Opozita dhe pozita i kanë hipur trenit të zhavorrit

Arben Duka December 30, 2015 16:04

Opozita dhe pozita i kanë hipur trenit të zhavorrit

Reforma në drejtësi,
si shpëtimi i Vatanit,
gjen një vend me rëndësi,
në postimet e Ristanit!

S’e dinim në të vërtetë,
na e tha shoku Arben,
se opozita e SHQUP-it,
na paska një goxha tren!

Është treni që na nisi,
PD-ja drejt Europës,
treni që për dreq bitisi,
na hodhi në fund të gropës!

Po ata e nxorën prapë,
atë trenin e gremisur,
dhe rrugën që dikur humbën,
për çudi e kanë rinisur!

Neve aspak nuk e dinim,
po e tha shoku Arben,
se si hipën dhe Edvinin,
me pahir në këtë tren!

Nga ky tren e nga ky tren,
do t’i vijë vendit shpëtimi,
dhe mashinist këtë herë,
do të jetë Lulëzimi!

Lulëzimi-hokatari,
ka zënë vendin e Doktorit,
doli nga garazhi i SHQUP-it,
treni i ndryshkur i zhavorrit!

Mbushur treni i zhavorrit,
plot me vrasës e kusarë,
që për ironi të fatit,
po na dalin shpëtimtarë!

Mendojnë se u ringritën,
plot me zhurmë e plot me bujë,
po tetë vjet me atë tren,
bënë një vrimë në ujë!

Maxhorancë e minorancë,
në një tren sot janë bashkuar,
po dihet-që për Bruksel,
rruga është e pashtruar!

Është fare e pashtruar,
rruga për në Europë,
se Njëzet e Një Janari,
është në mes si super gropë!

Ndaj më duket pa kuptim,
sulmi i shokut Arben,
se realisht Edi Rama,
s’mund të hipë në atë tren!

Se në trenin e zhavorrit,
të pret era-suferina,
dhe pse rrinë aty të ngjeshur,
dhe xhelati dhe viktima!

Duam të gjithë pa dyshim,
që këtu të vijë e mira,
po si rikuperohen,
gjithë ato gjyqe të ndyra?!

Për pastrim të drejtësisë,
ç’është ai që s’ka dëshirë,
po si do anulohen,
gjithë ato vendime-zgjyrë!

Unë e di-ndaj dhe i them,
mos u vjas-o Zoti Lu,
nuk mund t’i faktorizosh,
mostrat e godinës blu!

Natyrisht që do të bëhesh,
zhgënjim i çdo njeriu,
nëse pret që për reformën,
të japë votën xha Saliu!

Dot s’na akuzon askush,
se kemi paragjykime,
po reforma prandaj bëhet,
që të gjykojë ato krime!

Sa të ketë këtu Nishan,
Lulëzim edhe Sali,
asnjëherë s’do të bëhet,
reforma në drejtësi!

Me këtë klasë politike,
do shkojë zi edhe më zi,
sepse gjysmë e atij treni,
e kanë vendin në qeli!

Arben Duka December 30, 2015 16:04
Komento

19 Komente

  1. kastriot December 30, 17:19

    Nen pushtetin e demokrateve ose te “xha Saliut”, u futen ne NATO, u liberalizuan vizat dhe u neneshkrua marveshja e stabilizim asiocimit. Pra nuk jane pak, por shume per te hyre ne Europe.

    Reply to this comment
  2. Sulo kapedani December 30, 18:03

    RESPEKTE Z. ARBEN DUKA.

    Reply to this comment
  3. qiri December 30, 19:52

    100% dakort

    Reply to this comment
  4. D.G December 30, 20:02

    Bukur

    Reply to this comment
  5. pelivan December 30, 23:54

    bravo.

    Reply to this comment
  6. tyty December 31, 09:46

    E gjithe Paria e Tiranes eshte njelloj. Rama tha per Reformen ne vjeshte po shkon edhe dimri dhe asgje sduket ne horizont. Tani thote 2016. Eshte thjesht mashtrim per te mbajtur njerezit me shprese si per te blere kohe. Mezi po e shtyn.

    Reply to this comment
  7. mos luaj me popullin December 31, 11:20

    Perfekte, por si do ti behet halli ketij Vendi.

    Reply to this comment
  8. I Vemendshmi December 31, 19:04

    Ole, ole kaçibole
    Vjen ustai me 7 kaqole
    Nje e poq, nje e doq
    Pese i hangri me gjithe zoq.

    Reply to this comment
  9. Samy December 31, 20:14

    Bravo,Arben.

    Reply to this comment
  10. Pelivan December 31, 20:49

    Bukur

    Reply to this comment
  11. Shuaip Gypi December 31, 22:49

    Mjeshtrit rapsod te Jugut Arben Duka:

    Hej, ta marrsha o Frrok Haxhia,
    Te ben iso ciftelia
    E Ndue Shytit bash prej Puket,
    Shoku i vet Arben prej Duket!

    Vargjet e Arbenit tone
    Vec ky popull i kupton,
    Bemat e Salih halldupit
    Pleh edhe ushqim kunupit!

    Mos merakosi mor djem,
    E burra katerqind derhem!
    Nuk tundet kjo Shqiperi
    Nga ca Rama e Salih!

    Reply to this comment
  12. lato January 1, 03:16

    Lu-ja ben si i bukri shejtan.Do t`i vare Saliut melcine e drejktesise ne qafe.

    Reply to this comment
  13. TRENISTI PA PATENTE January 1, 11:14

    NUK I KANE HIPUR TRENIT TE ZHAVORIT,JO.I KANE HIPUR MAKINES SE MUTIT

    Reply to this comment
  14. Arber January 1, 16:38

    Poet Brilant.

    Reply to this comment
  15. petrika January 1, 20:06

    Duan s duan Salinjte,reforma ne drejtesi do te behet.Dite me te mira e presin shqiperine.

    Reply to this comment
  16. [email protected] January 2, 22:47

    aq bukur e ke bere o Beno ,sa nuk ka ku te shkoje me ,por me termend kjo reforma eshte nji vrime ne uje…..

    Reply to this comment
  17. LABI January 4, 04:37

    Reforme ne drejtesi,
    a jorgane per kriminele,
    une aspak nuk e besoj,
    se ne drite do na nxjere!

    Me hajdute e kriminele,
    me suflere te paguar,
    s’mund te behet drejtesi,
    per sovranin e shume vuar!

    S’mund te bejne ligjin aspak,
    ca te huaj te hutuar,
    qe na vijne nga ane e anes,
    e flasin nga maja e thanes!

    S’mund ta kuptoje nje I huaj,
    ate qe shqiptari ndjene,
    ndaj kjo puna e Venecias,
    hic fare s’me pelqene!

    Fakti qe dhe vete zoti Lu,
    shkone e falet te gjyshe Saliu,
    me duket pak e ngateruar,
    me duket pune e deshtuar!

    Pa na dele dhe Ristani,
    si kerpudhat mbas shiu,
    thote se ne tren kete rradhe,
    mashinist nuk eshte Saliu!

    Ristani s’eshte aq I zgjuar,
    te tuboj e te postoj,
    them dikush e ka mesuar,
    se me c’tren do garoje!

    Eshte treni I mashtrimit,
    i hajduteve dhe i krimit,
    ate qe permbysi mileti,
    qe drejtonte nje “burre shteti”

    Kete rradhe do te bejne qitje,
    me “yllin e ri ne ngjitje”
    do provojne perseri,
    Shqiperine ta bejne hi…!

    Treni ndryshkur I xhavorit,
    trashegimni e doktorit,
    nuk besoj, te jete tamam
    te kete vend edhe per Rame!

    Se Rama nuk eshte as vetem,
    ka me vete nje milione,
    ndaj me bindje e them une,
    treni Shqup-it nuk mjaftone!

    Ai tren qe drejte se ardhmes,
    eshte nisur vetetime,
    eshte treni i sovranit,
    mashiniste ka Edvine!

    Reply to this comment
  18. LABI January 4, 16:38

    Reforme ne drejtesi,
    apo jorgane per kriminele,
    une aspak nuk e besoj,
    se ne drite do na nxjere!

    Me hajdute e kriminele,
    me suflere te paguar,
    s’mund te behet drejtesi,
    per sovranin e shume vuar!

    S’mund te bejne ligjin aspak,
    ca te huaj te hutuar,
    qe na vijne nga ane e anes,
    e flasin nga maja e thanes!

    S’mund ta kuptoje nje I huaj,
    ate qe shqiptari ndjene,
    ndaj kjo puna e Venecias,
    hic fare s’me pelqene!

    Fakti qe dhe vete zoti Lu,
    shkone e falet te gjyshe Saliu,
    me duket pak e ngateruar,
    me duket pune e deshtuar!

    Pa na dele dhe Ristani,
    si kerpudhat mbas shiu,
    thote se ne tren kete rradhe,
    mashinist nuk eshte Saliu!

    Ristani s’eshte aq I zgjuar,
    te tuboj e te postoj,
    them dikush e ka mesuar,
    se me c’tren do garoje!

    Eshte treni I mashtrimit,
    i hajduteve dhe i krimit,
    ate qe permbysi mileti,
    qe drejtonte nje “burre shteti”

    Kete rradhe do te bejne qitje,
    me “yllin e ri ne ngjitje”
    do provojne perseri,
    Shqiperine ta bejne hi…!

    Treni ndryshkur I xhavorit,
    trashegimni e doktorit,
    nuk besoj, te jete tamam
    te kete vend edhe per Rame!

    Se Rama nuk eshte as vetem,
    ka me vete nje milione,
    ndaj me bindje e them une,
    treni Shqup-it nuk mjaftone!

    Ai tren qe drejte se ardhmes,
    eshte nisur vetetime,
    eshte treni i sovranit,
    mashiniste ka Edvine!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*