Orban: Marrim emigrantë nga Austria, por i kthejmë në Kosovë dhe Shqipëri

July 27, 2016 09:41

Orban: Marrim emigrantë nga Austria, por i kthejmë në Kosovë dhe Shqipëri

Hungaria është e gatshme të marrë përsëri disa emigrantë nga Austria, sipas rregullave evropiane dhe pastaj t’i kthejë ata në vendet e tyre të origjinës, kryesisht Kosovë dhe Shqipëri. Deklarata është bërë nga kryeministri Viktor Orban.

Ai duke folur pas një takimi me kancelarin austriak Christian Kern, tha se Hungaria ka marrëveshje me vendet e origjinës, për t’i kthyer emigrantët në shtëpi me autobus.

Hungaria ka bllokuar kufirin për emigrantët, sidomos ata nga Lindja e Mesme dhe tani nuk regjistron më shumë se 30 kërkesa për azil në ditë.

Qeveria e Orban do të zhvillojë një referendum kombëtar në 2 tetor, për të kërkuar mbështetje politike për të kundërshtuar çdo rishpërndarjeje të emigrantëve brenda BE-së./tvklan.al

July 27, 2016 09:41
Komento

2 Komente

  1. toni July 27, 10:24

    Fuck y gipsy. Just look at your face!

    Reply to this comment
  2. nje ish myslyman July 27, 16:34

    Bravo Orban!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*