Opozita e tashme nuk është gjë tjetër veçse qeverisja 2009-2013

February 20, 2019 00:36

Opozita e tashme nuk është gjë tjetër veçse qeverisja 2009-2013

Nga Bedri Islami

Befas, kur asnjë nuk e dinte, shefi  de jure i opozitës, pasi kishte marrë vetëm bekimin e shefit faktik, bëri shpalljen e tij për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë.

Megjithëse ndodh për herë të parë në praktikën pluraliste shqiptare, nuk është asgjë e jashtëzakonshme dhe asnjë që mund të shkulë një shtet.

Praktikat e bëra deri tani, nga të dyja palët, me bojkote të gjata, deri në pragun e humbjes së mandatave, kanë qenë fillesa e këtij vendimi, i cili ka lidhje me tri gjëra: mplakjen para kohe të protestës së 16 shkurtit, kur gjërat dolën nga dora e organizatorëve dhe qëllimi për të patur një 21 janar dështoi; drojën se me këtë ritëm do i duhej të hynte në zgjedhjet vendore dhe përfundimi i tyre mund të ishte edhe fundi i tij në politikë e jo vetëm në politikë dhe, së treti, pasiguria e verdiktit që do të kishin dhënë bashkë opozitarët e tjerë, të cilët, edhe e kanë qejf parlamentin, ku janë futur vjedhurazi, në listat e dhuruara, edhe duan një pjesë të pushtetit.

Tashmë është dhënë vendimi i opozitës për djegien e mandateve, nëse nuk pendohen rrugës dhe e bëjnë këtë vetëm me deklarim partiak dhe jo sipas ligjit. Por, le ta marrim të mirëqenë. Në parlament do të mungojë opozita dhe ajo nuk do të mbushet me opozitarë të skalionit të dytë.

Le ta marrim të mirëqenë se edhe shefi i qeverisë do të bindet dhe do të largohet nga posti i tij për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja të parakohshme. Le të mendojmë se do të kemi edhe një qeveri teknike, e cila, e përbërë apo jo nga socialistët, do të realizojë këto zgjedhje.

Pra, le të bëhen të gjitha ato që kërkon opozita… deri edhe kalimin e Edi Ramës në skalionin e heshtur të socialistëve. Ja, u bënë të gjitha këto: si do të vazhdojë më tej?

Do të ketë zgjedhje politike me këtë sistem zgjedhor, me këtë kod, ku shefat janë gjithçka dhe ata do të vendosein mbi të gjithë?

Do të ketë vazhdim të plotësimit të mëtejshëm të reformës në Drejtësi apo do të pritet deri sa të përfundojnë zgjedhjet politike e vendore?

Kush do e miratojë këtë qeveri dhe kush do i votojë ligjet e saj? Nëse opozita ikën dhe qeveria bie atëherë nuk ka më parlament, ose, si edhe më parë, parlamenti do të jetë i njëanshëm dhe përsëri opozita do të jetë kundër ligjeve dhe gjithçkaje tjetër të servirur prej tij?

A do të mund të bëhet precedent i vazhdueshëm rënia e një qeverie sa herë i do qejfi opozitës dhe braktis parlamentin?

Çfarë do të kishte bërë, ta zëmë, ish shefi i qeverisë, Berisha, nëse do të kishte pushtetin, me një opozitë që largohet?

A do të ketë opozita të njëjtin mendim politik e qytetar me Berishën, për drejtuesin e një force politike, i cili duhet vrarë me plumb në ballë?

Të gjitha këto janë enigmat e para, por, mbi të gjitha, a mundet që largimi i Edi Ramës të jetë alibia juaj?

Opozita e tashme nuk është asgjë tjetër veçse qeverisja e viteve 2009 – 2013. Është qeverisja më fatale që ka pasur vendi në rënien e pandalshme të financave dhe krijimit të skandaleve. Humnera financiare e krijuar nga qeveria Berisha dhe kryefinancieri Bode ishte aq e thellë dhe shterruese, e përgatitur me kujdes dhe qëllimisht, sa që, menjëherë pas ndërrimit qeveritar, vetë ish kryeministri deklaroi me mburrje se Shqipëria shumë shpejt do të kishte të njëjtin fat si edhe shteti grek.

A i duhet ribesuar qeverisja e vendit, po të njëjtëve, krejtësisht të njëjtëve, me ndonjë ndryshim kozmetik, që është edhe më i turbullt se sa origjinali, dhe, të cilët, në krejt pak vite skandalizuan gjithçka që mund të ishte e arsyeshme?

Qeveria që mund të ofrojë opozita është e njëjta në njerëz, mendim, ide apo vizion si ajo e ikura e vitit 2013. Sido që ta marrësh do të kemi të njëjtët emra qeveritarë, vetëm nëse aty nuk do të jetë edhe çuni i Fahriut, si kulmi i mediokritetit politik e mendor.

