“Opozita ka vetëm fjalën, qeveria ka shumë më tepër se kaq!”

September 8, 2018 13:00

“Opozita ka vetëm fjalën, qeveria ka shumë më tepër se kaq!”

Dhe opozita,
vazhdon programin,
dje pikë qëndrimi,
kish Elbasanin!

Bëj me disa,
çudi për besë,
se opozita,
qenka pengesë!

Qenka pengesë,
që punët s’ecin,
dhe gjithandej,
projektet ngecin!

Po fare ndryshe,
e mendoj unë,
se opozita,
s’prish asnjë punë!

S’prish asnjë punë,
them pa shaka,
se opozita,
veç fjalën ka!

Veç fjalën ka,
dhe disa zëra,
e qeveria,
i ka të tëra!

Del e flet Luli,
me ulërimë,
ultimatume,
për qeverinë!.

Fjalë në erë,
Ramës i shpie,
po asnjë gjethe,
nga fjalët s’bie!

Po këtu njerëz,
vriten përdita,
ata nuk vriten,
nga opozita!

Përditë ka,
falimentime,
po s’ndodh se Luli,
bën ca postime!

Po kush pushtetin,
do të synojë,
me domosdo,
do sabotojë!

Dhe sabotimin,
e kthen detyrë,
nëse i lihet,
pak hapësirë!

Do sabotojë,
dhe do gënjejë,
po veç nga llafet,
ç’mund të na gjejé?!

Dikush do ketë,
ndonjë zhgénjim,
por unë më shumë,
flas në parim!

Kur opozita,
shpejt kërkon thela,
kryeministri,
do jetë tabela!

Gjithë opozitat,
do bashkëpunojnë,
“kokën” e tija,
veç do kërkojnë!

Dhe kjo kërkesë,
merr rëndësi,
nëse presionin,
do hajë ai!

Nga këto gjëra,
ka në çdo vënd,
po kriza ndodh,
veç në Kuvënd!.

Kur i ke numrat,
nuk ke qeder,
pushtetin ndryshe,
askush s’e merr!.

Po një çudi,
po e dëgjojmë:
“Me Edi Ramën,
në zgjedhje s’shkojmë!.”

Te Rama syrin,
të gjithë e kanë,
po dhe këto,
veç llafe janë!

E thamë dje,
e themi sot,
se kundërshtarët,
nuk i zgjedh dot!

Në kështu gjërat,
do funksiononin,
do thoni mot:
“S’duam Erionin!”

Nëse s’tërhiqet,
shoku Erion,
gjithë opozita,
në zgjedhje s’shkon!

Kjo është logjika,
që s’ha logjikë,
muhabet rruge,
jo politikë!.

Në vend çudirash,
ne po jetojmë,
dhe xhevahire,
plot do dëgjojmë!

A.DUKA

September 8, 2018 13:00
Komento

5 Komente

  1. rapsodi popullor September 8, 14:07

    Opozita fjale ka, tjeter nuk mund te ket
    gjithe pushtetin e ka…ky Rama i shkret,
    ky mendimtar, ky i perkushtuar,
    vetem per ket popull, rri duke punuar,
    ja, ka tash 5 vjet qe eshte ne pushtet,
    kudo varferi, kudo vec ibret,
    per keto ja vlen qe te lavderohet,
    plus e trafik droge, qe vetem sa shtohet,
    pune e qeverise eshte vec lavderimi,
    packa se gjendja eshte vec mjerimi,
    ky Rama i mire nga shteti nuk merr vesh,
    Ekonomia ka ikur e gjitha per lesh,
    borxhi publik rritet, AhMUTI lavderohet,
    biznesi falimenton, papunesia shtohet,
    rrena me pensionet, me buxhetoret rrena,
    derr-derr vetem fjale, pordhe dhe fena,
    flet Rama krekosur si gjeli ne pleh,
    mjerimin kudo ben sikur s’e sheh,
    fajeson opoziten se nuk po e le rehat,
    te vjedhe e te ngopet ky zorra i gjat,
    e jo vetem por me gjithe dinasti,
    shushunja gjakpirese me emrin qeveri,
    me ket qeveri hajdute, varferia vetem rritet,
    me kryeminister idiot, asgje tjeter s’pritet.

