Origjina e fjalës “argat”

October 5, 2019 23:30

Origjina e fjalës “argat”

Argatët ishin punëtorë krahu, kryesisht fshatarë të varfër, që detyroheshin të punonin me mëditje sipas stinëve ose në mënyrë të përhershme, zakonisht në bujqësi dhe ndërtim.

Në Shqipëri, në kushtet e sundimit osman, argatët shkonin për të gjetur punë brenda vendit ose në provinca të afërme, madje edhe të largëta të Perandorisë Osmane.

Vinin sidomos nga trevat malore të varfëra dhe pa burime ekonomike.

Punonin për korrjet e shirjet, për hapjen e kanaleve, si muratorë, zdrukthtarë, sharrëtarë etj.

Organizoheshin në grupe të vogla dhe mëditjen e merrnin në natyrë ose në monedhë.

Me shndërrimet e e mëvonshme ekonomike-shoqërore, kjo kategori punonjësish u zhduk.

d.a. / dita

October 5, 2019 23:30
Komento

28 Komente

  1. demo October 6, 03:53

    Ti nuk na tregon fjalen,ti tregon zanatin.Prendaj ndrysho titullin ne cfare ishin Argatet?

    Reply to this comment
  2. TURI EMIGR October 6, 06:21

    gazetari i shkrimit nuk shpjegon origjinen e fjales,per te cilen eshte bere shkrimi,argati qe vjen nga greqishtja ,ERGATIS, e perkthyer ne shqip punetor.Me profesonializem ne ato qe shkruani

    Reply to this comment
    • Nje koke pa lare October 6, 21:52

      Termi Argat apo punetor rastesor eshte aktual dhe ne nje fare menyre te tere jemi te tille ne kapitalizem..
      Po gjete pune mire…po nuk gjete ha ….

      Tek sheshi Omonia ne Athine e tek Partizani i Pa njohur neTirane gjen argat per nje cope buke..

      Reply to this comment
      • Labi October 7, 20:22

        Ergatis vjen vertet nga greqishtja dhe sot atje përkthehet thjesht punëtor. Por në etimologjinë e fjalës erga-ti rrënja e fjalës do të thotë jo thjesht punë, por ai që ndërton diçka, ergo, një objekt, një vepër, një ndërtim. Pra ergatis do të thotë njeri që ndërton diçka.

        Reply to this comment
  3. cubi.matjan October 6, 13:09

    Argat. Krahas spegimit te Turit, me siper shenuar, shtoj se me fjalen Aga turqit therrisnin djalin me te madh te familjes. Kurse motren me te madhe e therrisnin Ablla. Keto ne shenje respekti pasi ishin ndihmestaret me kryesore ne familjes mbas prinderve. Dhe kuptimi historik perputhet keshte me ate famoljar- ekonomik … .

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi October 6, 14:35

      Pirdh o cub, pirdh! Argat vjen nga bizantinia greke Ergatis, që dmth Punëtor. Ti trap vete e përmend Aga e Ablla, pa pikë lidhje. Qysh kur matjanëve u dhemb zemra te turqit???

      Reply to this comment
  4. Kuksiani October 6, 16:36

    Ka patur dhe nje shprehje te vjeter (mbase ne zonen e Korces apo Devollit) “u argas ne pune” me kuptimin u keput/u lodh se punuari.
    Mbase nga qe punonin shume dhe gjate u dhane emrin argate. Kuptimi nga greqishtja “ergatis” eshte mjaft i pranueshem, por a eshte vertet fjale nga greqishtja?
    Fjala punoj ne shqip nuk ka lidhje me fjalen greke Δουλεύω.
    por me “greqishten e vjeter” perputhet 100%.
    Krahasoni keto fjali:
    Tomi ponon.
    Ὁ Θωμᾶς πονεῖ.
    Punoj shume gjate.
    Πονῶ πολύν χρόνον.

    Reply to this comment
    • Njoni October 10, 12:33

      Kuksiani, beni mire qe shprehjet me shkronja greke ti shoqeroni me poshte (apo ne krah) edhe me shkronja latine, qe ato te lexohen lehte edhe nga pjesa e shqiptarve qe nuk dine te lexojne ne alfabetin grek!

      Reply to this comment
  5. Kuksiani October 6, 16:37

    Ka patur dhe nje shprehje te vjeter (mbase ne zonen e Korces apo Devollit) “u argas ne pune” me kuptimin u keput/u lodh se punuari.
    Mbase nga qe punonin shume dhe gjate u dhane emrin argate. Kuptimi nga greqishtja “ergatis” eshte mjaft i pranueshem, por a eshte vertet fjale nga greqishtja?
    Fjala punoj ne shqip nuk ka lidhje me fjalen greke Δουλεύω.
    por me “greqishten e vjeter” perputhet 100%.
    Krahasoni keto fjali:
    Tomi ponon.
    Ὁ Θωμᾶς πονεῖ. (O Tomas poni)
    Punoj shume gjate.
    Πονῶ πολύν χρόνον. (Pono polin hronon)

    Reply to this comment
  6. Jimi October 6, 19:48

    Nuk pretendoj se do te them ndonje gje te madhe, po pse te mos themi qe kjo fjale eshte thjesht shqip!?
    Sipas meje vertet qe funksonalitetet e nje personi i cili quhet argat, jane pikerisht ato qe parashtrohen ne artikull por etimologjia e emrit duhet te jete shqip. Argat= Are-Gati, Ai njeri qe merret me pune ne bujqesi, ose me mire dhe me qarte, ai njeri qe me punen e krahut, me shat apo kazem,ben Aren Gati per te mbjelle!

    Reply to this comment
  7. Dash Pacja October 7, 15:37

    O Kuksiani,
    cfare ke dashur te spjegosh se nuk ka Krisht dhe Muhamet qe t’a kuptoje!? Apo te n’a tregosh qe ke mesuar greqisht dhe germat cirilike!

    Reply to this comment
    • kuksiani October 8, 10:26

      @ Dash Pacja
      Kur ka lindur Krishti apo Muhameti yt gjuha shqipe kishte evoluar shume me teper sesa truri yt sot!
      Ke dy fjali te shkruara ne shqip dhe ne greqisht per te pare qe folja “punon” eshte e njejte me ate qe e quajne greqishte te vjeter.
      Nuk jam as ortodoks, as katolik dhe aq me pak mysliman!

      Reply to this comment
  8. inat October 7, 19:09

    qe ne lashtesi njeriu filloi te punoje arat,,une jetoj ne greqi prej 27 vitesh dhe e di greqishten ne menyre prefekte,dmth ar-gati mos jane dy fjal qe kane dhe kuptim te ndyshme ne shqip,per mendimin tim kjo fjala argat vjen nga shqipja greqishtja ka mijera fjale shqipe nje gje qe shqipja nuk i ka,,

    Reply to this comment
  9. Arvanitasi (Arbanitasi ) ose Arbanas apo Albanas, si të doni, janë e njëjta gjë. October 7, 20:08

    Ndoshta para 6000 vjetësh një popull shqipfolës nga veriu i Europës u vendos në jug dhe nga popull endacak u shëndrrua në një popull që u ngulit në një vënd të caktuar dhe nga gjuetar endacak u shëndrrua në bujk duke hapur arat dhe zhvilluar bujqësinë. Dhe ky popull u quajt dhe “arban” ose “arbër” në kuptimin e popullit që “bëri” ose “bani” arat e para. A e dini që kushurinjtë tanë të lashtësisë, gjermanët, “punoj” i thonë “arbajtën” që mbështet idenë që koncepti “punoj” ka lindur kur njeriu filloj të hapte, të “bënte arat” (arbajtën) e para dhe punëtori i parë ishte ai që bënte “arat gati”, argati. Argat duhet të jetë emri i punëtorit në shqipen e lashtë.

    Reply to this comment
  10. Beu October 8, 07:35

    Argat. Bujk, njeri qe punonte ne pronat e Agallareve dhe Bejlereve, pa meditje, te gjitha mjetet e jeteses ju siguroheshin nga te mesipermit, si : fjetja, ushqimi, veshja, mjekimi, gezimi, hidherimi dhe mbrojtja.

    Reply to this comment
  11. Dash Pacja October 8, 15:08

    Kuksiani apo kuksiani,
    perpara se te na mesoshsh evolimin e gjuhes, meso rregullat elementare te drejtshkrimit duke filluar qe nga perdorimi i germave te vogla dhe te medhaja te shtypit.
    Gjithashtu perpara se sa te kerkosh spjegime te fjaleve gjuha e greqise se leshte, kerkoi ato ne gjuhen shqip.
    Argat eshte me e mundshme dhe e spjegueshme te vije nga bashkimi i dy fjaleve; aren nget. Fjalen nget e gjen ne shume perdorime ne gjuhen shqipe si; mergat, nget qete, e ngau me dore apo fjale, makinen nget etj.etj.
    Dhe e fundit, gjuha e Homerit, e cila nuk flitet sot ne Greqine e leshte, spjegohet me shume me gjuhen shqipe se sa me greqishten.

    Reply to this comment
    • Kuksiani October 8, 20:51

      Sa per gabime nuk ta marr dot (krahaso postimin e mia me te tuat).
      Me keqja eshte qe nuk ke kuptuar ato qe kam shkruar.
      Po ta shkruaj me nje fjali qe koka pacja ta kuptoje!
      Gjuha shqipe eshte me e vjeter se gjuha greke!

