Ora molekulare rishkruan kronologjinë e jetës

August 24, 2018 11:22

Ora molekulare rishkruan kronologjinë e jetës

Rishkruhet kronologjia e jetës mbi Tokë dhe kjo është bërë nëpërmjet një ore të re molekulare, e bazuar mbi analizat e kombinuara të fosileve të së kaluarës dhe të ADN-së së organizmave aktualisht të gjallë, sipas një studimi të Universitetit të Bristol të publikuar në revistën shkencore “Nature Ecology and Evolution”.

Në kuadër të këtij studimi është riparë edhe mosha e “Lukës”, pasaardhësi i fundit i përbashkët i të gjitha qenieve të gjalla, që me sa duket është më antik nga sa parashikohej.

Biologu italian, Davide Pisani, një prej autorëve të këtij sutidmi, shpjegon se “duke përdorur këtë qasje kemi arritur të tregojmë se Luka, paraardhësi i fundit universal i përbashkët i të gjitha formave të jetës qelizore, ka ekzistuar shumë më herët në historinë e Tokës, rreth 4,5 miliardë vite më parë, jo shumë kohë pas impaktit me planetin Theia, që sterilizoi Tokën duke krijuar edhe Hënën”.

“Rezultatet tona tregojnë sa nga Luka, rreth një miliard vite më pas, u shfaqën dy linja evolucioni, eubakteret dhe arkeobakteret. Kjo konfirmon fuqinë e informacionit në gjenome, sepse do të ishte e pamundur të bëhej dallimi mes eubaktereve dhe arkeobaktereve më antike vetëm duke u bazuar mbi informacionet që vijnë nga fosilet”, vazhdon studiuesi.

Ky studim konfirmon për më tepër se qeniet e gjalla me një bërthamë qelizore të mirë përcaktuar, të ashtuquajturat eukariotet (nga rrjedhin njerëzit, kafshët, bimët dhe kërpudhat), nuk janë shfaqur si një linjë evolicioni primare.

“Është një fakt që të bën të reflektosh që i përkasim një linje që është shfaqur miliarda vite pas shfaqjes së jetës”, përfundon Pisani.

a.s/dita

August 24, 2018 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*