Do të kemi të njëjtët që janë pjesë e vrasjeve të 21 janarit, që e kthyen Ministrinë e Brendshme në një fraksion të “bandës së çiftelisë” të rikthyer së fundmi në kupolën e policisë nga Rilindja e Ramës, që rivendosën veten mbi institucionet e pavarura të shtetit, që shpallën kreun e shtetit, prokurorin e përgjithshëm dhe kryetarin e shërbimit informativ si puçistë dhe zonjat e nderuara i shpallën si lavire; do të kemi autorët e krijimit të një drejtësie mizerje, të kapur nga politika dhe krimi, të cilët i shërbyen qeverisjes deri në marrëzi dhe qeverisja i la të lirë të bëhen oligarkët e drejtësisë.

Largimi i Ramës, nëse ndodh, nuk do të thotë se tashmë ju jeni të larë nga fajet e mëkatet, e disa edhe nga krimet që realizuat.

Rama, për fat të keq, nuk iu përmbajt kontratës me votuesit e tij, kryesisht për dënimin e krimit tuaj politik, financiar e njerëzor, dhe, për këtë, ai duhet të ndëshkohet nga partia e tij, por edhe nga njerëzit, të cilët, edhe pse kanë rezerva të mëdha ndaj tij, kur e krahasojnë me ju, u duket se të paktën e kanë një sy.

Rama, sido që është, nuk është alibia juaj dhe as falja e mëkateve tuaja.

Të djegësh mandatet, sepse ke drojën e dështimit të rradhës, se kërkon të kesh nën komandë të komanduarit lehtësisht, se fshesa e drejtësisë po vjen drejt trajtimit të gjithë asaj që ka ndodhur në këto 30 vite, sepse më i rehatshëm është pushteti se sa sakrifica… kjo nuk ka lidhje me qeverisjen e Ramës.

Ende, sot e gjithë ditën, liderët e opozitës nuk dhanë një koncept ndryshe, një shenjë se diçka ka ndryshuar tek ata dhe, nëse kësaj here nuk do të ketë një Pazar në sipërfaqe, askush të mos habitet nëse rrënjët e pazarit të nesërm të kenë një ditë zbulimin e tyre.

Nusja nuk nusëron dot dy herë… vetëm nëse ndërrohet dhëndrri.  Por, qoftë nusja, qoftë dhëndrri, qoftë krushqit, janë të njëjtë.

Botuar sot në Dita

February 20, 2019 00:36
Komento

5 Komente

  1. Nuk kane frike nga POPULLI horrat February 20, 09:22

    DITA, PARAROJA E SE MAJTES SE VERTETE SHQIPTARE.
    FAleMINDERIT QE I THONI KAQ BUKUR TE VERTETAT TONA TE HIDHURA.
    ZGJIDHJA ESHTE REVOLTA
    REVOLTA, REVOLTA, REVOLTA KUNDER GJITHE KLASES POLITIKE QE NA KA PIRE GJAKUN DHE VAZHDON TA BEJE.
    POPUJT E TJERE NE MOMENTE TE TILLA KANE PJELLE REVOLUCIONE, MEKANIZMA REAGUES EKSTREM.
    BRIIGADAT E KUQE DUAN KETA HORRA.
    DERISA TE RIKTHEHET TEK TA FRIKA NGA POPULLI

    Reply to this comment
  2. demo February 20, 10:12

    Jane lojtare te dy palet.Luajne Poker.Ky gorilla mavi i ka dhene Bashes,nuk e ka lene pa gje.Dy here nga 18 miljon euroi dha per pallatin ne mes te detit.Ilir Metes ja ka lene buxhetin e Presidences ne dore,qeveri me vete.Pa mendo pak si e ngordhi Berisha,Bamir Topin,qe s`kishte para te shkonte gjer ne Amerike,kur e ftuan per nje qoke?Edhe furnitoret e PD,Bashkim Ulaj,biznesmeni i Bashes,Kuci dhe te tjeret si Samir Mane jane ne krye te gostise se Rames.Ceshtja e Bashes eshte se ka nje cete hajdutesh ordinere prapa qe kane 6 vjet pa futur duart ne pilaf e kabuni si jane mesuar! bandite me topuz si Florenc Hoxha dhe Hajdute me cizme si Dashamir Xhika nuk jane mesuar te agjerojne.Keta jane problemi i Bashes dhe Mones.Per keta po behet RREVOLUCIONI.

    Reply to this comment
  3. qeverisjet krahasohen ne ekonomi February 20, 12:09

    Nuk eshte opozita e sotme qeverisja e 2009-2013. Po edhe sikur te jete ti Bedrio kujton se po tremb njeri?
    Meqe ti kujton se tremb e ligeshton njeri po te bej ca krahasime midis asaj qeverie te 2009 – 2013 dhe kesaj qeverise 2013 – 219.
    Qeveria 2009 – 2013
    Beri disa rritje minimale pagash e pensionesh.
    Asistenca e atyre qe dilnin nga puna ishte 1 vit.
    Buxhetoret e Shqiperise moren sipas ligjit c’do dhjetor ate qe quhet Rroga-13, pra shperblimin e fund-vitit.
    Energjia elektrike fale fashes deri 300KW paguhej me pak se sot nga mbi 80% e popullsise.
    Taksat e tatimet kane qene absolutisht me te ulta se sot.
    Borxhi publik ishte 62%.
    Qeveria 2013 – 2019
    Prej 6 vitesh asnje rritje pagash per buxhetoret e Shqiperise e vetem nje pakete cigare rritje pensioni per pensionistet.
    Asistenca sot eshte vetem 6 muaj.
    Kane 6 vjet qe buxhetoret nuk merrin Rrogen-13 apo shperblimin e fund-vitit qe eshte nje e drejte e tyre me ligj.
    Taksat e tatimet sot jane me te larta se ne qeverine e shkuar (kete e dine mire ato qe kane biznese).
    Borxhi publik i fshehur pas PPP-ve qe u bene simbol i kesaj qeverie ka kapur 80% duke alarmuar FMN.
    Qeveria e Berishes ishte e dobet ne rritjen e mirqenies se shqiptareve!
    Qeveria e Rames eshte shume e forte ne varferimin e shqiptareve!
    Pra o Bedri ti sot vetem sa tremb ca militante te punesuar nga qeveria Rama, se shqiptaret nga kjo qeveri Rama mbajne mend mire tiparin e saj baze, ekonomine e deshtuar te vendit dhe ekonomine e varferuar te familjeve te tyre.

    Reply to this comment
  4. info analitike February 20, 17:25

    Po pse o Bedri mavria keta te qeverisjes 5- vjecare ku ndryshojne nga ata te meparshmit? Hjadute, kriminele e maskarenj i ke te gjithe e u djegshin te gjithe bashke me mandatet e tyre qe nuk i kane aspak nga populli por nga kryetaret. Ti kishin nga populli kishin punuar per te miren e tij e jo per t’iu bindur tekave te kryetareve ne interes te popullit. Na u bere me keq se Tao Tao o Bedri se ti jep edhe jeten per partine, Tao maksimumi ve partine mbi atdheun.

    Reply to this comment
  5. Fatmir February 20, 20:18

    E kam degjuar qindra here shprehjen se Rama nuk ka ndeshkuar krimet dhe korrupsionin e qeverise se meparshme.Kur e degjon nga njerez te zakonshem dhe pa horizont e mirekuptoj,por kur e degjoj nga intelektuale me neveritet dhe me vjen te uleras .Ne nje sistem demokratik ka tre pushtete(mediat konsiderohen pushteti i katert),pushteti legjislativ ose parlamenti qe miraton ligje,pushteti ekzekutiv ose qeveria qe propozon ligje dhe pushteti gjyqesor qe garanton zbatimin e ligjeve.Nese pushteti gjyqesor do te ishte i shendetshem,do te luftohej krimi i djeshem dhe i sotem,korrupsioni i djeshem dhe i sotem,sikurse dhe votat e vjedhura te djeshme dhe te sotme.Pra eshte e lehte te kuptohet se cfare i mungon vendit,nje pushtet i vertete gjyqesor.Me mbeshtetjen e SHBA dhe BE reforma ne drejtesi po ecen perpara edhe pse jo me ritmet e duhura.Nese do te perfundoje me sukses ajo do te jete arritja me e madhe ne 30 vjet pluralizem.Tani sillni ne kujtesen tuaj se cilet jane perkrahesit dhe cilet jane kundershtuesit e flakte te reformes ne drejtesi.Armiqte e reformes jane ata qe kerkojne zgjedhje te lira,lufte kunder krimit dhe korrupsionit,dy nocione qe kundershtojne vetveten,sepse nuk mund te jesh kunder reformes dhe te kerkosh efektin e saj.Pra pergjigjja ime per keta intelektuale dhe njerez te zakonshem eshte te presin krijimin dhe funksionimin e organeve te reja te drejtesise dhe deri atehere te qepin gojen.Shume njerez perkrahin idene e krijimit te nje force te re politike qe do te ndryshonte gjithcka per mire.Por kush na e garanton nje gje te tille,a nuk u krijuan te gjitha forcat politike me kete qellim dhe rezultati eshte ky qe kemi sot?Per me teper kjo force e re politike do te merrte votuesit idealiste te cilet sot votojne te keqen me te vogel dhe do ta percanin ate duke favorizuar forcen regresive me rrezikun ta sjellin ate ne pushtet.Pasojat e ketij zhvillimi nuk ka nevoje ti rendit por njeren do ta permend,zhberja e reformes ne drejtesi dhe konsolidimi i shprehjes:ky vend nuk behet kurre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim