Opozita, Arta Marku dhe familja e saj

May 14, 2018 14:10

Opozita, Arta Marku dhe familja e saj

Bedri Islami

Që nga 18 dhjetori i shkuar Shqipëria ka një Prokurore të Re të Përgjithshme, megjithëse ajo është e përkohshme. Quhet Arta Marku dhe do të ishte njëra ndër befasitë e para, ndoshta më e rëndësishmja e procesit të madh që ka nisur për reformimin e drejtësisë.

Nëse disa muaj para 18 dhjetorit dikush do të kishte shkruar se një ditë kryeprokurore, qoftë edhe e përkohshme, do të jetë Arta Marku, deri asaj kohe në një qytet përgjithësisht të qetë, në Pukë, dhe pa pasur në duart e saja, pra në gjykimin e saj hetimin e çështjeve të nxehta, do të kishte qenë një mision i pamundur, edhe mendimi.

Edhe kur ajo paraqiti kandidaturën e saj për vendin që së shpejti do të ishte i lirë, ai i Llallës, edhe më pas, kur doli para Komisionit të Posaçëm, përsëri pak kush do e kishte menduar. Më vonë u gjetën alibitë në punën e përbashkët që kishte pasur dikur me Ulsi Manjën, dikur shef prokurorie në Shkodër, apo si bashkëstudente me figura të njohura të së majtës. Pak kush mendoi përse deri asaj dite, edhe pse në këto “lidhje shoqërore” ajo kishte mbetur në një rreth të vogël, ku problemet nuk kanë qenë aq të përplasshme.

Sidoqoftë, ajo është tani, po bëhen pesë muaj që ajo po drejton Prokurorinë e Përgjithshme. Më tepër se sa një zgjedhje e politikës shqiptare, si duket, zonja Marku ishte një gjetje e përtej oqeanit në marrëveshje me strukturat e veçanta të kontinentit të vjetër.

Si më tha një njohës i vjetër i saj, edhe ai në sistemin e drejtësisë, pas pamjes së ftohtë të kryeprokurores, është një mendim i qartë, i sigurtë dhe që nuk mund të merret nëpër këmbë. Një njeri që nuk ka bërë kurrë kompromise në jetën e saj, nuk do të bëjë as në detyrën e saj.

Socialistët kishin qenë të vonuar në largimin e Llallës, megjithëse ligjet nuk e lejonin heqjen e tij. Ndoshta një ditë mund të pendohen që zgjodhën Markun, por kjo është për një kohë tjetër.

Emërimi dhe detra e saj mund të shikohet në tri pamje të ndryshme:

Pamja e parë: Opozita.

Duhet pranuar se, kushdo që të kishte qenë i propozuar nga shumica qeverisëse në detyrën e kryeprokurorit të Republikës, në vend të Llalës, do të ishte refuzuar dhe do të ishte përbaltur.

Kjo ka ndodhur gjithherë në të dy kampet. Asnjë emërim nuk është parë pa dyshimin e ligjëruar nga koha, pasi gjithnjë emërimet, sidomos në drejtësi, janë parë si një kamxhik në duart e qeverisë kundër opozitës dhe, si një përkëdhelje në faqet e qeverisë. Këtë e kishte bërë gjithnjë opozita kur kishte qenë në pushtet dhe për të ishte e ligjshme që të mendohej edhe më tej kështu.

Në rastin e Arta Markut qëndrimi i opozitës ka shkuar nëpër disa faza.

Fillimisht ishte hutimi. Ajo vinte nga një shtresë politike , e cila nuk kishte asnjë lidhje me regjimin e shkuar. Për më tepër, familja e saj, në dy anët kishte qenë e ndjekur, persekutuar, e zhvatur nga pronat dhe e terratisur në një kohë të dhunshme. Për më tepër, ata ishin mbështetës së Partisë Demokratike, që nga fillimi, një nga pjesëtarët e saj kishte qenë deputete e opozitës, dhe në krahinën nga vinin, sidomos në Mirditë dhe në thellësitë e Pukës, kishin ndikim të ndjeshëm.

Kalimi i saj u prit në heshtje, pasi ende nuk kishin asnjë ngrehinë që mund të hidhnin mbi të. Kishin vetëm faktin se duke qenë disi e panjohur, nuk mund të sulmohej dhe, së dyti, duke qenë nga krahu i tyre politik, nuk mund të kontrollohej e shkuara, si ndodh rëndom n politikën tonë.

