Oqeaneve po “u mbaron” oksigjeni

December 7, 2019 16:24

Oqeaneve po “u mbaron” oksigjeni

Ndryshimi i klimës dhe ndotja po “largojnë” oksigjenin nga oqeanet tona dhe kërcënojnë shumë lloje peshqish. Ky është përfundimi i studimit më të madh në llojin e tij, të ndërmarrë nga grupi ambientalist IUCN.

Ndërsa ndotja është e njohur tashmë prej dekadash, ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po e përkeqëson mungesën e oksigjenit. Rreth 700 zona oqeanike kanë tani probleme me uljen e nivelit të oksigjenit në ujë, krahasuar me atë të regjistruar në vitet 1960. Studiuesit thonë se ky fenomen kërcënon specie të ndryshme që përfshojnë tonin dhe peshkaqenët. Kërcënimi për oqeanet nga rrjedhja në to e kimikateve të tilla si azoti dhe fosfori, që vijnë nga fermat dhe industria, përbën prej kohësh shqetësim sepse është provuar që ndikon tek niveli I oksigjentit në ujin e detit.

Ajo vazhdon të mbetet një fakator në përkeqësimin e situatës, sidomos në zonat bregdetare. Megjithatë, vitet e fundit është rritur edhe kërcënimi nga ndryshimi i klimës. Me efektin serë, oqeanet thithin më shumë nxehtësi dhe uji I ngrohur, nga ana tjetër, mund të mbajë më pak oksigjen. Shkencëtarët vlerësojnë se midis viteve 1960 dhe 2010, sasia e gazit të tretur në oqeane ka rënë me 2%.

 

l.h/ dita

December 7, 2019 16:24
Komento

9 Komente

  1. Gzim Kulufi December 7, 19:20

    Nwse sasia e oksigjenit ka rene ne oqeane, kjo atehere nuk ka pse futet ne thonjza! Dhe vertet, nganjehere, oksigjeni i lire bie ne ujra. Por nga ana tjeter vete uji eshte perberje oksigjeni dhe hidrogjeni, ndaj duhet sqaruar se cili oksigjen ka rene, perberesi i ujit apo ai qe gjendet i lire ne formen e tij te lire (te gazte)!

    Reply to this comment
    • frymemarrje ujore December 7, 21:23

      behet fjale per oksigjenin molekular te gazte, ai ka aftesine te tretet ne uje kur uji eshte ne temperatura te uleta.

      pra gazi oksigjenit i tretur ne uje. shfrytezohet per frymemarrje nga peshq e gjallesa ujore qe filtrojne ujin e detit per oksigjen te gazte me ane te velezave.

      Reply to this comment
      • mirel December 7, 23:59

        Frymarja ujore nuk e ka idene se oqeanet jane furnizuesi me i madh i tokes me oksigjen.
        Jeta lindi ne toke nga clirimi i oksigjenit nga oqeanet.

        Reply to this comment
        • frymemarrje ujore December 8, 13:36

          mirel nuk eshte mire te nderhysh kudo .
          me pohimin tend meriton te ngelesh ne klade ne Biologji.
          Prodhuesi dhe furnizuesi i oksigjenit ne Toke jane bimesia e saj permes Fotisintezes.
          Oqeani eshte prodhues oksigjeni ne masen qe uji i tij cliron oksigjenin e gazte, paraprakisht te prodhuar nga bimesia, e te tretur paraprakisht ne uje, tretje qe mundesohet ne temperatura te uleta. Prandaj artikulli permend Ngrohjen Klimaterike si shkak i renies se oksigjenit te tretur ne Oqeane.

          Reply to this comment
          • mirel December 8, 15:36

            frymemarrje lexo pak, nuk jam ekspert ne biologji, por mundohem te informohem. Clirimi i O2 nga oqeanet mundesoi jeten ne toke.
            “Oxygen has not always been a given element in the air; in fact, its presence is a relatively recent development in Earth’s history. Until around 600 million years ago, our atmosphere was composed of less than five percent oxygen, instead being mainly a nitrogen and carbon dioxide mixture dating back to Earth’s formative volcanic activity over four billion years ago.

