Opinionistit nuk i del inati me imamin: Është hipokrit dhe qafir

October 27, 2019 20:39

Opinionistit nuk i del inati me imamin: Është hipokrit dhe qafir

Pas e sulmoi ashpër një javë më parë në lidhje me një video ku Elvis Naçi shpërthente në lot, Mustafa Nano është rimarrë edhe një herë me imamin e njohur.

Dhe për më tepër, Nano  këtë herë ai e ka cilësuar hipokrit Elvis Naçin.

Edhe në monologun e mbrëmjes së djeshme në ABC NeWs,  Mustafa Nanos u fokusua te Elvis Naçi.

Në këndvështrimin e Nanos, bazuar edhe nga një debat televiziv që ka pasur me të Elvis Naçi është një hipokrit që nuk u del zot frazave kuranike.

Pjesë nga Monologu:

“Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë. Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh.

Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen. Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin.

Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike. Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, kurani nuk e thotë këtë. Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë. Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar.

Le ta themi copë: Myslimanët e vërtetë janë të tjerët, janë ata që zotit i thonë allah e jo ata që allahut i thonë zot. Dhe unë dua të flas me myslimanët e vërtetë. Është e sigurtë që me ta nuk do të bie fare dakord, por të paktën do ketë kuptim debati. Dhe unë dua të debatoj. Ne duhet të debatojmë. Duhet të shkëmbejmë e ballafaqojmë ide, qoftë edhe me rrezikun se mund të fyejmë njëri tjetrin. Është më mirë ta fyejmë njëri tjetrin (pa e pasur këtë si qëllim, kuptohet), sesa të mos i themi gjërat që mendojmë”.

 

o.p. / dita

October 27, 2019 20:39
Komento

4 Komente

  1. demo October 27, 21:27

    O Mustafa Nano!Ke plotesisht te drejte!
    Ky imami eshte nje bir kurve,qe luan melodrama me lemosha,me perdellime,me keshillime.I ben turinjte si gjynafqar,sikur gjithe hallet e botes kane rene mbi te,,ai ka marre persiper t`i zgjidhe..
    Merr poza PATERNALISTE,sikur eshte profeti Moisi qe po e prin grigjen ne rruge te drejte.
    I ben bisht fjales,,i dredhon faktit.
    Eshte nje injorant,ca me shume se dogmatiket qe te pakten e recitojne kuranin permendesh.si papagall..
    Ky as kete nuk di ta beje.
    Ky me shume i ngjan atyre statuetave te klerikeve te nje expozite te famshme te skulptorit Uran Hajdari. ne 1972.

    Reply to this comment
  2. Nik October 28, 00:46

    Po dhe ti ne ke me pak se ky gjynaf me te henger hakun se cdo me provoku jo myslymanet e vertet jo fallco jo allahu jo perendia jo zoti po cte duhet ty se si duan njerzit me ju referu ati lart pastaj pse ben gafa amatoresh ose je dashakeqes,do te diskutosh kurane e bibla jo kshu po ashtu po ke qef ik thellohu aty ku duhet jo me provoku njerzit per besim dhe kush eshte i veretet kush jo . Sa per elvisa e larisa ka sa te diash papagall te kti kalibri qe e intepretojn si ju ka qefi tyre. Mjafron te shofesh me ca makinash levizin e cfar jetese bejn makina lluksoze shtepi ekstravagante nga vine kto te ardhura dhe ktu bie posht ajo qe predikojn sepse feja flet per modesti dhe me ndimu ata qe skan jo me bo show me lluks pra ai qe beson nuk ka pse me besu ne sharlatan po beson ate qe eshte hynore jo njerzore .

    Reply to this comment
  3. Korçari October 28, 08:15

    Njëri i rrezikshëm. Kini kujdes. Ky plehrë mund t’i bëjë gropën Shqipërisë. Duhen zbardhur urgjentisht nga vijnë ato fonde për bamirësi.

    Reply to this comment
  4. Dn October 28, 18:48

    Kurani thot te gjithe jemi njerezet e Zotit , krijesat e tij pra si mundet me thane se nuk duhet te jemi miqe me krishteret! Edhe ai qe beson e di se Zoti nuk na do te gjithe njesoj se po te kishte dashte ate nje fe vetem do kishte !
    Ky muc Nano e lecon kuranin si nje anetar i Isisit e jo si nje mysliman i vertete qe krijesat e Zotit i vlereson njesoj , softe burr a grua , qofte njeri a shtanz a lule e lis! Prandaj kush beson respekton cdo njeri, cdo krijese stanz, respekton natyren e nuk dhunon Zotin duke dhunuar krijesat e tij!
    Nano nuk beson prandaj lexon librat e shenjta di militantet e ISisit! Edhe i bene çafir njerezet vullnetmire.
    Shpirti katil eshte tek ai , jo te besimtati Elvis

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim