Organet e Vettingut kërkesë Kuvendit për staf dhe fonde

September 21, 2017 16:45

Organet e Vettingut kërkesë Kuvendit për staf dhe fonde

Ndërsa pritet që shumë shpejt të nis Procesi i Vetingut e teksa pritet që brenda javës të vijë edhe grupi i ONM, zbardhen dokumentet ku organet e Vettingut kërkojnë staf dhe fonde nga Kuvendi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit i kanë drejtuar një relacion Kuvendit për propozimin e strukturës organizative dhe klasifikimin e pagave per personelin e këtij  Institucioni. Secila prej tyre kërkon 68 dhe 65 profesionistë.

Komisioni i Pavarur i kualifikimit i cili është pjesë e sistemit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka për qëllim garantimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi.

Në dokument thuhet se Komisionit i njihet e drejta për të disponuar buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e veta sipas ligjit.

“Në një vlerësim paraprak, dhe në varësi të ngarkesës së punës në vijim, aktualisht Njësia e Shërbimit Ligjor propozohet të perbehet nga;
12 këshilltarë ligjore dhe 4 këshilltarë ekonomik, të cilët emerohen nga Mbledhja e Komisionereve, pasi kryhet procesi i vlerësimit të tyre nga Komiteti “ad hoc”, sipas nenit 22 te ligjit nr.84/2016.Sa i përket pagës së Këshilltarëve, ligji ka përcaktuar që paga e tyre është sa 80% e pages se Komisionerit. Ndërkohë që këtij pozicioni i njihet e drejta për pagese shtese për shkak të vështirësive, sipas rastit. Mbledhja e Komisionit propozon që kjo pagese të jetë 50% e pages mujore”
 citohet në dokumentin e Komsionit të Pavarur.

Një ditë më parë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se qeveria do të ofrojë mbështetje logjistike, financiare për të gjitha organet të cilat do të punojnë për procesin e Vettingut, rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. shqiptarja.com

September 21, 2017 16:45
Komento

2 Komente

  1. Arber September 21, 21:01

    Leke dhe vetem leke, pune 0. Cfare lekesh duhen, a nuk mjaftojne rrogat e majme?! Eh, ku je o Enver Djali, se neve na mori malli…

    Reply to this comment
  2. 2plus2 September 21, 21:38

    Fondet, po te jene te zote, le t’i sigurojne nga konfiskimet e pasurive te vjedhura te gjyqtareve qe do filtrojne vete.
    Shteti, dmth taksapaguesit dhe femijet e tyre, s’kane ku te gjejne para shtese me kerkesat per para qe s’kane fund ndonjehere. Parja per kete pune eshte tek pasurite e krijuara me manipulim te gjyqtareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*