Orban: PPE, idiotë të dobishëm

March 4, 2019 13:44

Orban: PPE, idiotë të dobishëm

Viktor Orban përdori fjalë të ashpra kundër kritikëve të tij në PPE, duke i quajtur “idiotë të dobishëm”.

“Ata besojnë se po bëjnë një luftë shpirtërore, por në fakt po u shërbejnë interesave të të tjerëve, kundërshtarëve tanë”, tha kryeministri hungarez në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

Krerët e partive kryesore kristiandemokrate dhe konservatore kanë kërkuar këtë javë që partia e Orbanit, Fidesz të përjashtohet nga gjiri i familjes së Partive Popullore Evropiane. Edhe kandidati kryesor i PPE-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat zhvillohen në maj, politikani gjerman Manfred Weber, e ka mbështetur këtë mundësi.

Orbani e pranoi se aktualisht ka një “thyerje” në raportet gjermano-hungareze, e kjo, sipas tij, ka ndodhur “për shkak të dallimeve në çështjen e migracionit”.

“Hungaria insiston që kombet të kenë të drejtën të mbrohen; Gjermania ka një filozofi tjetër”, pohon kryeministri djathtist hungarez, i cili mendon se kriza e refugjatëve nuk ka përfunduar dhe se ato që Kontinenti i Vjetër përjetoi në vitin 2015 do të përsëriten edhe më fuqishëm.

Argumenti i tij është se vendet arabe dhe ato me popullatë me ngjyrë në Afrikë po vazhdon të shtohet numri i banorëve. Së shpejti atje nuk do të ketë ushqime të mjaftueshme për të gjithë, thotë Orban, që këmbënguli të tregojë se Hungaria mbetet e vendosur që t’i mbrojë kufijtë e vet.

Në këtë kontekst, ai foli për një rregull të ri në politikën e migrimeve e tha se vendet anëtare “duhet t`ia marrin këtë çështje nga dora Komisionit Europian”.

o.j/dita

March 4, 2019 13:44
Komento

4 Komente

  1. KOZi March 4, 13:56

    Ok ,kjo parti dhe ky udheheqes mungon ne Shqiperi !

    Reply to this comment
  2. PSE ? March 4, 17:53

    Nuk jam e nje mendimi me ty ,[email protected] , sepse Orbani eshte si eshte , por mbron interesat e vendit te tij , kurse SHQUP-i yne e ka nxjerr ne pazar me kohe atdheun ! Tani kerkon qe ti vere zjarrin , dhe shqiptaret te vriten me njeri tjetrin ne lufte civle , per te instaluar regjimin fashist !

    Reply to this comment
  3. Shemia March 5, 06:48

    Emigracioni Nik duhet te jete kaotik, por I organizuar nepermjet ambasadave the webserver qe pretending. Udhet illegale te mos njihen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin