Optimizmi i përmbajtur i një eksperti

August 16, 2018 21:39

Optimizmi i përmbajtur i një eksperti

Xhevdet Shehu

Ka rreth tridhjetë vjet që ne shqiptarëve na mundon pyetja hamletiane: Do të bëhet apo jo ndonjëherë ky vend? Fakti që shtrohet një pyetje e tillë, do të thotë se ka shumë dëshpërim, ka mosbesim, mungesë perspektive madje në shumë raste shpresa është venitur skajshëm.

Disfatistët, që nuk janë të pakët në këtë vend, përsërisin deri në mërzi refrenin: Shqipëria nuk bëhet! Por ata nuk japin asnjë zgjidhje, madje lënë të nënkuptohet thuajse hapur se e vetmja rrugë mbetet braktisja, ikja nga sytë këmbët nga ky vend…

Ylli Çabiri nuk bën pjesë në kategorinë e disfatistëve. Por as edhe në atë të optimistëve të flaktë. Ai ka një optimizëm të përmbajtur. Aspak euforik. Është nga ata që thonë se gota është gjysmë plot. Ai thotë: Shqipëria mund të bëhet.

Kështu e ka titulluar edhe librin që ka botuar tani së fundi, ku përpiqet të ngjallë shpresë, pasi analizon shkaqet që çojnë në disfatizëm. Ai analizon qeverisjet e pas vitit 1990. Është një punë mjaft serioze që ai e ka bërë me durim për26 vjet me radhë. E ka kryer këtë punë që i ngjan një manifesti për ata që marrin përsipër barrën e rëndë të qeverisjes së vendit.

Këtë analizë ai e bën me seriozitetin e një eksperti që i njeh mirë këto punë, pasi ka qenë dhe dy herë Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë në Qeverinë e Stabilitetit dhe Qeverinë Teknike (1991-1992). Ky është një libër i mirëfilltë tekniko-apolitik, rezultat i përvojës së autorit në qeverisje, në administratën publike dhe ekspertizën e tij të spikatur në projektet ndërkombëtare.

Ky libër trajton deri në detaje tranzicionin e tejzgjatur politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Autori i bën një analizë të thellë qeverisjes në çdo hallkë të saj. “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” do të mbahet mend për 125 rekomandimet e tij shpresëdhënëse për të gjithë. Ka ikur koha që gjithë përgjegjësinë për prapambetjen tonë t’ia hedhim trashëgimisë komuniste.

Jo është përgjegjësia e qeverisjeve të mëpastajme, të politikave partiake që kanë ndjekur, duke mos ofruar në qeverisje intelektualët dhe specialistët e zotë që nuk i kanë munguar këtij vendi. Në këtë analizë, nëse ai rrëfen dhe denoncon dëmet e mëdha që i ka sjellë administratës së shtetit qeverisja e Berishës, ai nuk i kursen kritikat edhe për qeverisjen Rama pas vitit 2013.

Shqipëria mund të bëhet dhe ai tregon se si duhet të bëhet. Në këtë arsyetim ai është në të njëjtën linjë mendimi me qëndrimin e DITA-s, e cila ka qenë vazhdimisht kritike ndaj praktikave keqqeverisëse si në të kaluarën edhe tani.

Analizën e Ylli Çabirit mund ta lexoni të plotë KETU

August 16, 2018 21:39
Komento

2 Komente

  1. K. Matik August 16, 23:39

    Vendi do te behet vetem kur te qethen vicat…

    Kush e ve akoma ne diskutim pyetjen do behet apo s’do behet ky vend, kur sot pas tridhjete vitesh gjithshka e arritur me pare me aq mund e djerse u zerua si me nje te shtypur butoni (trushplarja me terapine e shok-ut, cekun pe-leshi, etj.), per t’u pervetesuar dhe nxjerre me pas ne ankand prej katovicareve te babezitur ramizjane?

    Kush nga xhevdeterit jep garanci se maskarada me pervetesimin e pasurise se perbashket nuk do te perseritet edhe ne te ardhmen?

    Si mund te jesh “optimist” per riberjen e shtetit, kur drita jeshile ne fund te tunelit as qe imagjinohet se do duket?

    Dicka tjeter. Se c’qendrim ka mbajtur Dita gjithe keto vite, autori do ishte mire mos ta permendje fare, se perkatesine politike te nje medie te pozicionuar dukshem majtas lexuesit e kane te qarte si drita e diellit. Eshte fukarallek t’u japesh rekomandime lexuesve, te cilet e njohin permendsh formulen e ditareve tane. Ajo ka qene dhe ka mbetur po e njejta: “Ujku ujku, qe cakejte te bejne sa me kollaj kerdine”.

    Dy fjale per librin. Me qe ublikoni nje recesion te detajuar per librin se levdatat tuaja po na duket me teper si reklame per shitje.

    Reply to this comment
  2. Dashamiresi D ! August 17, 15:02

    Pa tjeter qe do te behet si thote pena e Ylli Xhabirit sa konfirmuar Xhevdet Shehu, po duhet qerruar FERRAT nga RRENJET, qe kush nuk i njeh.
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*