E vetmja thirrje që i bënë asaj, sidomos nga çupëlinat, ishte që të mos lejonte që emri i saj të vihej në një krah me shumicën qeverisëse. Kjo ishte fillimisht maja e sulmit ndaj asaj që po merrte besimin e shumicës.

Përmes tymit, çizmeve, përplasjeve, sharjeve, tentimit për një grusht pallati, denoncimeve, të vërteta e m shumë të rreme, zonja Marku, pasi ngriti dorën dhe e vendosi mbi Kushtetutë, tha vetëm një “ Betohem”, dhe shkoi.

Për të tjerët shfaqja kishte mbaruar, por kjo është edhe pika e kthesës në qëndrimin ndaj saj.

Zonja Marku ndërmori hapat e para reformuese, ku ndalimi kishte qenë më i ngarkuar. Spostoi disa njerëz dhe dërgoi të tjerë, ngriti një strukturë më efikase dhe hoqi atë që mund të quhet “mbulesa juridike e krimit”.

Për opozitën, gjithçka që ndodhte e sidomos gjithçka që mund të ndodhte, ishte prishja e tabusë, aq më tepër pasi ajo po vinte nga një njeri që mendohej se kishte qenë i tyre.

Nga thirrjet e zakonshme për mos kandidim, për pesë muaj, për të disatën herë, është kaluar në kërcënime të hapura, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e jetës së saj.

Opozita, si duket, duke mos e mbajtur marazin deri në fund, pasi shumë petë po hiqen nga lakrori i krimit, tani e shpall atë, jo vetëm vegël të bindur të Ramës, por edhe e kërcënon se do të përballet me furinë e ligjit, do të mbajë përgjegjësi, do të jetë precedent i gjykimit etj., etj.

Për këdo tjetër do të ishte e vështirë: për zonjën Marku, si duket ka qenë e pritur, megjithëse besoj se jo deri në këtë shkallë. Kërcënimi i hapur i dy liderëve të opozitës, me një gjuhë halabakësh modernë e arkaikë, mllefi i vërshuar ndaj saj, vërshimi në mediat pranë opozitës i një sulmi që nuk njeh ndalesë, po bëhen gjithnjë e më të furishme, dhe, të paktën deri tani, askush nuk e di se cili do të jetë fundi.

Pse u zemërua opozita kaq shumë me Arta Markun?

A do të zemërohej ajo edhe një kryeprokuror tjetër, po aq sa edhe në këtë rast?

Arta Marku shihet prej opozitës si një devijim nga rregulli i përgjithshëm i perceptuar prej tyre. Sipas kësaj mendësie, edhe nëse je pinjoll i shkallës së tretë apo i së dhjetës në një familje të dënuar politikisht, domosdo duhet të jesh në krahët e opozitës, pjesë e saj dhe vazhduese e një tradite që është krijuar në mendimin e saj: ose me mua, ose kundër meje.

Të jesh me ligjin, në fakt do të thotë të jesh kundër saj. Kundër opozitës. Ky ishte zemërimi i parë i cili solli edhe humbjen e qetësisë.

Opozita u mllefos dhe do të jetë shumë kohë e mllefosur me zonjën Marku pasi veprimet e para të saj, por edhe të tashme, po krijojnë në shumë institucione mendimin se ka filluar shkëputja e drejtësisë nga thundrat e politikës. Ajo ndërmori disa nga aktet e para që dëshmonin se do të kishte një ecje ndryshe, e cila, edhe pse do të prekte shkallët e politikës, nuk do të kishte ndryshim. Largimi i zotit Gina nga drejtimi i prokurorisë së Elbasanit, zonjës Gashi nga detyra e saj, disa lëvizje të tjera jo të pamenduara më herët, të çonin drejt mendimit se ajo që kishte thënë në paraqitjen e saj të parë, se “ prokuroria ka probleme të mëdha”, nuk kishte qenë një fjalë e pamenduar dhe se ajo po shkonte në detyrën e saj me mendim të duhur.

Prova e opozitës, për t’i dhënë një “dajak” zonjës Marku , përmes kalimit të saj nga Zonja Gashi, si të mos ishte aty ose për të dhënë mesazhin se koha e Llallës vazhdon, mori një përgjigje të papritur.

