Opozita iraniane mblidhet në Paris, në takim edhe Majko me Mediun

July 1, 2018 11:46

Opozita iraniane mblidhet në Paris, në takim edhe Majko me Mediun

 

Opozita iraniane që njihet ndryshe si muxhahedinët, u mblodh sërish këtë vit në Paris, në takimin e tyre më të rëndësishëm, që mbledh delegacione nga e gjithë bota.

Pjesë e delegacionit shqiptar ishte ministri për diasporën, Pandeli Majko dhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

“Irani i Lirë” ishte tema e takimit të këtij viti.

Maryam Rajavi, Presidentja e këshillit kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha se fitorja është e pashmangshme pasi kryengritja dhe protestat e kanë kaluar tashmë kufirin dhe Irani do të jetë i lirë.

“Kjo është beteja e kombit iranian. Rrëzimi i regjimit është i pashmangshëm. Fitorja është e sigurt dhe Irani do të jetë i lirë”, u shpreh Maryam Rajavi, Presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Rajavi foli gjatë për protestat e 6 muajve të fundit, që ka dobësuar pozitat e liderit Khamenei, i cili tashmë sipas saj nuk ka më legjitimitet.

Dhe idetë për Iranin e së ardhmes, ajo i ka të qarta.

“Kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë barazinë gjinore, ndarjen e fesë nga shteti, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias, dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshilleve dhe sindikatave. Ne përkrahim një Iran jo-bërthamor”, tha Rajavi.

Sipas muxhahedinëve, hapi i parë drejt Iranit të lirë do të jetë kalimi i sovranitetit tek populli dhe pas rrëzimit të qeverisë, do të krijohet një qeveri e përkohshme 6-mujore, që detyrë kryesore do të ketë hartimin e një kushtetute të re.

Të ftuar në takimin e Parisit ishin senatorë amerikanë dhe politikanë të të të gjithëve krahevë në Europë.

a.s/dita

July 1, 2018 11:46
Komento

4 Komente

  1. Lili July 1, 15:19

    Ky diasporen e vete nuk e takon….po i ka mbetur me takuar diasporat e huaja.

    Reply to this comment
  2. XXXL July 1, 18:46

    Turpi me i madh, shqiptaret jane legena ku lejojne te perfaqesohen nga nje vrases si Fatmir Gerdec Cami.

    Reply to this comment
  3. Po,Po July 1, 19:59

    Mire z. Majko qe e ka detytre si minister i diaspores , po
    Mediu cfar do atje ?! Me siguri , e kane cuar sherbimet sekrete te interesuara , kundrejt nje shume te hollash !

    Reply to this comment
  4. DALLTON July 2, 03:21

    Ne nji te ardhme do ta denoje K/Ministrin e SHqiperise dhe qeverine e sotme me gabimet qe po bejne ,kur Europa dhe SH.B.A.Fatmir -Mediun,tek “pafleti”e cilesojne si VRASES ne Gerdec ,kurse keta me siper e caktojne ne grup -pune me ministrin e diaspores Pandeli -Majko ,kjo te le te kuptosh se Qeveria dhe K/ministry ,nuk pyesin ,per ate qe vrane e qe vriten si puna e kati bodigardit te Fatmir XHafes por vetem shikojne interest e tyre per te mos humbur karrigen e tyre dhe ne rrastin konkret karrigen “Magjistare”te k/ministrit,prandaj Edvin-Qoftja duhet ti llogarise mire personat qe ul apo ngre ne detyre se ne fund te fundit nji piktor eshte dhe asgje me teper.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim