Opozita për KLP e KLGJ, Basha: Aleati ynë kundër krimit, reforma në drejtësi

January 16, 2018 15:47

Opozita për KLP e KLGJ, Basha: Aleati ynë kundër krimit, reforma në drejtësi

 

Partia Demokratike dhe LSI pritet të marrin pjesë në komisionin ad hoc që do ngrihet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por ajo që ende nuk dihet është nëse do të bëhen edhe pjesë e votimit.

PD po përgatit dhe një oponencë për ato që i konstaton problematika ta procesit.

Sipas Lulzim Bashës, opozita ka vullnet për të zbatuar reformën në drejtësi dhe dëshmi e këtij vullneti është nisma për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe me vetting.

“Se afërmendsh, opozita nuk ka dhe nuk mund të ketë aleatë më të mirë në luftën kundër krimit dhe kriminelëve dhe të korruptuarve, se sa një drejtësi që funksionon. Saimir Tahiri kapet nga antimafia duke përfituar dhjetëra, mijëra euro varëse e byzylykë floriri. 5 milionë euro në muaj nga trafikantët e drogës, dhe Edi Rama ndalon arrestimin e tij. Përse? Fare e thjeshtë, sepse arrestimi i Sajmir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënien para drejtësisë të Edi Ramës, si koka dhe arkitekti i kanabizimit dhe kriminalizimit të Shqipërisë. Po mbron veten e tij. Kaq e thjeshtë është!”, tha Basha.

Basha në takime me demokratët e Tiranës dhe Monika Kryemadhi para gazetarëve deklaruan se protesta e 27 janarit do të jetë paqësore dhe bënë thirrje që të mos provokohen protestuesit.

“John Lennon, me këngën e tij të famshme “War is over, if you want it”, “Lufta mbaron po të duash ti”. Edi Rama mbaron, po të duash ti! Ky është mesazhi që do t’i japim çdo shqiptari”, është shprehur Basha.

“Në imazhin e shqiptarëve është krijuar ideja e protestave të dhunshme duke pasur parasysh që dhunën në protesta e solli Rama. Protesta e 18 dhjetorit ka qenë paqësore. Policia dhunoi disa gra dhe vajza, dhuna vjen kur e provokon. Policia nuk duhet të provokojë qytetarët”, tha Kryemadhi.

January 16, 2018 15:47
Komento

2 Komente

  1. Izeti January 16, 20:58

    Tahirit I rrun lesht ti Sta mban bytha nga Reforma dhe krruhesh me Samen,,,,,,,,,,Jeni bere si kafshe te egra nga frika gjith ju stani I vrasesve dhe hajduteve me cizme,,,,,

    Reply to this comment
  2. Izeti January 16, 21:18

    O Lulush miratoeni komplet Reformen ne Drejtesi sa me shpejt te jete e mundur bashke me ata te L.S.I. ( se ju bashke me.ata e doni Reformen ne fakt) qe ta fusni Ramen dhe Tahirin me Dakon sa me shpejt ne burg. Dhitjani Rames sa me shpejt se e di Populli qe ju « e doni shume » ,Reformen ,,,,,,,,,,O I ziu ti or,or,or,,,,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*