Origjina e sistemit diellor, sonda japoneze mbërrin pranë një asteroidi

June 28, 2018 14:18

Origjina e sistemit diellor, sonda japoneze mbërrin pranë një asteroidi

 

Një sondë hapësinore japoneze ka mbërritur pranë një asteroidi, pas një udhëtimi për rreth tre vjet e gjysëm ose prej 300 milionë kilometrash në thellësi të hapësirës me qëllimin për të mbledhur informacion rreth origjinës së sistemit diellor.

Agjencia japoneze për Eksplorimin e Hapësirës Ajrore njoftoi se sonda e quajtur “Hayabusa2” u vendos të mërkurën në një pozicion rreth 20 kilometra mbi asteroidin “Ryugu”.

Sonda do të qëndrojë aty për 18 muajt e ardhshëm, për të marrë imazhe fotografike të asteroidit i cili është emërtuar bazuar në folklorin japonez.

Gjatë misionit sonda pritet të ulet mbi asteroid dhe të mbledhë material nëntokësor nga krateri.

Sonda do të kthehet në Tokë në fund të vitit 2020.

a.s/dita

June 28, 2018 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*