Opozita cakton datën dhe orën e protestës së radhës

May 15, 2019 18:40

Opozita cakton datën dhe orën e protestës së radhës

Opozita ka caktuar protestën e saj të radhës. Ajo do të mbahet në datën 25 maj, ora 19:00.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit ët shtetit ku ndodhet vendi.

Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama.

Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha Basha pas mbledhjes së Kryesisë

 

v.l/ Dita

May 15, 2019 18:40
Komento

4 Komente

  1. TLN May 15, 19:01

    Jo po mos e ka kuptuar gjithe galaksia dhe gjithe universi.Terroriste serbo-shpellare.

    Reply to this comment
  2. P May 15, 19:21

    E mor Bashe Je futur ne rruge pa krye.
    As vete nuk di cte besh.
    Me perralla revolucioni nuk shkon askund.
    Ike per lesh.
    Ta zhduku Sala partine qe te dha qyl.

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela May 15, 20:02

    Basha me Kryemadhin caktojnë datën dhe orën e protestave të dhunëshme.
    Ideatori i “revolucionit popullor” Sali gjëmëziu deklaron botërisht KUSH PREK INSTITUCIONET MERITON PLUMBIN.
    Si ta kuptojmë këtë “këshillë”?!
    1 – Etja për gjak
    2 – Destabilizim të vëndit.
    3 – Frikë nga 21 Janari: Do një shëmbull konkret që “edhe pala tjetër vret”; pra ka bërë
    atë që bëjnë të gjithë.
    U përpoqën maskarenjtë (gjithmonë ideja Saliut) për një viktimë të djegur, të gjallë, por su eci, policia e shpëtoi nga zjarri.
    Do të rrojme e shikojmë! Fundi tyre është në horizont. Tani janë qorollisur.dhe ecin kuturu, në rrugë pa krye.

    Reply to this comment
  4. Komentuesi May 16, 00:19

    Ora 19.00 eshte e rreziksheme se eshte planifikuar nga Berisha dhe Basha,se ne ato ore te erresires mund te vrasin ndonje protestues per te fajsuar Ramen.Ky eshte plani Berishes dhe metode e veprimit te tij terrorist.Ai po pullcet se deri tani nuk e ka realizuar dot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*