Orban dhe Martens urojnë Bashën për postin e ri

Redaksia Online August 6, 2013 16:42

Orban dhe Martens urojnë Bashën për postin e ri

Kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha, merr urimet e para të miqve ndërkombëtarë për zgjedhjen në këtë post. Sipas zyrës së shtypit të PD, Presidenti i EPP-së, Wilfried Martens, dhe kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban i kanë dërguar mesazhe urimi Bashës me rastin e fitores së garës për kryetar të demokratëve.

“Dua t’u përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm”, shkruan Martens.

Ndërsa kryeministri i Hungarisë, i njohur për miqësinë me Berishën, Viktor Orban, shprehet në mesazh: “Në emër të FIDESZ, më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit. Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi”.

Redaksia Online August 6, 2013 16:42
Komento

4 Komente

  1. T'ka sali shpirt August 6, 17:46

    lajmi eshte per lulushin
    pse nxirrni surratin e saliut

    Reply to this comment
  2. likja August 6, 19:00

    plerat me te felliqura urojne plerat …

    Reply to this comment
  3. AL-Boston August 7, 00:51

    Akeni perendi,mos naj nxirni me kete qelbesir

    Reply to this comment
  4. shamikuqja August 7, 08:19

    ATO QE KAN URU BASHEN JANE SI HAXHI QAMILI SI SALI MUSHKA TURPI I PPE
    POR KESHTU U KATANDIS PARTIA E FAMILJES SALI RRUGAQIT E LUL SMARLAPIT PER LESH PER HALE KAN SHKU KUR DREJTOI PARTIN NJI KOMUNIST I QELBUR ME MORRA SI NUK KA KA KUNDERTANK SI I VRET VETEM EDI RAMA JA THEU QAFEN HORRIT VUQIDOLIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*