            Fortunately for us, organisms evolved that could use carbon dioxide, along with solar radiation, to produce metabolic energy and oxygen—a process called photosynthesis. While we may think of photosynthesis as the life process of land plants, algae and a variety of other microscopic organisms called phytoplankton had been using photosynthesis long before terrestrial plants appeared. These organisms that reduce carbon dioxide and produce oxygen are generally known as primary producers, a term indicative of their role in creating the necessary environment for more complex life to flourish.

            As the ocean’s primary producers diversified and spread, atmospheric oxygen increased to roughly the level of today, setting the stage for aquatic animals and plants to make the transition onto land. Seasonal phytoplankton blooms still account for over half the photosynthesis and subsequent atmospheric oxygen production on Earth. It’s hard to believe, but we owe every breath we take to a biological product of marine animals mostly invisible to the naked eye”

    • vlora December 8, 00:32

      Pyetja juaj me teper eshte e karakterit Kureshtare,por qe kerkon pak skjarim.Kur ne text thuhet se ka me shume prurje te Azotit dhe Fosforit e kjo nga tretjet ne tokat bujqesore te kriprave te tyre(plehrat Azotike dhe Fosfatike),jane shkaktare ne demtimin e flores qe ekzistone ne ujrat e oqeaneve,ku keto te fundit jane burimi i prodhimit te atij Oxigjeni molekulare kjo ne saje te fenomenit te fotosintezes.keshtu pra me shkaterrimin e bimesise,kemi edhe paksimin e tyre e keshtu me rradhe.Tani pyetja eshte :A eshte kjo aresyeja e shkaterrimit te bimesise nen ukore,ku ta adresojme te prurjet e atyre plehrave?Sigurisht qe jo edhe pse mund te kene nje fare ndikimi ,ku po te ishin vetem keto shkaku,pasojat do te ishin te paperfillshme.por faktet flasin per shume faktore qe ndikojne,e qe ketu nuk eshte vendi i duhur,por perpos veprimtarive vullkanike nenujore,ekzistone edhe nje faktor gjenetik qe lidhet me vete ciklin e vete jetes qofte asaj bimore ashtu edhe asaj shtazore.Ky cikel qe nga natyra eshte universal perfshine cdo krijim te natyres dhe eshte:lindje-zhvillim-shumzim-mplakje dhe vdekje.Keshtu eshte per vete Token,per cdo Planet te galaktikes,per cdo bime,kafshe e deri te njeriu.Kuptohet se koha e te jetuarit te krejte te ketij ekuacioni eshte e ndryshme per krijime te ndryshme,e plote arsyetime te tjere dhe qe ne fakt zene pjesen me te madhe te mjafte shkaqeve qe demtojne Biodiversitetin dhe ekosistemin.Nuk dua te zgjatem me gjate por per ta mbyllur deshiroj te skjaroi se trajtimi i temave te tilla me karakter global dhe shkencor kerkone pak me teper angazhim per ta prure tek ne lexuesit sa me te kuptueshem artikullin qe sjell shqetesimin.

      Reply to this comment
    • Shpata December 8, 05:22

      Shume gabime drejtshkrimore ne shkrove, shenjat e pikesimit perform gabim dhe ndryshojne complete kuptime. Per te deshiruar she qattesia e mendimet. C’behet keshtu?

      Reply to this comment
  2. Z/K December 8, 13:58

    Me ti mbaruar oksigjeni oqeanit dhe detrave,do filloj te mungoj edhe ajrit mbi toke.Keshtu do shkojme drejt evolucionit marsian.

    Reply to this comment
  3. Drita Aliu December 8, 16:26

    Nuk durohen injorantet te japin mend ,sepse ndikojne ne popull. ne oqean masa e organizmave fotosintetike eshte shume here me emadhe ne krahasim me ate te tokes dhe aty jane fillesat e oksigjenit ne atmosfere e per pasoje edhe te jetes ne te.Ndotja pakeson driten ,si pasoje edhe masen e organizmave fotosintetike ne oqeanet ,detrat dhe lumenjte.Nuk do te vdesim sot por prishja sado e ngadaleshme e ekuilibrave ,kerkon energji kolosale nga njerezimi per tu ndrequr.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim