Opozita, Basha shpalos projektin një-pikësh

February 22, 2016 14:56

Opozita, Basha shpalos projektin një-pikësh

 

Motorët opozitarë tashmë janë ndezur, raportojnë Gojët e Liga. I ngritur në skenën e pallatit të sportit “Ballisti” mes stuhisë së brohorimave të simpatizantëve, kreu demokrat Lulzim Basha shpalosi, kësaj herë me detaje, projektin e tij qeverisës.

“Plani im njëpikësh synon një Shqipëri pa Edi Ramën”, theksoi Basha, “nëse fiton e djathta, unë premtoj solemnisht se asnjë vogëlush nuk do të jetojë në një Shqipëri me Ramën kryeministër”. “Pse, do të thoni ju? Sepse kryeministër do të jem unë”, shtoi ai duke korrur brohoritje. “Nëse fitojme ne”, vijoi kryeopozitari, “asnjë pensionist, asnjë minator apo invalid, nuk do të zgjohet natën i lemerisur, i shqetësuar se këtë vend e drejton ende Edi Rama”.

Në vijim, kryetari Basha hyri më në brendi të programit, duke folur mbi projektin e tij për sistemin arsimor. “Shkollat po keqmenaxhohen, nuk kanë fonde. Por ne do të bëjmë të pamundurën që gjimnazistët dhe studentët shqiptarë të ekspozojnë maksimalisht talentin e tyre të përbashkët, atë të largimit të Ramës nga qeverisja”. Një temë interesante ishte dhe ajo e qëndrimit të së djathtës: Rama jashtë qeverisë. I njëjti motiv përshkon edhe planet afatgjata të PD-së në fushat e ekonomisë, të drejtave të ca njerëzve, shëndetësinë dhe sigurinë rrugore.

I vetmi devijim në paraqitjen e projektit qeverisës të Partisë Demokratike, ndodhi kur pas fjalës së Bashës, në skenën e pallatit të sportit ‘Ballisti’ u ngjit prapë Basha, i cili në fjalën e vet shpjegoi qëndrimin e të majtës mbi çështjen delikate të mjedisit. “Le të mos harrojmë një moment kyç: Ky vend meriton politika të qarta për mjedisin, ajrin e pastër, ujin e pijshëm, tokat e pakontaminuara. Ndaj, ne do luftojmë për një parlament pa Ilir Metën”, deklaroi Basha.

February 22, 2016 14:56
Komento

3 Komente

  1. Davidi February 22, 17:53

    Pika e pare e programit: Te vij une kryeminister. Pika e fundit: Kryeminister mua. Ju beni gallat, po Lulo edhe mund te vije. Se ky popull qerrata harron sa hap e myll syte

    Reply to this comment
    • aurela February 23, 11:41

      Mos e dhente Zoti kurr, qe KM i ardhshem te jet ky HAJDUTI , TRADHETARI , VRASESI E KRIMINELI
      LUL-BASHOVIC.FAZLLICI. !!!

      Reply to this comment
  2. MH November 30, 15:52

    Ti do jesh kryeminister i garantuem me keshilltare zgjebarakun Berisha mbasi te bani stazhin e burgut.Duhet te kaloni ne kullen e burgut te veshtiresive qe t’iu vije mendja rrotull e te kojtoni se ky vend ka zot e ligj dhe njerez me nivel qytetariet ne politike dhe jo me malok Vicidolit qe nuk zbret nga kali pa i ra pelumb ballit.
    Nese dikur thuhesh asht ma lehte ta fitosh se te qeverisesh.Sot per ekipin ballist te Shqupit rrezultojne te dyja,shume veshtire per ta fitue dhe shume ma veshtire per ta mbajte.

    Reply to this comment
  3. Koco December 4, 23:02

    Meshiroje o Zot se ky Luli nuk ka Rrjedhur por kane ” me nder pjerdhur e i kane mbushur breket me gjithe lugatin Berishe Teroristin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*