Opozita është e mllefosur me “ deviatoren” e saj, pasi e ndjen se prokuroria nuk është më në atë shkallë e varur nga vetë ajo.

Se si ka qenë prokuroria janë të mjaftueshëm shembujt e tashëm: një katarsis është i pamjaftueshëm. Duhen shkoqitur gjërat. Duhet mendim ndryshe, edhe pse i pashprehur me fjalë të bukura. Si duket, të parët që e kuptuan se koha e fjalëve për “operacionet e vjeshtës” të Llallës, mbaruan.

Largimi i Hajdarmatajt nga posti i tij ishte guri i fundit i deritashëm i tërbimit politik. Koha edhe e kërcënimeve më të mëdha ndaj zonjës Marku. Tashmë, megjithëse u munduan të ruhen disi, shpërthimi kundër saj është bërë i pandalshëm dhe radikal deri në fund, duke thyer edhe ligjshmërinë e përcaktuar të vendit, thyerje, për të cilat, kudo në botën e qytetëruar do të ishin përgjigjur jo lehtë.

Deri ku do të shkojë mllefi dhe tërbimi i opozitës ndaj zonjës Marku?

A do të ketë thyerje të saj dhe risjellje e mbivendosjes së politikës mbi drejtësinë?

Çfarë kohërash e presin Arta Markun?

Po familjen e saj?

A do të ketë thyerje në mendimin e njerëzve të saj të afërt, të cilët, në fillimet e vitit 1990 besuan se erdhi koha që kishin dashur, e së drejtës, barazisë, besimit dhe ligjit?

Çfarë mund të ndjejnë ata kur gjithçka u përmbyset para syve dhe bijës së tyre u mvishet një mllef që ata e kanë ndjerë mbi vete në një kohë tjetër?

-vazhdon-

 

May 14, 2018 14:10
Komento

14 Komente

  1. K. Matik May 14, 15:05

    Fale bujarise se tepruar te piktor-bojaxhiut, sot “OhPozita” po ja shijon akoma me shume frytet veprimtarise se saj te dikurshme. Katrahura e ’97-es, Gerdeci, 21 Janari jane vetem maja e ajsbergut. Kermat sot po e ndjene veten njelloj sikur te ishte ne pushtet. I lutem bedelave partiake te me korrigjojne nese e kam gabim.

    Reply to this comment
  2. minushe May 14, 15:19

    me Ardian Nezhen ne krye te prokurorise se Elbasanit, Kryeprokurorja beri gafe te madhe, e kuptoi shpejt dhe gjoja ai dha doreheqjen per arsye shendetesore…..:(

    Reply to this comment
  3. Rirul May 14, 15:24

    O enverist,a ke noj gjo me Thane per qeverine,Ajo eshte problemi,edhe ne Singapore se lere me ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. Claus May 14, 15:54

    Si fillim duhet te themi, qe eshte, jo vetem qesharake, por edhe e perbuzshme, qe nje enverist si zoti B.Islami te perdore si argument prejardhjen familjare, si te persekutuar, te Prokurores Marku. Eshte me te vertete e neveritshme!
    Ky eshte nje “argument” bajat qe e ka hedhur ne opinionin publik makineria propagandistike e socialisteve ne pushtet, te cilet jane pasardhesit biologjiko-politike te barbareve komuniste… qe kane persekutuar familjen e zonjes ne fjale!
    Se dyti, po aq qesharake, dhe e perbuzshme po ashtu, eshte edhe “argumenti” tjeter qe perdorin socialistet, dhe natyrisht edhe sherbetoret e tyre mediatike si zoti B.Islami, i mbeshtetjes se supozuar, qe Kryeprokurorja Marku, na paskesh nga ” pertej Atlantikut”, sic thote gazetari enverist, Bedri. Po per te njejten arsye. Socialiste, dmth , ish-komuniste, enveriste, staliniste, qe der dje nuk kane lene sharje e fyerje rrugacerore, si ne Kore te Veriut, Iran e vendet islamike ne pergjithesi, kunder ShBA-se, sot , pa piken e turpit ,keta kameleone, keta oportuniste te neveritshem, perpiqen te perdorin si argument, gjoja mbeshtetjen qe na paskeshin nga ShBA-ja …!!!
    Por, edhe ne poshtersi, prape genjejne si derri, duke bere gjoja korrektin! Nuk eshte SHBA-ja, o mashtrues te lindur, por Ambasada e ShBA-se ne Shqiperi. Ne kontekstin shqiptar, ka nje dallim te madh, mes ShBA-se dhe ambasades se saj ne vendin tone. Te gjithe e dime se pse. Kjo do te merret vesh, shume qarte, nga te gjithe, kur pas ca muajsh, do te vije perfaqesuesi i vertete i Presidentin Trump si Ambasador ne Shqiperi. Kur te ike Lu-ja , i cili diten e zgjedhjes se Presidentit Trump si President, ate qe duhej te ishte nje feste ne Ambasade, e ktheu pothuaj ne nje dite zie, morti.
    Sa per Kryeprokuroren qe komunistet si B.Islami ,thone se eshte e nderuar se vjen nga familje e persekutuar,pikerisht ( ehh hipokrizi e t’emen e s’emes !!), doja t’i kujtoja nje gje, ne vend te keshilles qe nuk e meriton aspak: gjithe c’po ben moj zonje e nderuar, eshte pergjegjesi e jotja dhe VETEM e jotja; ata qe te rrahin shpatullat, apo te nxisin nga pas, sot jane, neser nuk do jene; e ti do te mbetesh fillikat para bemave te tua zhurmemedha; shume shpejt, pikerisht per keto qe po ben, do te te kerkohet llogari nga ai qe do te zevendesoje ate qe po te ngroh shpatullat sot; sa per Ramen, as mos mbaj shprese se mund te te mbroje gjate; ai eshte i mbaruar per vete, aq me teper qe ne raste ngushtlleku, sic edhe e ka provuar, ben kurban edhe miqte e shoket e tij me te ngushte, aq me shume ty, nje maloke prokurore (sepse, keshtu thone per ty socialistat, edhe pse je “maloke e mire”…).
    Ne fund te shkrimit, zoti Bedri, shtron pyetjen : Cfare koherash e presin Arta Markun?!
    Ne i pergjigjemi keshtu: kohe te zeza! Shume mekate ka bere kjo zonje, ne kaq pak kohe.
    Vetem pak durim, derisa te vije perfaqesuesi i vertete i Presidentit amerikan ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA May 14, 21:57

      Po na habit, dhe Clausi qetë- qete,
      Me ketë “perfaqsusin e VËRTETË…”
      Sipas Clausit, Ambassador i shkrete,
      Ne emer te Presidentit nuk flet…!
      ***
      Në emer te Presidentit s’flet,
      Por flet ne koken e vet…
      Edhe ti Claus je peshë e lehtë
      E lehtë si gjethe, si fletë….!
      ***
      O Claus, na kujtove Kafenet,
      Ku njeri ja fut Pordhes e tjetri ja pret,
      Prite ate Perfaqsusin e “vertetë”…
      O Clausi yne, medet, medet…!

      Reply to this comment
  5. info analitike May 14, 15:56

    O shoku Bedri po afron 17 maji dita e ngjalave me Lulin. A po pergatitesh edhe ti per festime? Po c’servir kot si te morallshem nje teater te peshtire ku Republika e Re dhe Rilindja kane rene dakord ta shqyejne se bashku torten.

    Reply to this comment
  6. Paul Tedeschini May 14, 16:01

    Un personalisht kam pase shprese (dhe ndoshta vahdoj te keme) se Arta Marku do te ishte e pershtatshme si kryeprokurore per te luftue krimin dhe korrupsionin, qofte ne Opozite, qofte ne Pozite pa dallim.

    Por fakti qe “zadhansi” i Pozites Bedri Islami e lidhe verpimtarine e Arta Markut vetem me Opoziten, me ban te mendoj se Arta Marku NUK ASHT ASNJANSE, siç duhet te jete nji jurist i vertete.

    KEQARDHJE E MADHE.

    Reply to this comment
  7. fteri May 14, 16:55

    Opozita pra ,PD-ja e S.Berishës ,L.Bashës,Munika K,dhe Ilir Metës është ajo që grabiti,shiti ,tradhëtoi dhe i vuri zjarrin tërë shqipërisë ,minoi sistemin gjyqësor dhe krijoi një prokurori krimi me A.Llallën që i nxori ujë të zi vendit. Pra krijoi Gërdecin,21 janarin,tradhëtinë kombëtare të shitjes teritorit detar greqisë,vjedhje të 250 milon euro të rr/kombit ,të çezit etj,etj..që nuk jan ndëshkuar nga drejtësia shqiptarte.Opozita edhe me emrimin e z. A.Markut kryeprokurore po ja shijon akoma me shume frytet veprimtarise se saj te dikurshme kriminale.

    Por paradoksi është se shqipëria është përsëri në kthetrat e klanit kriminal të prokurorisë vjetër mafioze të renegatit S.Berisha ,L.Basha ,Ilir Meta që e quan shqiprinë në shkatrrim total ekonomik,social dhe moral-psikologjik një tip “fashizmi demokratik”,F.Mediu ,Bej Ali e mercenarve të tjerë që kan kryer krime dhe kërkojnë ti shmangen ligjit e wetingut.

    Prokuroria shqipëtare dhe gjykatat ,së bashku me k/p A.Markun sot akoma jan nën kthetrat e plotfuqishmërisë së kriminelit S.Berisha ,Ilir Meta ,L.Basha,Munika K.

    Si paradoks historik shikojm se si u dënua me ashpërsi e dhunë S.Tahiri ,pa asnë provë ,hyri nën KTHETRAT e mafjes së zezë të S.Berishës,kur prokuroria ka përball një mal me krime të S.Berishës e L.Bashës ,Ilir Metës të pa ndjekur ligjërisht ,si krimin e gërdecit ,21 janarit ,vjedhjen e rr/kombit etj..me prova të vertetuara dhe sot këta kriminel livadhisin të lirë.!!!!!!?????

    A’ është barbarizëm ligjor të ndjekësh S.Tahirin ose një debidor drite me burg dhe le të lirë kriminelët e opozitës së A.Markut pa ndëshkuar ?

    Reply to this comment
    • K. Matik May 14, 19:14

      E pare ne aspektin e drejtesise ligjore, per nje shtet vertet demokratik do te ishte e pamundur, skandaloze, pse jo dhe akt kriminal, nese nje gjykate do te leshonte urdher arresti shtepiak kunder nje personi qe gjendet akoma nen hetim (cfare do te thote se akoma nuk ka gje te sigurte nese ka kryer apo jo veprim antiligjor), dhe nga ana tjeter te lejonte kriminelet me damke te livaDhisnin te lire parqeve te kryeqytetit, pa iu dridhur aspak qerpiku prej forces se ligjit.

      Barbarizmi juridik sot eshte po aq flagrant sa dhe shume vite me pare, kur “kafshet prehistorike” (lexo: bastardet me pushtet) per te mbijetuar kafshonin pa meshire njera-tjetren.

      Si perfundim, per bedriun e partise, kryeprokuroren dhe tere ata qe qendrojne pas tyre gjen vend ironia:

      – Ku ishe? Asgjekundi!
      – Cfare bere? Asgje!

      Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 May 14, 16:57

    “Që nga 18 dhjetori i shkuar Shqipëria ka një Prokurore të Re të Përgjithshme, megjithëse ajo është e përkohshme.”
    ec bedri mos e rruj fare,se dhe gjykatën kushtetuese e kemi të përkohshme,të gjithë jemi të përkohshëm se po pregatitemi për të kërkuar azil në botë
    të na rrojë politika e përherëshme se për të tjerat VK!!
    një pyetje kam unë:dhe sa kohë do të jetë e përkohëshme kjo motra e qut??
    apo si puna e gjëndjes së jashtëzakonshme në turqi??
    vendoset dhe s’hiqet më??
    “Nëse disa muaj para 18 dhjetorit dikush do të kishte shkruar se një ditë kryeprokurore, qoftë edhe e përkohshme, do të jetë Arta Marku, deri asaj kohe në një qytet përgjithësisht të qetë, në Pukë, dhe pa pasur në duart e saja, pra në gjykimin e saj hetimin e çështjeve të nxehta, do të kishte qenë një mision i pamundur, edhe mendimi.”
    ec bedri dhe për lenkën askush nuk e kishte menduar që do të ishte një nga “udhëheqset” e shqipërisë!as prindrit e saj!!
    por dorën ishte në gjëndje ta ngrinte,urdhërat i zbatonte pa i dëgjuar fare!!
    kjo është zotësi bedro!!

