Opozita voton kundër, nuk miratohen emrat për KLGJ e KLP

January 25, 2018 20:35

Opozita voton kundër, nuk miratohen emrat për KLGJ e KLP

Kuvendi ka rrëzuar listën me emrat e propozuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi opozita votoi kundër.

Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, por opozita ashtu sikur paralajmëroi i kundërshtoi duke i rrëzuar të dyja listat në bllok.

Lista për anëtarë jo magjistratë të KLGJ mori 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzua në bllok me votim të fshehtë.

Edhe lista me anëtarët jo magjistratë të KLP mori 72 pro, 26 kundër dhe 0 abstenim duke pasur fatin e listës së parë.

Pas rrëzimit të votimit të parë, procedura do të përsëritet në seancat e radhës së Kuvendit.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Nga Avokatet

Arben Vani

Sokol Lamaj

Nga Profesorët

Erjon Muharremaj

Ilir Panda

Nga Shoqëria Civile

Altin Hazizaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Nga Avokatët

Kozma Jano

Floreta Gjini

Nga Profesorët

Enejda Sema

Mirela Bogdani

Nga Shoqëria Civile

Alfred Balla

January 25, 2018 20:35
Komento

8 Komente

  1. Xha Braho January 25, 20:59

    Mos prisni miratim nga bandat kriminale qe po shohin tmerrin nga Vettingu. Qe kur bete paketen e ligjeve duhet te kishit menduar per zhbllokimn e situates kur opozita kriminale kembengul ne te sajen. Psh pas dy raundeve te deshtuara me 2/3 e votave, raundi i trete miratohet me shumicen e thjeshte 50% + 1 te votave. Dhe le ti bjere cyles Monika me Lulash Sumcen.

    Reply to this comment
  2. ??? January 25, 21:06

    Do ta rrexojne edhe dy here dhe pastaj votohet me shumice te thjeshte

    Reply to this comment
  3. Arber January 25, 21:28

    sa te rroje Sali Berisha, Shqiperia kurre nuk do te gjeje qetesi!

    Reply to this comment
  4. Izeti January 25, 22:56

    Do e rrezojne dhe nje.here dhe,se heren e trete I ka dhene zgjedje « armiqte e jashtem » Do I rruajne leshte Lulushja me.Mule.Kryemadhen ,,,,,,,, Do vonohet dhe nje.jave Reforma. Keshtu qe do shkojne.nje jave me vone ne Rec te Shkodres,,,

    Reply to this comment
  5. Xxxxxxxxxxxx January 26, 00:05

    Pozita te kerkoje mbeshtetjen e Bregut, Patozit, Selamit etj, mos rrije duarkryq.
    Pse 69 pro, e jo 74?

    Reply to this comment
  6. Katovica January 26, 09:32

    Mblidhni edhe ca spiune te tjere edhe i ndani bashke, ashtu sic ndate edhe Komisioneret e Vetingut!!

    Reply to this comment
  7. Zzzzzz January 26, 10:20

    KOHA PO KALON DHE VETINGU NE VENDE NUMERO SA TE JETE SALIU E META SKA VETING !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. betixho January 26, 18:47

    DUAN TE KRIJOJNE LOBIN E TYRE PER TE ZHBERE PERSERI DREJTESINE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*