Opozita nuk do ta votojë ligjin për magjistraturën

July 21, 2018 12:25

Opozita nuk do ta votojë ligjin për magjistraturën

Vetingu do “presë”,
koka përsëri,
ndaj i gjithë sistemi,
kërkon gjak të ri!

Që të mos na mbetet,
i paralizuar,
dhjetëra magjistratë,
duhen promovuar!

Ata që Reformën,
e kanë sabotuar,
këtë promovim,
s’kanë për ta votuar!

Opozita jonë,
është fort e gëzuar,
sepse mbijeton,
veç duke bllokuar!

Sot në organikë,
kanë shumë minuse,
Gjykata e Lartë,
edhe Kushtetuese!

Situata duket,
s’ka nevojë për lente,
të dyja Gjykatat,
janë inegsistente!

Arshivat e tyre,
do të mbushen plot,
po asnjë gjykim,
aty s’bëhet dot!

PD-LSI,
një trup i bashkuar,
ligjin organik,
s’kanë për ta votuar!

S’e kanë hiç problem,
se i sheh mëhalla,
do gjejnë një sebep,
do ikin nga salla!

Është seancë e fundit,
e gjithë legjislaturës,
do mbyllet me ligjin,
e magjistraturës!

Mosvotimi i tij,
është vërtet skandal,
se ai në fakt,
është një ligj formal!

E dekreton apo s’e dekreton Meta, Ligji për teatrin hyn në fuqi!

Aktorët-nga opozita,
e tërhoqën besën,
tash ajo tek Ilir Meta,
e ka gjithë shpresën!

Albana që gjithë betejës,
i jep tonin-o,
i bën thirrje Presidentit:
“Mos e dekreto!”

Nuk e dimë-nëse Iliri,
zgjyrën do dëgjoi,
dhe Ligjin aq të përfolur,
s’do ta dekretoi!

Po nenet e Kushtetutës,
Meta mirë i di,
sepse Ligji në çdo rast,
do hyjë në fuqi!

Me dekret-a pa dekret,
Ligji do kaloi,
ndaj dhe Presidenti ynë,
s’ka pse të riskoi!

Maxhoranca ka fuqinë,
për ta rivotuar,
nëse Meta sjell një letër,
të padekretuar!

Albana paska zbuluar,
gjithë ato skandale,
dhe ka bërë ca llogari,
krejt fenomenale!

Matematikën e saj,
kush djall e kupton,
se aty do vjedhi Rama,
mbi dyqind milion!

Dhe sa për të humbur gjurmët,
është ai teatër,
aty miliarda lekë,
do korren me drapër!

Po prallat me miliarda,
nuk i ha njeri,
qenka poshtë asaj gërmadhe,
minierë me flori!

Nuk mundet të kundërshtojmë,
një logjikë gomari,
se aty çdo lloj fitimi,
Rama do ta marri!.

Këto janë pa diskutim,
fjalë dhe vetëm fjalë,
Ilir Meta-me Albanat,
s’ka pse bëhet palë!

Opozitën e shkretuar,
mëndja e gënjen,
sepse firmë e Ilir Metës,
dhe vlen edhe s’vlen!

Po e ka një detyrim,
firmën për ta hedhur,
maxhoranca aktuale,
aty e ka zgjedhur!

A.DUKA

July 21, 2018 12:25
Komento

1 Koment

  1. Mark U.K July 21, 18:11

    Kush te tha o poetaruc partiak,dikur spiun i tyre kur ishin pa ndrruar emrin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*