KUNDËR…

April 20, 2018 12:28

KUNDËR…

 

Dihet-që Reforma në Drejtësi,

ka qenë kushti kryesor që i qe vënë Shqipërisë,

ndaj opozita e vjetër dhe ajo që kemi tani,

ka qenë dhe është kundër Reformës së Drejtësisë!

 

Idiotët kanë menduar se gjithë lëvdatat,

do të shkonin në favor të Ramës dhe Qeverisë,

për asnjë çast s’i ndalën kryqëzatat,

kundër Republikës së Shqipërisë!

 

Mbasi në zgjedhje u shpartallua,

partia e dhier e Lulashit,

mbas zgjedhjeve fort u inicua,

fushata e paparë e hashashit!

 

Kjo fushatë e paparë antishqiptare,

qe sikur në stomak të të qëllonin me grusht,

sidomos kur opozita jonë dykrenare,

kërkoi që hashashi për negociatat të vihej si kusht!

 

Në këtë fushatë ultra të pabesë,

Petriti i LSI-së ka qenë më radikali,

por dhe në Reformën në Drejtësi qe kolona numër pesë,

me të drejtën e Zotit mori gradën e lartë si Krye-Karnavali!

 

Po për Mero Bazen-analistin me klas e me sqimë,

Petriti ka qënë frymëzimi i magjishëm,

me krahasimin e tij më la pa frymë,

kur e etiketoi si idiotin më të dobishëm!

 

Kur për negociatat qe kulmi i diskutimit,

këtu shpërthyen flakët dhe shpik mosbindja civile,

dhe u bënë tok kundër anëtarësimit,

një kryedebil dhe pa dyshim një kryedebile!

 

Ridoli në skenë dhe plaku i marrë,

me fjalorin më të ndyrë që mund të mendohet,

që dhe zyrtarisht ofiqin SHPIFËS e ka marrë,

dhe e kanë zënë dridhmat se mos arrestohet!

 

Dhe Lulashi tha se s’është koha për të festuar,

me një gjuhë që dhe s’kuptohet tamam,

kish shkuar në Gjermani për të “lobuar”,

që kundër të mos votonte Parlamenti Gjerman!

 

Ky hipokrit qenka i “shqetësuar”,

se negociatat Gjermania do t’i bllokojë,

po ky garant-ka për të lobuar,

që grupi pranë PD-së kundra të votojë!

 

Beteja për negociatat ende s’ka mbaruar,

dhe s’është çudi të ndodhë ndonjë “skandal”,

se njëzet e shtatë vende kanë për të votuar,

dhe për çdo Parlament votimi është nominal!

 

Opozitën dìhet që e kemi armike,

dhe tani mëndja i është bërë furtunë,

dhe të njëzet e shtatë qeveritë nuk i kemi mike,

dhe veç një e vetme duhet të na prishi punë!

 

Po dhe në ndodhtë s’bëhet kijameti,

thjeshté do të shtyhen ca muaj etapat,

Komisioni ja ka hapur dritën këtij shteti,

dhe pak më pas do hapen negociatat!

 

Arben Duka

April 20, 2018 12:28