Opozita braktis sërish “Ligjet”. Bylykbashi: Pa Metën, hetimi do ishte ndryshe

March 23, 2015 18:00

Opozita braktis sërish “Ligjet”. Bylykbashi: Pa Metën, hetimi do ishte ndryshe

Opozita nuk është tërhequr nga rruga e bojkotimit të punimeve të komisioneve parlamentare. Deputetët e djathta braktisën sërish sot pasdite Komisionin e Ligjeve.

Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi deklaroi se është e kotë të diskutohet pa u zgjidhur çështja e dorëheqjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Ilir Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen, që drejtësia të çonte më tej hetimin. Në rast dorëheqjeje, hetimi do të merrte pistë tjetër. Ne paralajmëruam që kreu i Kuvendit do të ndikonte. Ndaj, ai vend duhet të zbrazet”, tha Bylykbashi.

Ndërsa Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, iu përgjigj se vendimi varet nga prokuroria. “Prokuroria vepron si e çmon ajo të arsyeshme”, tha ai.

March 23, 2015 18:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*