Opozita nuk e njeh më “frikën”, e bëri copa BE-në, edhe Amerikën

December 16, 2017 13:51

Opozita nuk e njeh më “frikën”, e bëri copa BE-në, edhe Amerikën

 

PD dhe LSI,

nuk e njohin “frikën”,

e bënë copë BE-në,

edhe Amerikën!

 

Një luftë e madhe,

ka plasur këtu,

kundër Vllahutinës,

edhe Zotit Lu!

 

Në një zë Lulashi,

edhe zonja Mona,

u thonë-mos ndërhyni,

shumë në punët tona!

 

Po përmbi të gjithë,

Titi kapedan,

u kujton se jemi,

një vend krejt sovran!

 

Kurse xha Saliu,

me ajpad në duar,

na e nxori Lu-në,

dhe të korruptuar!

 

Këto përfundime,

Sali karnavali,

i ka nga Tik Llalla,

jo nga dixhitali!

 

Tani opozita,

është mbledhur grusht,

dhe thotë-se do bjerë,

dëborë në Gusht!

 

Tani në Dhjetor,

kur dhe gjethet thahen,

do të piqen fiqtë,

se Lulit i hahen!

 

Ramës ndënë këmbë,

po i dridhet toka,

se i ka bërë benë,

trimi Flamur Noka!

 

Noka-more Noka,

serbes i serbesit,

që Ramës i vjen,

poshtë rripit të mesit!

 

Poshtë rripit të mesit,

ka një biberon,

ndaj Rama-nga Noka,

nuk ka si shpëton!

 

Shteti është mbërthyer,

i gjithi nga frika,

tani që janë bashkë,

Luli dhe Monika!

 

Dashuri e madhe,

në kohë të kolerës,

saqë janë harruar,

gjithë sharjet e verës!

 

Kur Luli i ngrehur,

tek çadre’ lirisë,

strehë e maskarenjve,

i tha LSI-së!

 

Strehë e maskarenjve,

dhe tumor malinj,

po sot maskarenjtë,

s’janë aq të këqinj!

 

Tani njeri-tjetrit,

i janë bërë erashkë,

urrejtja për Ramën,

i ka bërë bashkë!

 

Dikur LSI-ja,

strehë e poshtërsisë,

tani u bë SHQUPI,

strehë e LSI-së!

 

Përmbytjet mbaruan,

dhe nuk u bë nami,

por nga opozita,

po pritet cunami!

Arben Duka

December 16, 2017 13:51
Komento

11 Komente

  1. Shahisti December 16, 15:05

    Ka marre shembull nga Komandanti Legjenda Enver Bytho Gjirokastra, qe nuk i trembej syri nga imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik dhe nga tribotistet kineze edhe nga duka i Lichtenshteinit.

    Reply to this comment
  2. tomsojeri December 16, 15:25

    E cte them o Arbeni i madh ! “Kenget” e tua kan melodi te thell popullore e prek zemtat tona !Kjo hordhi hajdutesh ,kriminelesh e tradhtaresh te pacip ,ka dal hapur ne mejdan e spyet se u doli fare boja ! Ata din me mir nga ne cfar i kan ber ktij populli dhe spo len as gurin e fundit pa hedhur !U bashkuan plehrat se ajo qe i bashkon esht shum shum me e madhe nga cka i ndan ! Nuk di vec sa do i duroj ky popull ,se nuk jan nje e dy por nje klas e ter qe sdi si tja ve emrin, se nuk besoj te ket prodhuar historia te till perbindesha me pamje njeriu !Kjo hordhi, ,pjell postkomuniste me shum ftyra por e nji ndergjegje ,esht pjell e ksaj toke dhe po nuk u pastrua, ky popull kurrr ska per te par hajer ….Shpresoj qe ashtu si ty jan ter shqiptaret e ndershem e te pushtuar e do gjejn forcen te shpetojn veten dhe Shqiperin

    Reply to this comment
  3. Jaho December 16, 18:24

    O Arben poeti na luajte fiqirin hidh ne karte ca bejte per Saimir Tahirin.

    Na thuaj cdo behet lumi qe na mori shkruaj thjesht dy fjale per Sajmirin, qorrin.

    Nuk duam detaje qe nuk thua ti por per ato fakte qe bota i di.
    erdhi telegrami i forte hata larg nga Italia nga Katania.
    ti qe ke nuhatje je bicim spiuni shkruaj nja dy vargje per Sajmo merhumin.

    Reply to this comment
    • shqipe pelivani December 17, 00:32

      Sepse,bota s’ka asnje fakt.
      faktet i ka nje tjeter trap,
      medemek basha i Salehit alabak…

      Reply to this comment
    • rapsodi popullor December 17, 12:15

      Aha per Tahirin, Dukes nuk i vjen zeri,
      se eshte menderosur kok e kembe i teri,
      dikur Duka leter Taulant Balles i ngjizi,
      i lutej per Tahirin, ate mi gjirizi,
      po jepte dhe urdhera per Prokurorine
      “Oresti i Sotes shpejt te lere qeline”
      Ku je o Duke per Tahirin sot?
      dil e bej prap Leter te Balla idiot!
      se ai Tahir qorri, kokrra e hajdutit,
      do ju marre te gjitheve te gropa e mutit.