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 8, 14:09

    OPOZITA E LUL KAMARIERIT
    ESHTE SI FRONTI I ENVERIT
    ESHTE SI GAZETA BASHKIMI
    NJE OPOZITE SI NASTRADINI
    PA LULUSHIN EDVIN KAQOLI
    VDES KREJT SI AGAMEMNONI
    QE E THERRI EGYST DASHNORI
    DHE ME PAS GRUAN E TIJ JA MORI
    NGA LULUSHI BURON GARANCIA
    QE EDVINI S’LEVIZ NGA KUTIA
    NGA KUTIA MAFIOZE E PANDORES
    QE BRENDA KA HORRAT E VLORES
    KUSHOT E SAJE QORRIT, ESKOBARI I KANINES
    GONI I XHAFES DHE TAULANTI I KOKAINES
    PA LULIN EDI KAQOLI VDES DHE MBARON
    SE ME LULIN PARET ME THASE ASKUSH S’I SHIKON
    PA LULIN EDI S’KA ME KE TE MASHTROJE
    PA LULIN EDI KAQOLI KEQ DO TE MBAROJE

    Reply to this comment
  3. intelektual; te "njoh", pa te kritikoj.. September 8, 16:20

    intelektual, ti ja fut’ t’gjithve.
    na qeveris’ ti, se te ka “hije” .
    dje, gryk’, qenefi.
    sot… “demokracie” .
    megjithat’, kur shan lulin,
    hallall dhe…..ram..ien.
    ps.
    ama, vec lulin
    dhe ram’ trallakun
    si heq dot ti,
    i heq…dajaku..

    Reply to this comment
  4. katarakti September 8, 19:07

    Pa dyshim qe Rama ka shume gabime dhe te meta. por megjithate mbetet qeverisja me e mire e ketyre 28 vjeteve. Disa,qe shkaterruan, vodhen dhe e rropen kete shtet dhe kete popull, bejne tani te mallengjyerin. Kerkojne nga Rama mrekullira. Qe ai te rrise me shkop magjik nivelin e jeteses, ta beje Shqiperine vend modern europian etj etj. Pse ia kerkoni keto gjera sot Rames dhe nuk ia kerkuat atij qe premtoi se do ta bente Shqiperine si gjithe Europa?! Pasi shkaterruat gjithçka ishte ndertuar me gjak e djerse gjate 45 vjeteve, perfshi ketu edhe mbi 400 uzina, fabrika, kombinate dhe ndermarrje, pasi u shiten te te huajt te gjitha burimet tona natyrore, pasi borxhi i jashtem kaperceu ne mi 60 perqind te GDP-se – tani doni nga Rama te rregulloje gjithçka. Ai po ben aq sa mundet. Bile beri shume e shume gabim qe pagoi borxhet qe Berisha u kishte bizneseve. Ju keni hallin qe te rivine ne pushtet miqte tuaj nga Viçidoli dhe beni sikur po i qani halln varferise se njerezve. Por njerezit kane sy ne balle te shikojne sesi jeton Luli me shoket e tij! Kane mendje per te bere diferencen ndermjet atyre qe shkaterruan, vodhen dhe shiten gjithçka me ate qe po perpiqet te ndale rrokullimen dhe rrumpallen. Sado te beni gam gam Ramen do ta keni ne kurriz persa kohe do te doje ai. Se nuk ka alternative me te mire. Opozita babale as qe llogaritet!

    Reply to this comment
  5. Shahisti September 9, 08:40

    Po qe per fjale o bejtxhiu yne i fshatit, o ke fjale ti o s’ka njeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*