E TURPSHME! Projektligj në Parlament, 21 Janari të shpallet festë kombëtare

September 30, 2019 23:59

E TURPSHME! Projektligj në Parlament, 21 Janari të shpallet festë kombëtare

22 deputetë kanë kërkuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë që data 21 Janar të shpallet festë kombëtare pasi përkon sipas tyre me ditën kur nisën punimet për Kongresin e Lushnjes në vitin 1920.

Ndërkohë që projektligji është paraqitur nga “opozita e re”  dhe është firmosur nga 22 deputetë, kjo datë është memorizuar ndryshe për shumicën e shqiptarëve pasi më 21 janar të vitit 2011 përpara Kryeministrisë mbetën të vrarë 4 protestues, dhjetëra të tjerë u plagosën, me qindra u torturuan në komisariatet e vendit më pas.

Drejtësia u manipulua, premtimi për ndëshkim u harrua sapo ish-opozita e pagëzuar si Rilindje erdhi në pushtet.

Më herët ka qenë Berisha që ka tentuar paralelizëm dhe konfondim me dy datat në kërkim të një simbolike të fortë për t’iu kundërvënë protestës së 21 janarit 2011.

Ndonëse librat e historisë së Shqipërisë thonë se ky kongres u zhvilluan nga 28 deri më 31 janar 1920, sipas Berishës, Kongresi i filloi përgatitjet që më datë 21, e njëjta datë që shfaqet tani në këtë nismë në Kuvend që të le pa frymë.
Nuk ka asnjë reagim deri tani nga mazhoranca për këtë provokim irritues dhe të turpshëm.

 

l.h/ dita

September 30, 2019 23:59
Komento

25 Komente

  1. Lili September 30, 21:07

    Idiotetet nuk dine cka me shpike per te shperqendruar vemendjen nga kriza ku jane bashkfajtore per mos me thane fajtoret kryesore!
    Shqiperia ka plot daka qe nuk i respektoni siduhet !

    Reply to this comment
    • Saliu October 1, 09:58

      Nuk u harrua, jo! Por e blene gjakun e tyre me para dhe turpi eshte per rilindjen dhe familjaret e te ndjereve qe shiten gjakun e nderin per para te felliqura. E cfare ngelet tani, pervecse te shpallin hero edhe Esat Toptanin dhe Ballabanin? Nje popull i mjere e pa moral! Keshtu u katandisem. Turp!

      Reply to this comment
  2. Tirana September 30, 21:26

    Nuk ka mundesi..
    Ja ketu con tolerim pas tolerimi
    Cfare turpi o zot
    Cfare turpi!!!

    Reply to this comment
  3. Glaukias September 30, 21:31

    21 Janari 1920 është shkruajtur me gërma të arta në historinë e Shqipërisë . Më habit ky reagim i gazetës ‘Dita’ . Nëse kanë ngelur të padënuar vrasësit e 4 viktimave të pafajshme në 21 Janar 2011, kjo nuk do të thotë që të mos respektohet ‘Kongresi i Lushnjës’ – vepra më e madhe në historinë e Shqipërisë pas Shpalljes së Pavarësisë. Po nëse në 28 Nëntor vriten të pafajshëm nga pushteti a do të pranonit që mos të festohet ‘Dita e Flamurit’ ??? Në 2020 është 100 vjetori i ‘Kongresit të Lushnjës’, besoj se e meriton të shpallet si ditë feste kombëtare.

    Reply to this comment
    • Biometri September 30, 21:51

      Shoku, 21 janar per Lushnjen eshte shpik nga Saliu
      Eshte 28 me 31 data.
      Shife historine dhe kupto
      Lerini keto pordhet prej naivesh fake
      E turpshme heshtja e Rames, Rucit etj
      Sa keq, sa keq

      Reply to this comment
      • Glaukias September 30, 22:04

        O redaktori, mëso historinë e pastaj hajde komento. Jam rritur duke festuar 21 Janarin se jam i një familjeje që mirëpriti anëtarët e Kongresit !
        Kur festohej 21 Janari në Shqipëri, Salihu nuk kishte lindur akoma!!!
        Kongresi i filloi punimet më 21 Janar e i mbaroi më 31 Janar. Çfarë është 28 që përmend ti shoku?

        Reply to this comment
        • Besniku October 1, 07:08

          Kongresi i Lushnjes eshte nje ngjarje shume e rendesishme ne Historine e Popullit tone.
          Por , ju Glakias, mendoni se ketyre kermave , ju dogj xhani per kete fakt ?!
          E keni pyetur vehten ne jane kujtuar ndonjehere gjate ketyre viteve “ te lumtura” te tranzicionit, per kete date historike?!
          E pyesni vehten, pse nuk jane kujtuar kurre me pare, para se te kryenin krimin ne 21 Jamarin, por tani, kur nuk kane lene gje pa sajuar, deri dhe renien e termetit, vetem e vetem qe te krijojne trazira??!!
          Berisha, deri sa t’i dale shpirti, do perpiqet qe ta shkaterroje kete vend, edhe duke festuar , si kanibal, mbi gjakun e viktimave te tij.

          Reply to this comment
          • Glaukias October 1, 09:01

            Po mirë pastaj o Besnik, të mos i kujtojmë ngjarjet madhore që ndërtuan shtetin shqiptarë? T’a harrojmë historinë e Shqipërisë se për çfarë na duhet ? A e kupton që 21 Janari 1920 është harruar nga të gjithë e në Shtëpinë e Kongresit në Lushnjë ku u mblodhën patriotët e Shqipërisë, shkojnë vetëm deputetët e zonës e Kryetari Bashkisë ? Pyet ndonjë më të vogël se 40 vjeç për 21 Janarin, se çfarë përfaqëson në Historinë e Shqipërisë, e nëse ndonjë e lidh këtë datë me Kongresin ku u hodhën bazat e Shtetit Shqiptar, atëherë ke të drejtë që të mos shpallet festë kombëtare. Nuk më interesojnë arsyet se pse Muslim Murrizi me Rudina Hajdarin e të tjerët e propozuan këtë datë por jam dakort që në këtë 100 vjetor të shpallet festë kombëtare. Sa për 21 Janarin 2011, është e turpshme nga Rama që e përdor akoma për politikë e shko ve lule çdo vit në vendin ku ranë viktimat e pafajshme ! Aty e ka Salihun, aty e ka Bashën, aty e ka edhe Metën. Bashës i fali 15 Milion Euro në mënyrë të hapur se ato nën-dorë me tenderat e dhëna Bashkim Ulajt e me gjysmën e shtetit të falur për 6 muaj, nuk i llogarisim dot. Metën e bëri President. Berisha rron si mbret ! Do që të respektosh të vrarët e 21 Janarit ? Dëno fajtorët edhe shpirti i viktimave qetësohet. Ngriji edhe një përmendore, nëse ka mbetur akoma vend e nuk i ka prenotuar Veliaj për “mbrojtësit e demokracisë” së shteteve të tjera, se edhe 4 të vrarët e 21 Janarit ranë duke kërkuar demokraci ashtu siç ranë ata të Turqisë duke “mbrojtur” demokracinë. Edhe pak kohë e Salihu do ngordh, Rama kushedi ku do jetë duke shpenzuar milionat e Eurove, Meta besoj do shkoi me azil politikë andej nga Hungaria, Basha do zhduket në Hollandë e nuk do ja shikojmë më fytyrën, 21 Janari 2011 do kujtohet vetëm nga familjarët e viktimave, por Kongresi i Lushnjës do jetoi sa të jetë Shteti Shqiptar sepse aty u krijua ky shtet.