      Reply to this comment
  4. info analitike December 16, 18:58

    Bejtexhiun e ka lene kujtesa. Helbete pleeri hesapi dhe e ka harruar bemat e kryepsikopatit kunder Shqiperise kur ne pushtet ishte Berisha dhe lobohej per anetaresimin ne NATO, heqjen e vizave dhe anetaresimin ne BE. Natyrisht pa harruar se si iu versulen asokohe ambasadorit Arvizu. E po dashuria per partine i ka keto dhe ben qe te harrohen dhe skandalet me LU e Vllahutinke e jo me qe te permendet perseri ndonje Vetting.

    Reply to this comment
    • N. December 17, 10:26

      @info, ji pak origjinal ne mendimet e tua!
      Kryepsikopat nje ka Shqiperia!
      Ai njihet tashme boterisht!
      Eshte Doktor Sali Mashtrusi M i t o m a n!
      Ai e beri lesh arapi Shqiperine dhe tani do ta pengoje ne rrugen drejt EU-së!
      Po te ish Rama Psikopat, nuk do te mbeshtetej nga Politikanet me te larte te Perendimit, EU- dhe SHBA!…
      Kryeprokurori , zgjedhja e tij monitorohet rrepte nga nderkombetaret! Sepse Drejtesia qe pritet nuk do te jete më si ajo e Plepave te Saliut!
      Sopata do te pres nga te gjitha krahet e Politikes!
      Per nje pushtet te pamvarur po flet EU-ja dhe SHBA!
      Ketu do jemi dhe do shohim si do vertiten ngjarjet!

      Reply to this comment
  5. intelektuali December 16, 23:36

    MONIKA ME LULIN JANE PERSERI BASHKE
    SI ISHTE EDI ME LIKEN NE NJE DORASHKE
    SI ISHTE LIKJA ME SALIUN NE NJE QYMEZ
    KUR E MBUSHEN SHTETIN ME PLOT BYLMEZ
    PRANDAJ LU-JA DO QE T’I VEJE KAPISTER
    DHE CAKTON KRYEPROKUROR SI MINISTER

