merre vesh ne cfare epruvete eshte sajuar ky monster.

    Reply to this comment
  14. Krist March 24, 15:50

    Artikull realist,konkret,analizues i sakte dhe shume konciz.Pergezoj autorin,qe fatkeqsisht nuk e mesova se kush eshte.Nese eshte redaktorial i ResPublika-s,bravo i qofte.Pershendes edhe Dita-n,per perzgjedhdjet qe gjithmone i ben shume profesionale.

    Reply to this comment
  15. autopsia e mender Fejzi beut March 24, 22:08

    Në shkurt 2011 avokati i Blendi Fevziut, iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, me një kërkesë padi, ku kërkonte trashëgiminë për pasurinë dhe pronat e birësuesit të tij, shtetasit Ali Fevzi i njohur edhe si nipi i familjes Toptani. Sipas padisë me nr. 8124 të regjistruar pranë Gjykatës më 15 mars 2011, paditësi Blendi Fevziu kërkonte “lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë testamentare për testaorin Ali Fevzi”.Ali Fevzi njihet edhe si birësuesi i gazetarit Blendi Fevziu, i lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjik Hektor dhe Rezane Bregasi.

    .
    Me një vendim të datës 25 shkurt 2008, gazetari Fevziu ndryshoi të dhënat e aktit të lindjes, pasi, sipas padisë, kanë qenë të pasakta, konkretisht nga vendi i lindjes “Lushnjë” në atë “Tiranë”, padi kjo që u pranua nga togat e zeza. Ndërkohë, referuar dokumentave gjyqësorë, që në vitin 1983, kur Fevziu kishte mbushur 14 vjeç me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

    Historia mes gazetarit dhe një pjese të Toptanasve është e hershme dhe e mbushur me kërkesa gjyqësore vitet e fundit. Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, i cili ishte martuar me Advijen dhe kishte katër fëmijë. Iliazin, Ibrahimin, Niagjarin dhe Ganimeten. Advija u nda nga Refik Bej Toptani dhe u largua në Itali, ndërsa tre fëmijët mbetën nën kujdesin e Refik Bej Toptanit.
    .
    Pak kohë nga ndarja, vrau veten në Vjenë të Austrisë djali Ibrahimi. Tre fëmijët e tjerë u rritën dhe u arsimuan. Refik Bej Toptani e ndau dhe përpjesëtoi pasurinë e bashkëshortes dhe të tijën në katër pjesë, për vete dhe tre fëmijët, pra Iliazin, Ganimeten dhe Niagjarin. Iliazi e shiti pasurinë te dy motrat, Ganimete dhe Niagjar, dhe iku nga Shqipëria për në Itali

    . Pak vite më pas Refik Bej Toptani rimartohet. Me gruan e re, znj. Zybejte, pati dy fëmijë, Petritin dhe Pelazhin. Pelazhi vdiq pa lanë trashëgimtar. Ndërsa, Petriti pati katër fëmijë, Refikun, Ibrahimin, Vivianen dhe Evelinën.Tashmë, pas vdekjes së Pelazhit edhe fëmijët e Ganimetes dhe Niagjar Toptanit kërkojnë pasuri nga Pelazhi, por, trashëgimtarët dhe vetë Refiku, Ibrahimi, Viviana dhe Evelina kërkojnë që fëmijët e Niagjarit dhe Ganimetës të mos përfitojnë pasuri nga vdekja trashëgimia e Pelazhit, pasi pasurinë ata e kishin marrë.Ky kundërshtim mes tyre, ka bërë që avokati i Refikut, Ibrahimit, Vivianës dhe Evelinës t’i drejtohet me një sërë padish civile kundërshtimit të përfitimit të trashëgimisë nga dy motrat dhe trashëgimtarët e tyre, mes tyre edhe gazetari Fevziu.
    .
    Për këtë fakt, gazetari Fevziu është kallëzuar edhe në prokurori, nga avokati i Refik, Ibrahim, Viviana dhe Evelina Toptani të cilët e akuzojnë për “vjedhje me anë të mashtrimit” të pasurisë së tyre.

    . Ka ardhur koha te pyesim

    Kush ‘FEJZI’ ka paguar miliona per egzekutimin nga vrases me pagese te Skardilajt Konomit dhe Isa Cobes ?

    Reply to this comment
  16. Arber Iliri March 26, 00:51

    Po pse beni si te habitur, Fevziu ka tere jeten si gazetar koqe budallai, nuk u be tani i tille qe u mplak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*