Shehi: Opozita përballë cunamit të së majtës, Berisha të bëjë një hap anash

March 11, 2014 13:37

Shehi: Opozita përballë cunamit të së majtës, Berisha të bëjë një hap anash

Intervistuan Erion Habilaj dhe Xhevdet Shehu

Politikani i njohur i së djathtës, Dashamir Shehi, deputet i opozitës dhe kreu i LZHK-së, flet në mënyrën më të lirshme dhe me një mendim të pavarur. Ai nuk e mbyll kurrë telefonin e tij dhe është i gatshëm të përgjigjet në çdo moment me një mendim origjinal për çfarëdo që ta pyesësh. Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ Shehi analizon dhe vlerëson gjashtë muajt e parë të qeverisjes Rama, premtimet, realizimet dhe pritshmëritë e saj. Pse opozita nuk ka kazus për rrëzimin e qeverisë që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar. Dualizmi aktual midis Berishës dhe Bashës në krye të opozitës dhe çfarë i duhet të bëjë Basha për t’u formatuar si lider i opozitës. Pse Berisha duhet të bëjë ‘një hap anash’ për t’u hapur rrugën të rinjve dhe frymës së re në radhët e opozitës. Qëndrimi i PD-së ndaj reformës administrative dhe krijimi i institucioneve vërtetë të pavarura të SHISH, KLD, KLSH, etj. Cilat janë këshillat që Dashamir Shehi jep për Berishën dhe Ramën në këtë intervistë…

 

Zoti Shehi, u mbushën gjashtë muaj të qeverisjes “Rama”. Cili është perceptimi dhe vlerësimi juaj për këto gjashtë muaj të kësaj qeverie, premtimet, realizimet dhe pritshmëritë e saj?

Natyrisht që pritshmëritë për këtë qeveri kanë qenë shumë të larta. Por gjashtë muaj për një qeveri janë shumë pak. Është e pamundur të japësh një vlerësim ekzakt për gjashtë muaj. Sidoqoftë, unë mund të them se janë bërë disa gjëra të mira, i shikoj këto në vullnetin e kësaj qeverie. Në gjashtë muaj të një qeverie mund të gjesh edhe gjëra të mira edhe të meta sa të duash. Në fakt për shkak të atyre pritshmërive të kësaj qeverie, si rrjedhojë e gjithë gabimeve të qeverisjes së kaluar por edhe të premtimeve të mëdha që u bënë nga ky ekip që erdhi në pushtet dhe, sidomos atij rezultati aq të thellë, do të thoja plebishitar, rezultatet e kësaj qeverie duhet të ishin shumë më të larta. Sidoqoftë, pavarësisht se nuk mund të flasim për rezultate konkrete apo arritje definitive, unë përshëndes në këto gjashtë muaj vullnetin e kësaj qeverie për të vënë nën kontroll gjithë territorin e vendit. Tjetër gjë pozitive është puna për të vënë nën kontroll ndërtimet pa leje. Pavarësisht se si bëhet kjo me tritol apo jo, unë e konsideroj shumë pozitiv fatin që kjo qeveri ka dëshirën dhe vullnetin për të vënë rregull për mbrojtjen e zonave urbane, për mbrojtjen e zonave turistike, në një farë mënyre për të frenuar trendin e gjithë këtyre viteve për të abuzuar në këtë drejtim. Po kështu mund të përshëndes përpjekjen për të vënë rregull në disa sektorë publikë si transporti, një sektor i cili prej vitesh hallakatet në një liri të pakufizuar që ka sjellë kaos, rrëmujë, aksidente etj. Përshëndes gjithashtu vullnetin për të vënë rregull në financat publike dhe financat e shtetit. Gjithsesi, për të gjykuar mbi pritshmëritë apo për një kthesë në sektorin financiar duhet pritur minimalisht një vit, aq sa është dhe viti financiar. Një nga mangësitë e kësaj qeverie për të parë pritshmëritë e saj është dëshira e saj për t’u shtrirë dhe për të bërë kthesën në të gjithë sektorët dhe mundësitë e pamjaftueshme financiare për të realizuar ato që ke dëshirë t’i bësh. Mundësitë e shtetit për të stabilizuar të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare janë thuajse të pamundura. Për shembull, nuk mund të bëhet të gjitha ndryshimet e nevojshme në sistemin arsimor, në sistemin shëndetësor, në ekonomi etj, brenda një periudhe të shkurtër. Vendosja e shumë prioriteteve dhe objektivave çon në një disproporcion forcash dhe që rezultatet të jenë minimale.

 

Opozita ndërkohë ka ndërmarrë një valë protestash, të cilat edhe pse nuk kanë qenë drejtpërdrejt të PD-së, janë mbështetur nga PD-ja. Sa i shihni të motivuara këto protesta?

