Opozita siriane heq dorë nga kërcënimi

January 31, 2016 12:51

Opozita siriane heq dorë nga kërcënimi

Grupi kryesor i opozitës siriane ka mbërritur në Gjenevë, një ditë pasi ata kërcënuan se do të bojkotonin bisedimet e paqes të mbështetura nga OKB-ja. Një zëdhënës tha se ata u hoqën dorë nga kërkesa e tyre për t’i dhënë fund bllokadës dhe sullmeve ajrore para se të negocionin me qeverinë siriane.

Delegacioni opozita ka zhvilluar një takim me të dërguarim e OKB-së Staffan de Mistura.

Ndërkohë, shefi i OKB-së Ban Ki-moon i bëri thirrje të gjitha palëve për të vënë interesat e sirianëve në krye dhe jo interesat e tyre politike.

“Fëmijët dhe gratë në veçanti kanë bartur barrën e kësaj lufte dhe se është koha tani për të parë fundin e luftimeve dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut që kanë dominuar luftën,” tha ai.

Më shumë se 250,000 njerëz kanë vdekur dhe 11 milion kanë ikur nga shtëpitë e tyre në pothuajse pesë vjet të luftës civile në Siri. /Dita/

January 31, 2016 12:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*