Opozita shtrëngon radhët, PD-LSI marrëveshje për komisionet

September 14, 2017 20:18

Opozita shtrëngon radhët, PD-LSI marrëveshje për komisionet

PD e LSI duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe finalizuan marrëveshjen mes tyre për ndarjen e drejtimit të komisioneve kuvendore qe i takojnë opozitës.

Petrit Vasili do të drejtojë Komisionin e Shëndetësisë dhe pavarësisht propozimit të Tritan Shehut si nënkryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, numri dy i këtij komisioni u zgjodh ish-ministrja Klajda Gjosha. Dy partitë e opozitës kishin zgjedhur kandidatët për këto komisione, por një ditë para votimit në Kuvend është arritur marrëveshja.

Ndërkohë edhe PS pas një konsultimi mes tre drejtuesve kryesore të partisë, z.Rama, Ruçi dhe Balla zyrtarizoi emrat e saj për drejtimin e jetës parlamentare.
Vasilika Hysi është zgjedhja e socialistëve për të drejtuar Kuvendin, në krah të Gramoz Ruçit dhe Edi Palokës nga PD. 

Nga anëtarët, Ulsi Manjës i është besuar drejtimi i Komisionit të Ligjeve. Braçe rikonfirmohet tek Ekonomia dhe Financat, po ashtu edhe Eduard Shalsi tek Veprimtaritë Prodhuese. 

Dy zonja do të drejtojnë dy komisione të rëndësishme, Ermonela Felaj do të jetë në krye të sigurisë ndërsa ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli do të drejtojë komisionin e politikës së jashtme. Media dhe integrimi europian i janë besuar nga opozita, Albana Vokshit dhe Genc Pollos.  Ndërsa komisionet janë gati për të nisur punën javën e ardhshme në Kuvend, pas votimit me 128 vota pro. 

Po nga Kuvendi, Taulant Balla pati një përgjigje për kërkesën e kreut të republikanëve Fatmir Mediu për krijimin e grupit parlamentar republikan, ndërsa e ka quajtur atë të papajtueshme me kushtetutën.

“Nuk është në frymën, qoftë të Kushtetutës apo rregullores së Kuvendit. Në vlerësimin tim është e papranueshme që deputetë të caktuar të ndryshojnë identitetin e tyre politik”, deklaroi Balla gjatë seancës plenare.

Për të krijuar një grup të ri, më vehte nga PD, Mediut i nevojiten 6 deputetë demokratë pasi grupi duhet të përbëhet prej së paku 7 deputetësh, duke e lënë PD në këtë rast me 36 deputetë. 

Përpos kësaj, grupi i ri është përfitues menjëherë i një infrastrukture të re në Kuvend, duke nisur nga zyrat, këshilltarët, sekretarët të cilat kushtojnë rreth 25 mln lekë në vit, duke çuar kështu në rritjen e shpenzimeve për Parlamentin.

September 14, 2017 20:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*