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA December 17, 01:49

    Arben Duka,
    O
    F L O R I,
    O
    V I G A N,
    E ke qare kete Satire, kete S A R K A Z E M te thelle!,,,
    Edhe Ali Asllani, edhe Musaraj te ishin gjalle, do te hiqnin Kapelen…!
    I nderuar Arben,
    Shqiperia po perjeton pepjekjet e deshperuara te Doktorit tone te semure dhe shportes e tij te Karavidheve , nje Regji e nje
    Politikani MASHTRUES MITOMAN !…
    Do te perpiqem ti argumentoj keto qe them.
    Fatkeqsi, i nderuar Poet, por Shqiperia po turbullohet nga te lehurat e Sali Tano Karridi, por dhe te nje Kulishi si Lul-Ziu…, te nje Koneje si Mona e Tortes 64 Metra katrore!…
    I nderuar,
    eshte fatkeqsi qe Shqiperia turbullohet akoma nga nje Doktor i Semure rende…, nje mashtrus mitoman.
    Mitomania, shqip, Genjeshtra Patologjike,
    eshte nje semundje per te shpikur te paverteta, te cilat me se shumti i beson edhe vet i Semuri, me qellim qe te terheq vemendjen e te tjereve, ndaj ekzagjeron, mburret mbi bazen e nje fantazie delirante te mbushur me te paverteta…
    Per kete crregullim te Doktorit tone te Semure ka shkruar qarte Psikiatri gjerman Karl Jaspers, i cili e quan Genjeshteren patologjike nje forme te H I S T E R I S…!
    Ky Psikiatri gjerman sikur ka studjuar Diagnozen e Sali Psikos tone!…
    Nje tjeter shkencetar H.Haenseller e sheh kete lloj semundje si nje mekanizem mbrojtes tek i semuri, kur ai i perjeton ngjarjet ne menyre te dyfishte…Ky lloj pacienti eshte koshient per genjeshtrat dhe fantazit e tij ne momentin qe tregon nje ngjarje, thur nje taktike mashtruese, ne nje menyre qe e beson edhe vet ate qe thote, duke e perjetuar me aq emocion dhe afeksion sa qe te ben te mendosh se flet per gjera te verteta…!
    Kete crregullim Pesonaliteti e perjeton dhe manifeston Doktori yne i semure p e r f e k t! .. Regjizori yne i semure, Doktor Psikua, thur gjithe qendrimin opozitar prej sharlatani, me te cilen kercenon perseri Shqiperine!
    Sidomos tani qe rrethi po ngushtohet dhe ka gjasa qe Sali Monstra e ndjen fort T E R M E T I N…!
    Nuk jane te rastit thirrjet e Saliut per ta hedhur Qeverine ne Lane, nuk jane te rastit akuzat per Tahirin, i cili, nuk mund te mendohet kurre se nuk gabon, por nuk mund ti mohohet puna e shkelqyer qe beri me policine Shtetit ,per te shkaterruar Republiken e Narkotrafikut te Lazove…,
    Babai i shtetit Narkotrafikant, Sali Mashtrusi Mitoman sulmon Tahirin, me kulishet e tij, Lul-Ziun e Monen e Partise Personale te leshe Lise…Natyrisht, pushteti i narkotrafikantve nuk mund te shkaterrohet lehte ne nje vend te varfer si Shqiperia,
    por dhe Macoku im e kupton pse luftohet me shpifjet e pergjimet e disa narkotrafikantve, pse u vu ne veprim Llala, duke akuzuar ish Ministri qe dha goditje spektakolare ne gjithe Shqiperine e pushttuar nga Sali Baba i Narkotrafikut qe flet me shume per Narkotrafikun, qe te mbuloje Krimin e tij te shemtuar!…
    O Nene, o Nene, Sali baba i Narkotrafikut ngre akuza kunder atyre qe luftuan me shume se kushdo tjeter Narkotrafikun!…Cdo njeiu mund ti gjesh gabime, por mos i nxi punen e shkelqyer qe beri policia edhe pse ne minoritet ne nje vnd te pushtuar nga Hashashi ,qe mbolli Xha Sali Hashashi, qe tani na therret me shume kunder hashashit!!!…
    E nisa kete koment me analizen e Doktorit tone te semure se e gjithe kjo Furtune mediatke eshte veper e Doktorit tone Mashtrues Mitoman !…
    Lulka, Monka, Cilja Mendjeshumi, ( qe kthehet andej nga eshte Bilja…) dhe kompania e Ndokes, Paloqes dhe gjithe karavidheve qe i shkojne pas Genjeshtarit mitoman, jane aktore te nje Teatri A B S U R D…!
    Keta Kodoshet e Politikes se ketij Komedie dhe Tragjedie njekohesisht, po jane te paperlyer me Krimin,
    PSE TREMBEN ?!…
    PSE bejne Protesta, pse ngrihen dhe kercenojne Ambasadorin e nderuar te SHBA-ve dhe ata te Bashkimit Europian?!
    Une po jam i paster, nuk kam frike as nga Perendia!…
    Zoti Duka,
    Sali regjizori enderron se me sulme, sipas parimit sulmi eshte arma me e mire per tu vetmbrojtur, mendojne se Mbreteria e tyre e Krimit do mbetet pa u ndeshkuar, prandaj po behen bashke Lul-ziu,
    qe here ne hije e here hapur e dirigjon xha Saliu..
    Eshte e tmerrshme se pikerisht tani kur Shqiperia eshte ne prag te Hyrjes ne Familjen e madhe europiane, Sali Mitomani eshte hedhur ne sulm duke aktivizuar gjithe forcat e Nates, te Erresires…!
    Pikerisht t a n i qe interesat kombetare jane ne me shume se kurre ne plan te pare!…
    Eshte nje situate donkishoteske,
    Mafja kerkon PUSHTETIN POLITIK !
    Ndryshe nuk ka shans te mbijetoje!
    Dikur Ambasadori Amerikan, ai ngjyre Cokollata, si e quanin me dashamiresi shqiptaret, pati paralajmeruar Saliun se ish ne anen e gabuar te Historise!…
    Sal Mashtrusi Mitoman mendon se do bjere prape 97-en e zeze…
    Por besoj se SHBA dhe EU, po e monitorojne cdo gje dhe nuk do te lejojne qe nje Sharlatan Mitoman te destabilizoje Shqiperine!…
    O Arben,
    O Flori ,
    O Vigan,
    Sarkazma jote ne kete poezi qytetare politike eshte gdhendur si me dalten Mikelanxhelos…
    Keta qe reagojne negativisht jane te shportes se karavidheve, le te kundershtojne, ne demokraci bashkjetojne gjithnje mendimet e kunderta…
    Vetem Qorrat nuk e shohin te Verteten!
    Te pershende nga Zemra, o Vigan, o F l o r i !..

    Reply to this comment
    • Shahisti December 17, 14:14

      O Neti Shurra Vjosa, po he mo komunist i thekur si te duket atje ne kapitalizmin e Europes? I zbaojne mesimet e pavdekshme te Enver Qenit atje?

      Reply to this comment
  7. Gjeneral Telini December 17, 11:46

    O Duka, o Figure, o Njesh.Ditziu i ministrise sé jashtme, se Allvanisé ra né ujdi me ministrin e gerqise, kotzias per varezat e ushtarve greke, qe kane masakruar shqiptare. Per ti ngritur ne Allvanine e ,e Edvinit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*