    Reply to this comment
  9. Alban Dega May 14, 19:49

    From: Alban Dega
    Date: May 11, 2018 at 12:36:48 PM EDT

    PERENDI E SHTETIT …
    SHEN DREJTESIA !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    BANDA E GANGOVE
    KA SHKALLUAR
    SE I PLASI KOKA(INA)
    NE DUAR !
    JO ATIJ POR
    DOLIVICIT
    TE DY JANE
    VEC ZOGJ KERRIQIT !
    E HENGRI
    DHE HOR BESIMI
    LAKU SHKON
    TEK SALADINI !
    FLAKA DEL
    FILL PAS TYMI
    TYM I ZI
    MAFIAS NE
    SHQIPERI
    NE KRYE TE SAJ
    SHOKU SALI
    KRYEPESHKU
    NE TEPSI
    PESHQ TE MEDHENJ
    NE RADHE PAS TIJ
    NE DAC NE PARTI
    E NE DAC NE SHPI!
    RROFSH E QOFSH
    O ZOT DREJTESI!
    EDHE VONON
    POR KURRE
    S’ VDES TI !
    PO I VJEN FUNDI
    SALIQIT
    ZEMRA E SHTETIT
    ESHTE VECSE
    PREJ LIGJIT!
    NE GRAHMA
    TE FUNDIT
    SALIKRACIA
    SHPIRTI I SHTETIT
    ESHTE DREJTESIA
    DRIDHET MULI
    E LUL HAJNIA
    KAPLON SALEN
    DREQ… CMENDURIA
    MONA CIZMEN TRONDIT HISTERIA! YLL MAVRINE. KAP LEMERIA !
    ALIBE GEBELSIN
    TRONDIT CMENDURIA
    CMENDURIA E TERBIMI NGA DREJTESIA E ZOTERI VETINGI
    NE DOSJE TE TYRE
    KEMBEKRYQ ULUR
    KUSARIA- KRIMI.
    NE KLD TEK MINISTRIA
    KAMIKAZE I PAT SALÍA
    NUK I SHPETON
    AS GJURULLDIA
    NE HORIZONT
    U FEKET QELIA !
    NE GRAHMA TE FUNDIT. SOT ESHTE MAFIA !
    VRANE ME PLUMBA
    VRASIN ME FJALE
    SHPATE INTRIGAT
    JATAGAN SINGINE
    VICIDOL SHTRIGAT
    NASTRADIN SALINE
    UA LEVIZE FIJET
    SIC DO NEN SURDINE
    VEC KAMIKAZIN
    TA BEJNE ATA DINE
    GJITHNJE ZGJEDHIN
    ME TE MIRIN
    KRYQEZUAN ARTEN
    TANI FATMIRIN !
    ME TYMUESE
    E MIELL TE BARDHE
    SHOHIN FUNDIN
    CUNAM DUKE ARDHE
    SE KRIMI PAANE
    PO U DEL DARDHE
    PANIKU TMERRI
    TERBIM LEMERIA
    BUZEQESHKRYEPESHKU
    VETE MARESHALL SALIA
    KERCEN LUKUNIA
    SE KANE PREJ QEFIT
    SE KANE PREJ GEZIMIT
    E KANE PREJ HALLIT
    E KANE PREJ TERBIMIT !
    HIDHET KRYEPESHKU
    E KA PREJ ZAVALIT
    BANDA E GANGSTERVE
    ESHTE NE PIKE TE HALLIT
    I PARI NE VALLE
    GJITHNJE BUZAGAZ
    PARA E MBRAPA
    NJEMIJE KAMIKAZ!
    TRONDIT PANIKU
    TE PARIN E TE FUNDIT
    TOKA NEN KEMBE
    I RRESHQET MAFI
    KATUNDIT
    SE BUZEQESH MIRE
    KUSH QESH I FUNDIT TERBIM LEMERIA
    NE AGONI MAFIA
    PO RILIND SHQIPERIA
    OKSIGJEN LIGJI
    SHPETIM DREJTESIA!
    FESTE E MADHE
    PO VJEN TEK
    SHQIPERIA
    NE FRON PO VIHET
    VETE PERENDIA
    EMRI I SAJ ESHTE
    SHEN DREJTESIA!

