Opiumi dhe amfetamina, armët sekrete të Hitlerit gjatë luftës

June 28, 2017 15:12

Opiumi dhe amfetamina, armët sekrete të Hitlerit gjatë luftës

 

“Mos harroni të më dërgoni më shumë Pervitin, herën tjetër. Bën mrekullira”. Letër nga fronti nga një prej shkrimtarëve më të mëdhenj gjermanë të viteve 1900: Heinrich Boll.

Asgjë skandaloze: metanfetamina është në modë, në Gjermaninë naziste, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një drogë e maskuar si ilaç që të mban zgjuar dhe të ngazëllyer për orë të tëra. E ka zbuluar një mjek, Fritz Hauschild, i habitur nga efektet që jepte tek atletët amerikanë që erdhën në Berlin në vitin 1936, për Lojërat Olimpike të Rajhut. Pervitin-i u përhap shpejt në fushën e të pamposhturve. E marrin sportistët, këngëtarët, studentët para provimeve.


“Euforia e madhe”

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, droga u përhap me shpejtësi në mesin e ushtarëve. Autori i librit thotë se ajo luajti një rol thelbësor në luftën kundër Francës në vitin 1940, edhe në sjelljen e Adolf Hitlerit. “Mjekët dhe droga e shpjegojnë më së miri strukturën e brendshme të nazizmit” thotë Norma Ohler, autori i librit “Euforia Totale”.

Për kreun e mjekëve të Rajhut, Otto Ranke, ajo ishte një drogë ushtarakisht e vlefshme. Kur Gjermania pushtoi Francën, Ranke nuk e kishte të vështirë të bindte gjeneralët, mes të cilëve Evin Rommel, që t’i shpërndante Pervitin ushtarëve. Rommel, gjenerali i njohur si “dhelpra e shkretëtirës”, e njihte drogën sepse e përdorte vetë.Sulmi i Wehrmacht ishte me të vërtetë vrastar: tanqet ecnin me shpejtësi të madhe pa u ndalur, ditë e natë. Në mes të majit të vitit 1940, ato arritën të rrafshonin bazën ushtarake franceze në Avesnes. Ushtarët francezë u habitën nga fuqia e armiqve të tyre. “Janë të pandalshëm” thoshin ata.

Por pas vitit 1942, shkruan Ohler, edhe Rajhu filloi të kishte sjellje që edhe historianët nuk mund t’i jepnin shpjegim. Ohler ishte i bindur dhe pjesërisht këto sjellje ia atribuonte drogës. Në gazetën “Suddeutsche Zeitung” thoshte se “natyrisht që kjo nuk zgjidhte fajet e Hitlerit”. Rezultatet e kërkimeve janë impresionuese.

Metanmfetamina, steroidet dhe të tjera substance injektoi Hitleri 800 herë në 1349 ditë. Mori 1100 pilula. Aq sa Hermann Goring e personifikon mjekun personal të Hitlerit, Theo Morelli-n, si “mjeshtri i Rajhut”.

Të besuarit e Rajhut nuk e donin mjekun e tij, kishin frikë nga pushteti i tij. Dhe mesa duket me arsye. Në vitin 1945 Hitlerit i bien dhëmbët, pak para kapitullimit të tij më 17 prill, kërcënoi mjekun me vdekje, hante sheqer për të kaluar krizat. Por një episode i varësisë ndaj drogës vulosi edhe fati e Italisë.

Verën e vitit 1943, kur Benito Musolimni hoqi dorë nga aleati gjerman, Hitleri iu bashkua atij në Itali. Arriti me dhimbje stomaku. Morell i injektoi një opiod të fuqishëm, “Eukodal”. Hitleri e mori veten menjëherë, u bë euforik dhe shumë llafazan. Bindi Duçen mos të hiqte dorë nga aleanca. Në darkë, Rajhu it ha Morell-it se nëse Musolini do t’i qëndronte besnik, ishte merita e tij. Pjesa tjetër është histori.

June 28, 2017 15:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*