Opozita del me qëndrim zyrtar: Pro paketës “McAllister Plus”, ta pranojë edhe Rama

May 17, 2017 12:17

Opozita del me qëndrim zyrtar: Pro paketës “McAllister Plus”, ta pranojë edhe Rama

Koalicioni opozitar përmes një deklarate për median thotë se ka pranuar “propozimin e integruar të Mc Allister Plus” të paraqitur edhe nga ndihmës zëvendëssekretarin e Shtetit Hoyt Yee.

Sipas opozitës, është Rama ai që ka rrëzuar propozimin.

Njoftimi për shtyp përmban 16 pika dhe në të fundit shpreh bindjen se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga Rama të propozimit të integruar “McAllister Plus” për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

DEKLARATA

1.      Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.

2.      Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.

3.      Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.

4.      Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.

5.      Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.

6.      Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.

7.      Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.

8.      Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.

9.      Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.

10.  Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.

11.  Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.

12.  Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus,  të prezantuar nga z. Hoyt Yee.

13.  Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.

14.  Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15.  Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi  opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.

16.   Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

May 17, 2017 12:17
Komento

8 Komente

  1. MH May 17, 12:51

    Grupi krimeve qe i bashkoi vrulli ANTIVITTING.

    Reply to this comment
  2. Arber I May 17, 12:53

    Fitore ne tavoline e Ali Baba Saliut dhe Cetes se tij!

    Reply to this comment
  3. Aleks May 17, 13:39

    Amerika u dha mundesi kriminelve tè qeverisin

    Reply to this comment
  4. albani May 17, 15:27

    Shikoni si jane renditur, si patat ne fluturim, ne forme V.

    I pari, trimi i Gerdecit, Fatmir Mehdiu, me pas vjen ai, i Madhi Fare, hajduti dhe vrasesi i kater shqiptareve, filoserbi dhe filorusi me emrin Lulzime Basha, pak me pas, nga largesia,por jo nga rendesia eshte greku Dule, pastaj Agroni i Dukajve, here kryetar i nje klubi (si ne nje klub futbolli), here i nje tjetri, djathtas, dhe menjehere mbas Z. Dule, vjen i madhi Nard Noka, filozofi, shkencetari, shpikesi, artisti, karagjozi, kurva (sa me nje parti me nje tjeter), dhe se fundi politikani pijetar me i madh qe ka njohur ndonjehere parlamenti i Shqiperise Dash Shehi, “i drejti”, “i urti”, shembulli i hipokrizise shqiptare, dhe faqekuqi (faqekuq nga pija 24 oreshe).
    Ja keta jane baballaret, Balli Kombetar, Balli i Kombit dhe krenaria jone.
    Te na e rrojne!

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA May 17, 15:57

    SINE QUA NON .

    Vetingu nje kusht i domosdoshem me konsensus ose me Referendum mbarepopullor njekohesisht me zgjedhjet e reja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cdo marreveshje, cdo negocim, cdo konsensus pa miratimin e Vetingut eshte antishqiptare, antiamerikane dhe antiperendimore. Pike !
    95 per qind e shqiptareve kudo ne Bote perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi dhe Vetingun!
    100 per qind e deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise miratuar me vote Reformen ne Drejtesi !
    95 per qind e Shqiptareve kudo ne Bote e duan SHBA-ne dhe BE-ne !
    Reforma ne Drejtesi pa Vetingun eshte si nje trup pa zemer, si nje kadaver pa shpirt !
    Askush nuk ka te drejte ligjore as njerezore te beje pazare as allishverishe me kete aspirate as vullnet te lire te nje populli te lire!
    Vetingu eshte nje kusht i panegociushem, i domosdoshem per cdo marreveshje, konsensus ose vendimarrje politike !
    Vox Populous Vox Deux !
    Zeri i Popullit ! Zeri i Zotit !
    Nese bisedimet nuk japin rezultat te shkohet ne Referendum mbarepopullor per miratimin e Vetingut njekohesisht me zgjedhjet e reja !
    Miratimi i Vetingut eshte kusht i domosdoshem, i pakundershtueshem, i panegociushem!
    Eshte kusht: SINE QUA NON .
    PIKE .

    Reply to this comment
  6. Fieri May 17, 17:18

    Eeeeee ! Tani qe u vajti dhe “Kaubojsi” nuk mbahen me keta ! Po me pare “kaubojsit duhet ti mesojne shkrim e sidomos lexim……..

    Reply to this comment
  7. info analitike May 17, 19:09

    Shoke po tani si i behet qe topin i ka ngecur Rames? A do te pranoje Rama komrpomisin apo do te shkoje ne qeveri moniste qe do te rezistoje vec pak kohe?

    Reply to this comment
  8. Fatmir Lohja May 18, 09:36

    Ju politikane te nderuar,te se djathtes , pse nuk e nenshkruat marreveshjen ne vakt?Kush mban pergjegjesi per keto vonesa te kota?Na e shpjegoni pak se çfare fitore keni arritur?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*