      Reply to this comment
  12. Albann October 9, 13:36

    Fjala argas do te thote shkriferoj dicka(token ne kete rast).Meqe punetoret ne mesjete ishin bujq qe leronin,prashitnin pra shkriferonin token normalisht do quheshin argat.Nuk e di nga e ka prejardhjen por mendoj qe eshte greke meqe perdoret ne zonat kufitare me Greqine..Edhe ajo shprehja e permendur nga komentuesit lart “u argas nga puna” lidhet me fjalen shkriftohem,shkrehem ne pune,mu hapen kockat nga lodhja.pra argas-shkriferoj,argat-shkriferues toke,punues toke.

    Reply to this comment
  13. Dash Pacja October 9, 15:26

    Kuksiani,
    kesaj radhe me “K” te madhe.
    Emil Zola ka nje thenie brilante per kategorine e intelektit tend:
    “Mania e njerzve me dije gjysmake eshte per t’u mare me probleme te veshtira.”

    Reply to this comment
    • Kuksiani October 10, 16:32

      Ke plotesisht te drejte!
      Problemi me i veshtire je ti!

      P.S
      Nese gabimet e mia drejtshkrimore jane per arsye te shkrimit shpejt, te tuat jane nga mosnjohja e sakte e gramatikes shqipe. Po te permend vetem kete ne postimin e fundit dhe nuk te pergjigjem me!
      Fjala “njerez” nuk e humbet “e” as ne rasen dhanore “njerezve”!

      Reply to this comment
  14. faro October 9, 18:36

    E kam sh të vështirë të kuptoj disa diskutant, që e kanë të pamundur të mos ofendojnë të tjerët!
    A nuk do të ishte më njerëzore, që të NDIHMONIM njeri–tjetrin vetëm e vetëm me ide dhe cilido të përdor lirinë vetiake për t’i pranuar apo jo.
    Pse duhet ofenduar bashkëbiseduesi?
    Me vjen keq se lexoj me lart mendime me vlerë, por personi që i jep ofendon të tjerët.

    Reply to this comment
  15. faro October 9, 18:41

    E kam sh të vështirë të kuptoj disa diskutant, që e kanë të pamundur të mos ofendojnë të tjerët!
    A nuk do të ishte më njerëzore, që të NDIHMONIM njeri–tjetrin vetëm e vetëm me ide dhe cilido të përdor lirinë vetiake për t’i
    pranuar apo jo.
    Pse duhet ofenduar bashkëbiseduesi?
    Me vjen keq se lexoj me lart mendime me vlerë, por personi që i jep ofendon të tjerët.
    Falënderoj kuksianin se mësoj edhe një fjalë të re nga greqishtia e vjetër – fjalën pono=puno

    Reply to this comment
  16. Jimi October 9, 20:12

    Alban! Jam plotesisht dakord me argumentet e tua, ndersa per etimologjin e fjales”Argat”kam dyshim!?
    Kam pershtypjen se edhe “Argas” shkriferoj, si fjale vjen pikerisht nga shqipja. Vjen pikerisht nga puna qe kryen argati, shkriferimi i tokes dhe jo e kunderta!? Pra primar mendoj se mbetet Are-Gatit-si dhe mandej mbetet “Argas-ja! Gjithsesi keto qe shprehim jane thjesht hamendesime jo profesionistesh. Falemnderit !

    Reply to this comment
  17. TURI EMIGR October 10, 03:49

    fjala ponei sic shkruan kuksiani ne greqisht do te thote dhimje. iam shume dakort me faron ,nuk kemi pse ofendojme tjetri, thjesht shkembejme mendimet tona .nuk kemi pse ulim veten me fjale banale.

    Reply to this comment
    • Kuksiani October 10, 16:38

      Me fal Turi!
      Une perdor fjalen qe perdorej ne “greqishten e vjeter” dhe jo ate qe flitet sot ne Greqi. Jane dy gjuhe te ndryshme ne thelb.
      Fjalite e perdorura nga une jane mare nga fjalor i gjuhes se vjeter!

      Reply to this comment
    • Kuksiani October 10, 18:41

      Me fal Turi!
      Une perdora si shembull fjalen qe perdorej ne “greqishten e vjeter” dhe jo ate qe flitet sot ne Greqi. Jane dy gjuhe te ndryshme ne thelb.
      Fjalite e perdorura nga une jane mare nga fjalori i gjuhes se vjeter!

      Reply to this comment
  18. TURI EMIGR October 10, 04:01

    edhe dicka tjeter.jo sepse dua ta hedh poshte si variant i fjales shqipe , dhe uroj te jete shqip ,por kjo fjale perdoret vetem ne kete kuptim ne shqip ,ndersa ne greqist ka nje perdorim shume te gjere.mendoj se gazeta mund te ndihmonte me nje specialst per origjinen e kesaj fjale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*