        • M'hill Palamati October 1, 16:49

          Ti Glauqias mund ta festosh pèr veten tènde bashkè me tè birin e Sheqeres kètè festèn e 21 Janarit dhe me kurban e gjak shqipètari, pasi historia juve nuk ju njeh. Shqipètarèt kanè nè Historinè e tyre dy Kongrese shumè mè tè rèndèsishèm e qè nuk figurojnè si festa Kombètare. Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i Pèrmetit janè lènè qèllimisht nèn hijen e ferrave tè Tufès sè Ballistève dhe tani pèr tè mbuluar 21 Janarin e masakrès mbi qytetarèt e thjeshtè, na del nè skenè Kongresi i Lushnjès. Shqipèrinè vazhdojnè ta drejtojnè dobiçèt e shqipètarèt mendojnè e shpresojnè tek Spaku qè po bèhet mè keq se Tuç Maku !

          Reply to this comment
          • Glaukias October 1, 17:47

            Këtë ka të keqe interneti, i jep të drejtë çdo injoranti pa më të voglën njohuri, që të komentoi !! Unë Kongresin e Lushnjes festoj, ti festo Kongresin e Manastirit të Mit’hat Frashërit, apo nuk e dije që ishte kreu i ballistëve që e drejtoi atë Kongres ??? Mgjth të përgëzoj për guximin që ke, unë nuk do të komentoja kurrë për një gjë që nuk e di. Të shkruash që Salihu shpiku Kongresin e Lushnjës në datë 21.01.1920, është dashakeqësi në rastin e gazetarit e injorancë në rastin tënd o M’hill. Data 21 Janar 1920 festohej para lindjes së Salihut. A e ke shikuar filmin “Koncert në vitin 1936” ?? Nëse jo, shikoje se ai film është për Kongresin e Lushnjës, shiko filmin se e di që përton të lexosh. Unë e festoj me shqiptarët patriot e jo me të birin e Sheqeres.

      • Trimi October 2, 00:35

        Asgje nuk eshte me e turpshme se sa nderimi qe i beri Rama krye kuinslingut M.Frasheri!
        Kemi 30 vjet qe perjetojme turpe te tilla dhe keto i bejne bijte tradhetare te eterve ish komuniste ,qe nga Berisha dhe deri tek Rama!

        Reply to this comment
  4. Arbri September 30, 21:43

    Po i ben qejfin rama opozites duke e nxitur te propozoje p/ ligje te tilla

    21 janari i 1920 eshte nje date perkujtimore dhe vetem kaq. nuk ka si te jete feste kombetare .

    po 16 shtatori i i konf Pezes?

    Reply to this comment
  5. Buda September 30, 22:15

    Shqiperia ka me shume dite feste, pra pushim per administarten se sa ka USA. Shtet dembelesh dhe parazitesh. Historikisht, Kongresi i Lushnjes eshte mbledhur me 21 janar 1920. Edhe Kongresi i Permetit, i cili hodhi themelet e pushtetit diktatorial socialist, ishte dite feste por jo dite pushimi.

    Reply to this comment
  6. fteri September 30, 22:25

    Kjo datë është memorizuar E ZEZË për shumicën e shqiptarëve pasi më 21 janar të vitit 2011 përpara Kryeministrisë Sali Berisha pushkatoi onlajn 4 protestues, dhjetëra të tjerë u plagosën, me qindra u torturuan në komisariatet e vendit ,pra .

    Mos të harrojmë se , 21 JANARI ËSHTË DITË E ZEZË PËR SHQIPTART.

    Mos ardhtë më.

    Reply to this comment
  7. Adih September 30, 22:27

    Bandes neokomuniste i intetesin 21 janari feste kombetare.. i i intetesin edhe edi rames . .rini urte e te nenshtruar o
    kokpalare popull ka edhe me keq . Methode e diktsture s. Dhurate nga. Babai i tyre enver

    Reply to this comment
  8. ASAP September 30, 22:37

    nje provokim i rradhes per te krijuar destabilitet. nderkohe qe abi bank na ben reklama me shenjen serbe etj etj. po kot e kane se njeihen tani

    Reply to this comment
  9. Shefqet Cela September 30, 22:50

    Në historinë e epokës komuniste kemi datën 21 Janar.
    Në se gjinden dokumenta të reja, të vendoset data e saktë.
    Patjetër duhet kujtim festiv sepse patriotët themeluan Shtetin Shwiptar
    Me gjithse jo zyrtarisht, ju bë thirrje forcave të armatosura që ruanin kongresin që të shkonin në Vlorë e okupuar nga italianët. Të gjithë shkuan vullnetarë dhe zunë pjesën më të rrezikshme, Urën e Mifolit dhe gjithë zonën fushore; duke e plotësuar rrethimin e plotë të qytetit.
    I tillë ishte Kongresi i Lushnjës!