Brenda këtyre protestave unë shikoj dëshirën e opozitës për t’u vetëmbrojtur. Dhe kjo është normale për një opozitë. Është në natyrën e opozitës të mbrojë territoret e veta ku ka fituar historikisht. Ajo për momentin shfrytëzon çdo lloj pakënaqësie ndaj qeverisë. Unë do ta konsideroja këtë si një lloj rezistence të opozitës ndaj të majtës që mori pushtetin. Shiko, ne kemi një opozitë që ndodhet përballë cunamit të së majtës. Prandaj dhe ajo bën çdo përpjekje për të mbijetuar. Kjo në të vërtetë ka një aspekt pozitiv. Përderisa nuk abuzohet me këto protesta, ato janë një mjet demokratik dhe kjo është normale që të ndodhë. Këto protesta, në një periudhë kaq të shkurtër mund të konsiderohet edhe ‘të pamoralshme’, e them në thonjëza këtë. Sepse edhe demokracia shqiptare ka evoluar. Nuk janë të njëjtat ritme që kanë qenë tetë vite më përpara. Tetë vjet më përpara priteshin zgjedhjet që të zgjidhje rrogën e protestave. Sidoqoftë unë nuk shikoj ndonjë gjë alarmante, nuk ka ekzagjerim nga ana opozitare që ta konsiderojmë ndonjë dramë për shoqërinë shqiptare. Unë për vete do të zgjidhja plane më afatgjate, objektiva më afatgjate, se sa ta lodhja elektoratin në protesta permanente që nuk të sjellin asnjë përfitim politik.

 

A ka ndonjë kazus për të rrëzuar qeverinë aktualisht?

Jo, nuk ka asnjë kazus për të rrëzuar qeverinë. Unë them se ky është një kazus për të rezistuar, është një kazus për vetëmbrojtje.

 

Zoti Shehi, pas 23 qershorit përveçse kemi një ndryshim të qeverisjes së vendit, kemi dhe një ndryshim në lidershipin e PD-së që i humbi ato zgjedhje. Mendoni se zoti Basha e ka krijuar profilin e tij politik përballë ish-kryetarit Berisha?

Këtu ka njëlloj dualizmi. Ky dualizëm qëndron midis profilit politik të Berishës dhe atij të Bashës si një histori recente e politikës shqiptare. Berisha ka dominuar në politikë për më shumë se njëzet vjet, ka eksperiencën në qeverisje, ka përvojën si president, domethënë ka krijuar modelin e tij. Kjo është një vështirësi serioze për Bashën. Që ky lojtar i dorës së parë, pra Berisha, një ditë të ulet në stol, nuk është e lehtë. Megjithatë, Basha ka bërë hapat e veta formale, siç janë zgjedhjet në parti, me njohjen ndërkombëtare, zyrtarizimin e pozicionit etj. Sidoqoftë këtë statusin e lidershipit duhet ta mbushë me substancë, por mendoj se është shumë shpejt për të folur nëse është i suksesshëm apo jo në këto nisma të tij.

 

Si politikan me përvojë që jeni ju zoti Shehi, në këto kushte a do të ishte mirë që Berishën ta këshillonit të bënte një hap prapa, për të mirën e PD-së dhe të opozitës aktuale?

Unë nuk them që Berisha të bëjë një hap prapa. Berisha duhet të bëjë një hap anash për t’u hapur rrugë forcave të reja. Ai e ka fituar vendin e vet në historinë politikë të këtyre viteve, në historinë e qendrës së djathtë dhe të PD-së. Prandaj mendoj se do të ishte në të mirë të PD-së por edhe të Berishës vetë që ta bënte këtë hap anash. Berisha nuk ka nevojë të tërhiqet, ai duhet t’u hapë rrugë forcave të reja, frymës së re në mënyrë që të shpresohet si në një rinovim të PD-së, ashtu dhe të djathtës shqiptare.

 

Një nga betejat aktuale të politikës është çështja e institucioneve të pavarura. Sot kemi një president që ka qenë ish-ministër i PD-së, në krye të KLSH-së është ish-ministër i PD-së, kreu i KLD-së ish-zv/ministër i PD-së dhe kreu i SHISH, ish zv/ministër i PD-së. A mund të konsiderohen realisht të pavarura këto institucione?

