Ora e së vërtetës për Shqipërinë e Panuccit

September 7, 2018 10:28

Ora e së vërtetës për Shqipërinë e Panuccit

 

Ka më shumë se një vit që është ulur në stolin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, ku zëvendësoi patriotin e tij Giani De Biasi, por për Christian Panuccin, vetëm sot do të fillojë testi i tij i vërtetë.

Italiani u ul në stolin e Shqipërisë më 19 korrik të 2017-ës, në një periudhë kur kuqezinjtë i kishin humbur shpresat për të synuar një kualifikim të mundshëm në botërorin “Rusi 2018”.

Deri tani tekniku ka drejtuar Shqipërinë në 8 takime, ku regjistron 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, por objektivi ndaj tij gjatë kësaj kohe, ka qenë të gjejë skuadrën e duhur, me të cilën do të synojë një vend në Euro 2020.

Kështu pas më tepër se një viti eksperimentesh, zbulimesh dhe negociatash me futbollistë, tashmë ka ardhur momenti që puna e Panuccit të duket në fushë, teksa sonte në orën 20:45 Shqipëria do të presë Izraelin, në “Elbasan Arena”, në sfidën e parë të Ligës së Kombeve.

Situata në kampin kuqezi nuk është nga më të mirat, pasi disa futbollistë si Roshi e Sadiku, janë të dëmtuar, të tjerë liderë si Mavraj e Agolli nuk kanë shumë minuta në këmbë, ndërsa Grezda e Xhaka vijnë pas dëmtimesh të gjata dhe nuk kanë rigjetur formën e tyre më të mirë.

Megjithatë, në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, Panucci nuk përdori justifikime, por u shpreh i kënaqur me punën e grupit dhe besimplotë për një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena”.

a.s/dita

 

September 7, 2018 10:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*