Opozita braktis Kuvendin. Berisha: Rama mos të mbajë asgjë në tavolinë. Rama: Tani s’më lë as shishja

March 10, 2016 12:17

Opozita braktis Kuvendin. Berisha: Rama mos të mbajë asgjë në tavolinë. Rama: Tani s’më lë as shishja

Opozita e braktis edhe këtë të enjte sallën e Kuvendit.

Deputetët opozitarë lanë seancën menjëherë pas fjalës së ish kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili sërish e vuri theksin te nevoja për “dekusarizimin e Parlamentit”.

Sali Berisha më së shumti u mor me Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sipas tij, Rama duhet të largohet nga parlamenti, pasi deputetët dhe ministrat socialistë deklarojnë që duan më shumë partinë, se Shqipërinë.

“Partia Socialiste bëri dje aktin më anti-kombëtar të parë ndonjëherë. Ata vunë partinë mbi Shqipërinë. Bijtë u kthyen tek etërit. Edi Rama nuk ka asnjë interes tjetër përveç pushtetit të tij personal. Kundërshtarët e tij janë budallenj e dele.

Nuk përdor dot termat e të atit apo Kolekës, por mendon se kundërshtarët e tij ata janë armiq për tu zhdukur. Ministri i jashtëm deklaron në Asamblenë e turpit se Shqipqëria dhe partia janë e njëjta gjë.Enver Hoxha bënte zgjedhje një herë në kater vjet, Rama as këtë nuk e lejon”, tha Berisha.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha ka kërkuar nga Meta që mos të lejojë Ramën të mbajë shishe, pasi mund ta godiste. “Kryetar, ky që është pas mos të ketë as shishe asgjë në tavolinë. Në Asamble le t’i mbajë, këtu mos t’i mbajë, ka dëshmuar shenja agresiviteti që mund të cojnë në katastrofa të mëdha”, tha Berisha.

Pas fjalimit të tij, Berisha mori deputetët e PD-së dhe doli nga salla.

March 10, 2016 12:17
Komento

4 Komente

  1. # March 10, 12:41

    Kllocka mblogji zojgjt dhe ikua jasht parlamaentit..Edhe pse kllocka ka vendos me dashurin e vet nji gjelkokosh perseri ben ligjin.
    Dashuria per partin asht dashuri per Shqiperine.Dhe Dashuria per Shqipeine nuk asht dashuri per partinen.

    Reply to this comment
  2. E po kjo pune! March 10, 13:00

    O hale po nuk ke goje ti te flasesh per patriotizem se e dogje dhe percellove vendin 5 here, kane ikur me mijra bij nenash me sherret dhe rremujat qe shkaktoi PD, fale detin, ngule varret e grekut, dhe peng ortodoksine, fale me koncesione vendin, i ke bere te gjitha qe greko-serbi enderron. Edhe komunizmin ju e dhjete, sera juaj e servileve dhe te shiturve. Merreni me nje fjali, keta qe pergojoni ju nuk i kane bere dem Shqiperise por po e ndertojne se ti vetem ke shkaterruar. Blusho dhe ti boll na cave menderen me statuse e budallalleqe, nese duhet ti kerkosh llogari Rames, kerkoi qe nuk vihet drejtesia e premtuar ne vend, te tjerat jane pallavra dhe shmangin vemendjen nga problemi kryesor qe jane fijet e greko-serbit ne vend.

    Reply to this comment
  3. GJAK SERBI March 10, 14:42

    PP TY O KRIMINEL TU DOGJ BYYHA PER SHQIPERINE,,, O PLAKU KEQ, QE E SHITE SHQIPERONE DHE PASURINE PER DY LEK KLANEVE DHE BANDAVE, VURE DOR DHE TEK UJRAT SHQIPTARE,, ME ANTISHQIPTAR DHE KRIMINEL I POPULLIT TE TIJ,, SHQIPERIA SE KA PARE EDHE ZOGU SE KA BERE,
    ENVER HOXHA JO E JO,,, TI DO NGELESH PER JETE TURPI I SHQIPTATEVE QE DO KUJTOHESH ME BREZA,,,,, KUSH FLET PER SHQIPERI,,, PTUUUUUU RRAC E GEN I POSHTER ANTISHQIPTAR,,,,

    Reply to this comment
  4. GJAK SERBI March 10, 14:46

    PoTY O KRIMINEL TU DOGJ BYTHA PER SHQIPERINE,,, O PLAKU KEQ, QE E SHITE SHQIPERONE DHE PASURINE PER DY LEK KLANEVE DHE BANDAVE, VURE DOR DHE TEK UJRAT SHQIPTARE,, ME ANTISHQIPTAR DHE KRIMINEL I POPULLIT TE TIJ,, SHQIPERIA SE KA PARE EDHE ZOGU SE KA BERE,
    ENVER HOXHA JO E JO,,, TI DO NGELESH PER JETE TURPI I SHQIPTATEVE QE DO KUJTOHESH ME BREZA,,,,, KUSH FLET PER SHQIPERI,,, PTUUUUUU RRAC E GEN I POSHTER ANTISHQIPTAR,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*