Jo, nuk mund të quhen. Dëshira për të ndërtuar institucione mund të jetë. Megjithatë unë mendoj se edhe me këto personazhe të emëruar në këto institucione nga politika, mund të ndërtohen institucione. Vazhdimësia e institucioneve mua më duket shumë më e shëndetshme se sa ndërrimi. Sikur të krijohet precedenti që edhe këto krerë institucionesh, pavarësisht se janë zgjedhur nga pala tjetër, por janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme, që jo gjithnjë është e barabartë me atë të moralshmen, për të cilën flitet aq shumë e diskutohet aq shumë, do të krijonim traditën pozitive të qëndrueshmërisë dhe këto institucione do të krijonin një sasi të konsiderueshme pavarësie që, nëse do të binte në duart e njerëzve të ndershëm do t’i bënin funksionale këto institucione shumë të rëndësishme të shtetit. Unë jam i prirur të besoj se është më mirë të bëhen emërime të paanshme, se sa të bëhen ndryshime permanente në emër të paanshmërisë. Njerëz që janë nisur si të anshëm, mund të bëhen të paanshëm. Nëse Partia Socialiste do të ndërmerrte një sulm frontal ndaj këtyre institucioneve do të bënte një gabim të pafalshëm. Pavarësi absolute nuk ka. Gjithmonë personazhet dhe titullarët e institucioneve kanë ardhur nga një anë e caktuar. Për mungesë të traditës demokratike kanë ardhur nga partia që ka patur pushtetin. Në këtë kontekst, mendoj se mund të bëhet ndonjë gjë e mirë. Kjo maxhorancë me këto vota që ka i ka të gjitha mundësitë të bëjë gjithçka se i ka të gjithë numrat që i duhen. Por unë mendoj pozitiven. Që në krye të këtyre institucioneve të jenë njerëz të iluminuar, që mund të bëjnë më të mirën në këtë vend. Me këta njerëz duhen ndërtuar marrëdhënie institucionale. Me to mund të ndërtohet edhe një antishtet, edhe një antidemokraci që të jenë të ligjshme. Por nuk është kjo zgjidhja.

 

Zoti Shehi, reforma e ndarjes së re territoriale, është një nga më të rëndësishmet në vend aktualisht. Si e gjykoni qëndrimin e opozitës kundër kësaj reformë?

Unë e gjykoj pjesërisht të gabuar. Pse? Jo thjesht se ajo nuk merr pjesë në komisione për të zgjeruar hapësirën e konsensusit etj. Unë e shikoj pak më ndryshe dhe pak më thellë këtë çështje. Opozita duke mos dashur të humbasë aleatin e momentit, po humbet aleatin potencial të saj. Pra për të pasur një aleat të përkohshëm, opozita nuk duhet të humbasë një aleat të përhershëm. Për hir të disave që do të humbasin vendet e punës, nuk do të thotë dhe nuk është e justifikuar të sakrifikosh një reformë të domosdoshme. Ja të marr një shembull: Bashkia e Tiranës në 250 mijë vota të djathta ka 70 mijë vota mangut. Bashkë me komunat që përfshihen në juridiksionin e kësaj bashkie humbasin dhjetëra mijë vota të të djathtës. Me këtë reformë i kemi të gjitha shanset që të hyjmë të barabartë në garë. Me këtë hapësirë urbane që ka Tirana dhe me këtë ndarje aktuale, Tirana është e humbur nga të djathtët. Po kjo vlen edhe për të gjitha qarqet. Prandaj mendoj se opozita duhet ta mbështesë reformën për ndarjen e re administrative. Ja të mendojmë për një çast: Kemi nja 400 komuna në shkallë vendi, për të cilat duhet zgjedhur një drejtues i mirë, duhen zgjedhur edhe nja 4 mijë komisionerë e këshilltarë. Kjo është tepër e lodhshme për një opozitë që ka marrë vetëm 40 për qind të votave. Kjo është shumnë e lehtë për qeverisjen e re që ta marrë totalisht pushtetin vendor, se i ka të dyja mjetet: ka edhe karrotën e tenderave, edhe kamxhikun e policit të elektrikut, të ujësjellësit etj. Është fare e thjeshtë, sa më funksional të jetë pushteti lokal, aq më shumë shanse ka opozita për të ardhur nesër në pushtet.

 

Si tiranas i vjetër që je, si e vlerësoni punën e Lulzim Bashës në këto 3 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit?   

Sigurisht që ka shumë punë për të bërë dhe priteshin më shumë. Mendoj që administrata bashkiake ka mudnëis të mëdha që këto muaj që i kanë mbetur të bëj muaj sulmi sidomos në fushën ë ndërtimit. Duhen investime me vrull kryesisht në infrastukturë. Mendoj se këto do jenë deciziv sepse shqiptarët mbajnë mend punët e fundit. Por unë shpresën më të madhe për fitoren e së djathtës e kam te riorganizimi i së dajthtës.

March 11, 2014 13:37
Komento

13 Komente

  1. amaneti March 11, 13:54

    Ne disa raste s’ke ç’shton. Ky eshte nje prej atyre

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati March 11, 15:32

      Te iki Sala dhe te vije Shehi se eshte i afte shume ….looooooool

      Sala eshte politikani me i afte ne ne Shqiperi , nuk duhet te iki . Ai eshte super i afte
      ndersa Shehi me shoke jane …..qesharake fare

      Reply to this comment
  2. Tartufi March 11, 13:57

    O ti Dasho,une nuk kame pare gjat terre kesaj historije te ketij shqiptari { Sali } qe ky te kete
    menduar apo vepruar per te djathten se bashku me kopene e tij qe e ndjek. Neqofte se ty
    me shoke te djathten e ngatron me te djathten e ketij lojtari te klasit te larte sic na i komenton tani…… Une do te te thoshija tani….. ti je nje bajge e madhe pa vlere.

    Reply to this comment
  3. bato March 11, 14:59

    Mire e ka Dashi, po a degjon Berisha nga veshi i logjikes se ftohte? Berisha di vetem qe kundershtarin ta quaj armik! Beisha Lulin e quan vartes dhe figure formale ne krye te PD. Berisha di vetem te shpife e te pergojoje deri ne cdo familje e ne cdo vater, duke harruar qe vet dhe familja e tij eshte e kredhur ne korrupsion!

    Reply to this comment
  4. BENI March 11, 15:05

    mire i analizon problemet aktuale te se djathtes ,po te zbutur e jep variantin e hapave anash per kriminelin Sali se ai duhet te jape llogari per gjemat qe i ka shkaktuar shqiptareve e pastaj te denohet

    Reply to this comment
  5. Genc March 11, 15:06

    Une ndaj mendim tjeter.
    Mendoje se z.Shehu eshte njeri me shume dinjitet,qytetar,i mencur,i zgjuar,i pamvarur,kritik ndaj cdo gjeje qe nuk shkon,etj etj dhe nuk pyet per asnje.Une (nuk po pretendoje se kam te drejt),mendoj se ky deputet nuk duhet te radhitet me grupin e Berishes sepse i ulin vlerat,por te kaloj me Partine e Bamirit pa e shkrire Partine e tij.Po te ishte qe Presidenti te zgjidhej me vote une do ta votoja z.Dashamire.

    Reply to this comment
  6. tj March 11, 15:17

    E djathta do te marre fryme kur Berisha te jete larguar nga jeta politike.

    Reply to this comment
    • toni March 11, 16:14

      po ku ka pasur parti te djathte Shiperia gjate ketyre 23 viteve,kush eshte ai trap qe genjen veten sidomos me ish-sekretarin e ppsh-se SRB,pd eshte thjeshte nje sigel ku fshihet lloj-lloj komunisti hajduti krimineli spiuni dhe plerat e udb-se serbe ..

      Reply to this comment
  7. S.p. March 11, 16:18

    Ky Dash Shehi, eshte si puna e “qerosit” ne perrallat e nastradinit, eshte i zgjuar, por nuk ka bare asgje te mire ne politik deri me sot.
    Per ate qe thote per Berishen “qe te beje nje hap anash per t’ju hapur rrugen te tjereve ka te drejte”, po nuk e hapi vete Berisha zoti Shehi do ta hapi drejtesia.
    Ca gjera i thua drejt por je “shejtan budalla”.

    Reply to this comment
  8. Eli March 11, 16:37

    @ kamarjero dhe 5 dopjo tek tovolina e Shehit…..pa merak mishin e kemi nga ferma e Bamirit…B.I.O.

    Reply to this comment
  9. mehdi March 11, 19:48

    KY VEND KAQ I BEGATE , KJO SHQIPERI KAQ E RRENUAR NE KETO 8 VITE KA SHUME NEVOJE PER POLITIKAN OPOZITAR SI SHEHU ME SHOK QE KUVENDI I SHQIPERISE TE MOS JET RRIGU I PISTE ISALIVE PO TAPETI I POLITIKANEVE QE SJELLIN OBJEKSIONE PUNE E ZHVILLIMI PER TE KAPUR KONEN E HUMBUR JO SERVIL ORDINER TE ALIUT E LULIT QE SHKUAN DERI ETJE QE NE BULEVARDIN E DESHMOREVE TE KOMBIT TE VRASIN POPULLIN E TYRE TE LODHUR KAQ SHUMME . TE LUMTE Z .SHEHU

    Reply to this comment
  10. Osman March 12, 00:41

    Ske faj Zoti Shehu! Nuk e thua dot, nuk e shkruan dot qe SALIU MERITON NJE flete lavderimi te vogel pastaj. NJE GJYQ TE MADH DHE NJE DENIM TE MERITUAR dhe patjeter disa vite burg gjithashtu temeritusr showeruar me konfiskimin e vjedhjeve te vajzes dhe djalit te tij!

    Reply to this comment
  11. Mark uk March 12, 09:16

    Faleni o burra e mos e denoni se eshte i vjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*