    Reply to this comment
  10. Vlora October 1, 00:57

    Plehrat!
    Data te tjera ka plot:
    1-Lidhja e Prizrenit;
    2-Kisha autoqefale;
    3-Kuvendi i Lezhes; etj

    Reply to this comment
  11. Lesh Arapi October 1, 03:51

    Lesh Arapi!

    Reply to this comment
  12. Ladi October 1, 09:06

    Ja ku doli qarte me se fundi qe keta deputetet e fundit te listave PD LSI jane ne rreshtore te partive respektive!
    Se ka qe mendojne se keta jane te pavarur.
    PD e LSI kur pane qe nuk funksionoi dorezimi i mandateve, i futen vete keta qe te kishin sadopak kontroll!

    Reply to this comment
  13. erioni October 1, 10:05

    ushtaret e shejtanit jane ulur kembekryq ne Shqiperi. besoj qe do vije perseri ndonje profet qe ti ndeshkoje ashtu sic e meritojne.

    Reply to this comment
  14. HOMORA October 1, 15:16

    Mere me kos lali pilafin se paçjia u maru,e po ste pelque me kos mere me salce specash se mishi me log po ashtu osht maru.
    ne shqiptaret kerkojme qe dita e pare kur d’rama ka dhi ne parlament te na behet feste nacionale,sepse kombetare do me thon nacion.
    dhe diten kur sal berbytha ka shuru tek kryemiqistria ta bejme feste lokale apo qytetit,pse jo dhe rrethi apo departamenti.
    Dhe diten kur hajnat me petkun e politikant pushtun parllamentin te bejem feste internacionale.
    ah,bla,bl,blaaa…
    Te rrojne nder shekuj dhe sa lashtesia e maleve pellazget me kaske prej qelpiçi!!!

    Reply to this comment
  15. Konti Sbalta October 1, 17:40

    Perderisa u shpallen 28 mij deshmoret “kriminela “,kush pyet per 4 viktimat e 21Janarit qe vrau Sali”murtaja “me Lulzim mendje larasken!
    keto datat nuk kane zgjidhur 28-dhe 29 Nentorin dhe jo te zgjidhin 21 apo 28 Ianarin e Kongresit te Lushnjes!Ne keto raste zgjirhja eshte qe te festohen vitet jubilare dhe jo ditet per te cilat nuk ka gjera te sakta!Keshtu do te ishte viti 2020, viti jubilar i 100vjetorit te kongresit te Lushnjes !Caktimi i dates 21 Janar si dite “feste “do te ishte nji provokim i ulet i Sali “murtajes”Ne kete provokim te ulet ,nuk duhet te bjere PSdhe Edi Rama, ndaj te cileve banda e Salinjve ka hedhur pergjegjesine per ket krim te pandeshkuat akoma!

    Reply to this comment
  16. Vlora Vlora October 2, 15:27

    TURP ,TURP, TURP,harram vota popullore

    Reply to this comment
  17. KOZi October 2, 20:57

    Me qe eshte njeqind vjetori eshte normale te kihet nje nderim me te madh. Mos hyni ne asnjw koment budalla ! 21 Janari eshte dita e Kongresit te Lushnjes . Eshte perkujtuar cdo vit ne periudhen e Monarkise. Nuk u perkujtua ne periudhen fashiste 1939- 1943. U perkujtua ne periudhen gjermane 1944 si dhe ne vazhdim ne periudhen komuniste.Ne periudhen komuniste u fshi aktiviteti e kontributi i Ahmet Zogut qe u emrua Minister i Brendshem dhe ngriti si i thone ,shtetin ne kembe. Dhe me pas nuk ka patur comente mbi daten gjer tani. Si te vendoset ne parlament……tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*