Opozita prezanton platformën për “çlirimin e zgjedhjeve”

October 8, 2018 12:00

Opozita prezanton platformën për “çlirimin e zgjedhjeve”

Opozita e Bashkuar prezantoi të hënën platformën për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore.

Jemi sot këtu për të publikuar para jush dhe para qytetarëve platformën e opozitës, e cila konsiston në 4 pika kryesore: 1. Dekriminalizimin e procesit zgjedhor; 2. Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës; 3. Financimi i partive politike dhe fushatës elektorale, e cila parashikon reduktim të shpenzimeve dhe financim shtetëror 100% të fushatës dhe procesit zgjedhor; 4. Përdorimi i teknologjisë në votim. Të gjitha këto janë të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e sistemit zgjedhor, shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe kthimin e tij nga një festë të demokracisë në një gosti dhe orgji të krimit të lidhur me politikën”, tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzilm Basha, në prezantimin e platformës.

Vetëm pasi të zgjidhen këto, tha Basha, mund të hapet diskutimi për sistemin.

Kreu demokrat tha se qëndrimi i tij ishte për reduktim të numrit të deputetëve në 100 dhe për një parlament me dy dhoma, i cili mund të mundësojë kontroll dhe balancim më të mirë të pushteteve.

o.j/dita

October 8, 2018 12:00
Komento

3 Komente

  1. edmond October 8, 12:37

    e vetmja gje qe me beri pershtypje ishte se nuk pati asnje pyetje dhe asnje diskutim! Na ishte njehere…

    Reply to this comment
  2. qytetar October 8, 12:46

    Ky ose eshte tejet i zgjuar ose do jete noterizuar tek noteri si idiot klasik.Jam shume ne dileme se ke te zgjedh me keto ide e delire qe shfaq

    Reply to this comment
  3. Arben October 8, 16:01

    Pirdh o pirdh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*