    Reply to this comment
  10. Aliu nga Selenic May 14, 20:29

    Akoma nuk po kuptojen se sote jemi ne kushte te nje jet pluraliste madje ne kushte ku njerzit me nuk duhet ti nenshtrohen luftes se klasave apo ase qe duhet te gjykohen si ne kohen komuniste dhe ase ne ate te Berishes.!
    Ne se ka forc politike qe dine te harmonizoi intersat shtersore eshte Partia Socialiste.
    Pavarsishte se vjen nga nje e kaluar komuniste (ku ne fakte nga e kaluaera komuniste vijet te gjith forcat politike shqiptare) kjo forc politik PS eshte e afte ta drejtoje vendin jashte ketyre komplekseve ku po diskutohen sote qe per mendimin tim jane tejte pa ven.
    Tek Partia socialiste gjejn strehen e vete te gjith shtrsat politike. Nuk ka ndodhur qe te mos merret nje ne pune se i perket shtrese politike opozitare.
    Po te vresh ke plon ne nje zyre sote te rije te shkolluar qe perfaqesohen nga shtras te ndyshme. Ke bij komunistesh ne zyre , ke bije Ballistesh ne zyre, ke legalistsh ne zyre (more si shembull) Pra PS-ja eshte parti shtersote ku perfaqesohen te gjith shtrasat shoqerore me se miri, ndrysh nga PD- e nga Berisha.
    Vetm fakti qe te persekutuariot politike ne mandatin e PS-se jen shperblyare me shume se mandare e PD-se te len te kuptosh nje gje te tille per forcen e majte.
    Sa i perket ceshtje se Organev te pavarura te shqiperise lufta e PS-se per nej gjykate dhe prokurori te pavarure duket ashiqare me shume se te gjith qeverit e tjer .Ne ket kontekse ase Arta marku dheAse te tjeret nuk do te gjejn veten te rrezikuat si ne kohen e Berishes.
    Edhe ne se iken Amasadori LU kjo nuk do te thote se luan ndyshe politik Ameriken. Politika e shteti Amerikan eshte solide dhe jo ashtu sice e parashikon komentuesi me larte ku sipas tyre qnkan duk pritur te ike Lujka dhe te persekutohet Arta Marku.
    Lufta po behet per te mposhtur keto gjuetij politik qe deri tani i kan prishur shume pune drejtesi dhe qeverisva shqiptare.!

    Reply to this comment
  11. N.VJOSA May 14, 21:58

    Po na habit, dhe Clausi qetë- qete,
    Me ketë “perfaqsusin e VËRTETË…”
    Sipas Clausit, Ambassador i shkrete,
    Ne emer te Presidentit nuk flet…!
    ***
    Në emer te Presidentit s’flet,
    Por flet ne koken e vet…
    Edhe ti Claus je peshë e lehtë
    E lehtë si gjethe, si fletë….!
    ***
    O Claus, na kujtove Kafenet,
    Ku njeri ja fut Pordhes e tjetri ja pret,
    Prite ate Perfaqsusin e “vertetë”…
    O Clausi yne, medet, medet…!

    Reply to this comment
  12. Engjelli May 15, 12:22

    Arta Marku,femer e forte per qellimin e te drejtes,te gjithe qe flasin kundra jane te sponsorizuar nga Mona e Meta,keta jane felliqesirat qe ne momente goditjeje te forte nga populli me vota ,keta me qetesi e dashuri bejne aleanca per te miren e vendit. OOOOOo popull,keta qe bertasin i kane femijet jashte ku paguajne miliona ne vit,ku minatori i varfer nuk i mer per pese vjet,dhe keta qajne per minatoret dhe femijet e tyre. Thirrini mendjes,shkaterrimin e kemi midis nesh,dhe jo pak po President,ku e shoqja botokson per te fshehur friken e drejtesise popullore. Vilat,palmat,sarajet brenda vendit e jashte vendit nuk behen me qetesi e dashuri,por me shantazhe kimikaze qe aktivizohen me urdher te Monikes.E presim ate dite te perballjes me drejtesine te Monikes dhe Metes si pret populli Llotarine amerikane,ku mendon se vetem ajo eshte shpetimi. Kurajo Arta Markut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*