Orban “luftë” me BE-në: Po dënoni popullin më liridashës kristian

September 12, 2018 10:03

Orban “luftë” me BE-në: Po dënoni popullin më liridashës kristian

 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka akuzuar Parlamentin Evropian për shantazhim të Budapestit, pasi ligjvënësit kanë nisur të konsiderojnë marrjen e masave disiplinore kundër shtetit të tij.

Ligjvënësja holandeze, Judith Sargentini, e cila ka shkruar një raport për Hungarinë dhe partinë e Orbanit, i ka thënë parlamentit në Strasburg se dokumenti liston në mënyrë gjithëpërfshirëse, sulmet në media, minoritete dhe sundim të ligjit.

“Këto sulme janë shkelje e pastër, e vlerave të BE-së”, është shprehur ajo.

Orban e ka cilësuar raportin si abuzim të pushtetit, duke thënë se ai përmban keqinterpretime serioze të fakteve dhe ka premtuar se Hungaria nuk do të përulet.

Ai akuzon parlamentarët se duan të dënojnë popullin më liridashës, kristian, popullin hungarez, që ka luftuar kundër Bashkimit Sovjetik dhe që i hapi kufijtë për qytetarët e Gjermanisë lindore.

“Për këtë raport duhet të votojë shumica. Ju po dënoni një vend dhe një popull. Ju besoni se e dini më mirë se Hungaria vetë, çfarë u duhet hungarezëve”, tha ai.

Kryeministri shton se ai mbështetet nga shumica parlamentare në vendin e tij: “Ju merrni përgjegjësi të madhe, kur doni t’ i vini vulën një vendi dhe doni të përjashtoni një popull.”

Ai pretendon se Hungaria po dënohet sepse nuk do që të ketë emigrantë. “Hungaria nuk do që t’i bëhet presion. Ne do të mbrojmë kufijtë tanë, edhe prej jush, nëse do të duhet”, deklaroi Orban.

a.s/dita

September 12, 2018 10:03
Komento

2 Komente

  1. Bogonica September 12, 15:59

    “Plasi ne Hungari”.Me ket dua te perifrazoj nje batut te nje filmi shqiptar,sepse une di shume pak per Hungarine dhe per kete perplasje me BE-ne.Di qe Hungaria eshte kunder pranimit e emigranteve.mirpo askush nuk e thote perse ky shtet dhe Polonia jane kunder,dhe perse vecohet Polonia nga “ndeshkimi”.E vura ne thonjza fjalen, se realisht nuk del ne kete shkrim se c’fare ndeshkimi i eshte dhene.Mirpo dyshoj se Hungaria e di mire shkakun e vales se emigrantve qe mesyjne Europen nga Jugu dhe Jug-lindja,dhe me sa duket Orban eshte per zgjidhjen e problemit ne themel,gje qe nuk u leverdis shkaktareve te vertete te emigrimit qe mund te jete vete BE,me qellim qe te terheqe forca te lira pune,per rritjen e fitimeve te korporatave europiane te lidhura me BE.

    Reply to this comment
    • the punisher September 12, 19:50

      Polaket dhe Hungarezet kane vete miliona migrante ne vendet perendimore. Te kthehen te gjithe te gopi i nenes se tyre dhe te bejne vend per te arratisurit nga lufta.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*